• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 10th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Udhëkryqi strategjik i votës në Mal të Zi
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ Udhëkryqi strategjik i votës në Mal të Zi

August 27th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për rajonin e Ballkanit dhe shqiptarët atje. Kjo për arsyen e thjeshtë sepse kampet politike janë ndarë në dy vizione strategjike. Nga njëra anë kemi Partinë Demokratike e Socialistëve (DPS): e udhëhequr nga Presidenti Milo Djukanoviç; e qendrës së majtë, pro-evropiane, ndërsa nga ana tjetër është koalicioni për Ardhmërinë e Malit të Zi: koalicioni i krahut të djathtë, populist, pro-serb i partive opozitare; partitë në koalicion përfshijnë partinë kryesore të opozitës në Mal të Zi, Frontin Demokratik (DF), Partinë Socialiste Popullore (SNP) dhe Lëvizjen Popullore (NP), të formuar së fundmi nga biznesmeni i shquar Daka Davidoviç, i cili ka lidhje të ngushta me Moskën dhe Serbinë; fushata e koalicionit ka punuar ngushtë me drejtuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi për të mobilizuar mbështetjen kundër Gjukanoviç dhe DPS.(Instituti Amerikan për Studime Strategjike).

Thënë faktet e mësiperme, kuptohet qartë se në lojë nuk është thjeshtë pushteti i radhës, por e ardhmja e Malit të Zi dhe shqiptarëve që jetojnë atje.  Mirëpo, ndërkohë që kryeministri Rama ka bërë thirrje për mbështetje të fuqishme në favor të Listës Shqiptare në Mal të Zi që bashkë me DPS do të vazhdojnë të ecin në rrugën euro-atlantike, opozita në Tiranë (PDIU) ka hedhur një mufkë absurde duke thënë se kryeministri i Shqipërisë po i shërben Gjukanovicit. Në fakt, kryeministri Rama ka dhënë dy mesazhe të qarta. Malazezëve u ka thënë të votojnë Gjukanovicin që Mali i Zi të vazhdojë në rrugën euro-atlantike dhe jo serbo-ruse, ndërsa Shqiptarëve u ka thënë të mbështesin fuqimisht Listën Shqiptare, po për këtë arsye. Thënë ndryshe, Edi Rama ka lobuar për rrugën euro-atlantike. Natyrisht që shqiptarët në Mal të Zi duhet të votojnë Listën Shqiptare, për tu përfaqësuar sic duhet në Kuvend dhe qeveri (si edhe sot), e kjo nuk vihet në diskutim. Por, ajo që është edhe më e rëndësishme se kjo, ka të bëjë me fatin e Malit të Zi i cili njëlloj si në 2016, do të ndahet hollë mes rrugës drejt Beogradit e Moskës, apo do vazhdojë të ecë drejt rrugës euro-atlantike. Deklarata e opozitës me gjuhën e Idrizit, është më shumë një dëshmi e pafuqisë së fjalës së tyre në veshët e shqiptarëve, sesa një qarje halli të tyre.

Shqiptarët nuk kanë humbur kurrë përfqësimin total në Kuvend në Maqedoni apo në Mal të Zi, por bashkimi i tyre në Maqedoni do i forcoi ato  dhe në Mal të Zi poashtu do t’i bënte ato faktor edhe më të rëndësishëm se ç’janë sot. Kjo do të thotë se shqiptarët në çdo rast duhet të votojnë për shqiptarët që të faktorizohen akoma më shumë, por zgjedhjet në Mal të Zi janë përtej kësaj, pasi kërcënimi serbo-rus mund të zhbëjë të gjithë mandatet e shqiptarëve, nëse nga ana tjetër DPS dhe shqiptarët nuk krijojnë dot mazhorancën në Kuvend.  Interesi dhe vizioni i shqiptarëve në Mal të Zi është ai pro-perëndimor dhe jo pro serbo-rus. E kjo nuk është mbështetje për DPS, por për shqiptarët dhe Ballkanin, i cili nuk duhet të rrëshkasë në lupën serbo-ruse. Është pikërisht ky thelbi i asaj që po ndodh në Mal të Zi, ku shqiptarët duhet të votojnë për shqiptarët dhe pjesa tjetër për atë parti që është pro-perëndimore (DPS), kushdoqoftë ai që e drejton atë.

Pastaj, debati që ngre në Tiranë Basha me gojën e Idrizit, është strategjia e kundërt e rrugës pro-perëndimore. Të sulmosh sot partinë që është euro-atlantike dhe nga ana tjetër të mbrosh medemek shqiptarët atje, është të çosh ujë në mullirin serbo-rus i cili nëse arrin të fitojë do të shumëzojë me zero interesin e shqiptarëve atje dhe do të fusë Ballkanin në një qorrsokak të frikshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Një stuhi që nuk mbrin, në brigjet tona
Previous article MENTOR KIKIA/ Unë them t'ia veshim edhe njëherë vellon Berishës...

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k