• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ “Tregtari” i pasaportave dhe kërcënuesi i mediave
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ “Tregtari” i pasaportave dhe kërcënuesi i mediave

October 25th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Flogert Muça

Unë nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që është habitur për ”tregtimin” e pasaportave nga Ilir Meta dhe nga sulmi i tij ndaj mediave e gazetarëve që investiguan pazarin në fjalë.  Por, për të gjithë ata që nuk janë në dijeni të asaj që ka ndodhur, po jua përmbledh shkurt: Shqiptarja.com dhe gazetari i tyre Adriatik Doçi kanë bërë një investigim ku kanë zbuluar skandalin e 419 nënshtetësive që Ilir Meta ka dhënë duke shkelur kriteret e sigurisë të kërkuara nga ligji dhe duke konsideruar “figura me interes kombëtar” edhe qytetarë të zakonshëm, disa me precedent penalë apo nën hetim për krime të ndryshme. Pas publikimit të investigimit, Ilir Meta ka ndërmarrë një fushatë sulmi ndaj Carlo Bollino dhe bashkëshortes Alba Malltezi që janë gazetarë dhe pronarë të shqiptarja.com dhe gazetarit Adriatik Doçi. Kaq për ata që akoma nuk e kanë kuptuar pse Ilir Meta e ka humbur qetësinë.

Por siç thashë, nuk ka asnjë çudi që Ilir Meta që sulmon median, pasi ai sot është pozicionuar më shumë se kurrë krah atyre që janë e njëjta shkollë politike me të, PD-së. Nuk mund të mendosh një Ilir Meta që është dashnor i medias së lirë, siç nuk mund ta mendosh këtë për Sali Berishën që i dogji, rrahu, gjobiti pa mëshirë mediat dhe gazetaret.  Paradoksi i madh në gjithë këtë histori është se Ilir Meta që sot sulmon pa mëshirë median dhe gazetarët që publikojnë fakte, nga ana tjetër shitet si mbrojtësi më i madh jo vetëm i medias por edhe i Kushtëtutës.

Por ka disa arsye pse Ilir Meta, ky ‘tregtar’ pasaportash, i është sulur kaq pamëshirshëm medias dhe gazetarëve:

Faktet. Ilir Meta e ka problem të madh të përballet me faktet. Njëlloj si te videoja e famshme e 7% me të ndjerin Dritan Prifti, Ilir Meta është lëshuar si asnjëherë më parë në sulm, duke lëshuar të gjithë artilerinë e rëndë për ta kthyer debatin në një lojë çunash rruge. Këtë Ilir Meta e bën vetëm kur është realisht i zënë me presh në duar, ndaj ai me këtë sulm ka konstatuar se investigimi është i vërtetë.

Zgjedhjet. Ilir Meta ka dalë prej muajsh hapur si kryetar partie në fushatë. Sondazhet tregojnë se partia e tij, LSI, është në kuotat më të ulta që nga krijimi i saj. Dhe në këto kushte, dy rrugë janë përballë tij: Ta ble ose ta shantazhoj një media. Dhe për këtë duhet mirëkuptuar, pasi Meta pa parti…

Drejtësia. Ilir Meta dhe partia e tij janë çdo ditë e më hapur kundër reformës në drejtësi. Ai dhe e shoqja kanë sulmuar reformën në drejtësi, ambasadorët e këdo që ka vënë një tullë në këtë reformim historik. Të gjitha këto ai nuk i ka bërë pa plan, pasi e ka ditur që kjo ditë do të vijë, ndaj ai vazhdon të sulmojë edhe median njëlloj si drejtësinë që kur të vija dita e gjykimit, të vetëshpallet si viktimë politike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CARLO BOLLINO/ Përgjigjet e mia 10 pyetjeve të Metës që fsheh vrasës fëmijësh mes intelektualësh e Arqipeshkësh
Previous article MERO BAZE/ Ilir Meta është “armiku” që të nderon dhe aleati që të shkatërron

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k