• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ VKM u zhbë, tani është radha e negociimit me universitetet
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ VKM u zhbë, tani është radha e negociimit me universitetet

December 6th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Flogert Muça

Protesta e studentëve që u zhvillua dje dhe sot ishte një dëshmi demokracie dhe përgjegjshmërie si nga studentët dhe nga qeveria. Protesta ishte qytetare dhe kishte një kauzë studentore konkrete e cila u mor parasysh nga qeveria dhe u trajtua me seriozitet maksimal duke i dhënë zgjidhje.

Ndryshe nga loja politike që jemi mësuar të shohim në Tiranë, ku opozita fjala vjen kapet pas fijeve të kashtës dhe përfundon ‘e djegur’, sot u pa një anë tjëtër e shoqërisë dhe qeverisë, të cilat si rrallë ka ndodhur në tranzicion,  komunikojnë dhe gjejnë zgjidhje të bashkërisht.

Rasti i sotëm ishte i tillë. Vullneti i qeverisë për të dëgjuar studentët ishte për tu përshëndetur, ashtu si edhe protesta qytetare e tyre. Panorama e protestës ishte e një shteti europian, duke dhënë kështu jo vetëm zgjidhje për një kërkesë legjitime, por edhe një mesazh se Shqipëria është sot një vend më i mirë, ku protestohet lirisht dhe merren vendime të drejta.

E vetmja gjë e shëmtuar në këtë histori edhe sot ishte politika, e cila u përpoq me çdo mjet deri në fund që të përfitonte politikisht nga një shkëndijë rinore. Ishte e shëmtuar, e neveritshme, ndërhyrja e opozitës në mesin e turmës që protestonte për një gjë që sipas tyre ishte e padrejtë ndaj tyre. Ata që në fakt kanë bërë rritjen me 50% të tarifave për këta studentë gjatë 2009-2013, sot ishin kamufluar në turmë duke nxitur mos-zgjidhjen e çështjes së studentëve, vetëm e vetëm që të kenë argument politik kryetarët e tyre.

Fakti që qeveria u tërhoq nga pika 4 e VKM për tarifimin e krediteve të atyre që kanë lëndë të mbartura dhe fakti që arritën që të mos lejojnë opozitën të fusë turinjtë pengues  në zgjidhjen reale të çështjes së tyre, janë dy levizjet e mira të bashkëpunimit që kanë bërë studentët.

Ndaj, duhet që kjo traditë bashkëpunimi duhet të vazhdojë dhe negociimi poashtu me universitetet, që kanë kompetencën në bazë të autonomisë që ju është dhënë, për të gjetur zgjidhjet, bashkërisht. Dhe për këtë duhet pjekuri dhe seriozitet nga studentët, siç e treguan dje dhe sot.

Qeveria e  zhbëri pikën e VKM-së siç studentët kërkuan duke treguar se ka vullnetin e mirë për t’i rregulluar gjërat dhe për t’i dëgjjuar studentët, ndaj tani topi është në fushën e studentëve të cilët duhet të tregojnë deri në fund se janë për zgjidhjen e problemeve të tyre duke negociuar e bashkëpunuar tanimë me universitetet e tyre, për t’iu dhënë zgjidhje pretendimeve të tyre.

Studentët duhet të vazhdojnë të tregohen seriozë njëlloj siç u tregua sot shteti me ta, duke negociuar. E kundërta do të ishte prishje e një panorame të bukur të Shqipërisë që pamë sot dhe një shërbim ndaj atyre që kurrë nuk kanë dashur zgjidhjen e problemeve, por vetëm krijimin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ Studentët janë të zemëruar, jo të varfër
Previous article MERO BAZE/ Që Universitetet, të prodhojnë studentë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k