• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA: Shansi i fundit i Bashës në Bruksel
Home
Blog

FLOGERT MUÇA: Shansi i fundit i Bashës në Bruksel

December 4th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Kryeministri Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha janë nisur sot drejt Brukselit. Vendi do jetë i njëjtë por axhendat mesa duket jo. Për kryeministrin Rama zyra e shtypit pranë tij ka bërë me dije për mediat axhendën e tij, ku sot në orën 18.00, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me Presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk. Takimi zhvillohet në kuadrin e thellimit dhe konkretizimit të axhendës europiane të Shqipërisë. Ndërsa për ditën e dytë është njoftuar se Rama  do të zhvillojë disa takime të rëndësishme ku spikat ai me Federica Mogherini, Përfaqësuese e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.

Nga ana tjetër nga selia blu nuk ka asnjë njoftim zyrtar, veç burimeve që bëjnë me dije se lideri i opozitës do të marrë pjesë në samitin e PPE.

Mirëpo, sado që janë axhenda që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, ajo që është e përbashkët në këtë histori ka të bëjë me faktin se të dy liderët, do të flasin përballë Europës për Shqipërinë dhe rrugëtimin e saj drejt BE-së.

Nga njëra anë është kryeministri Rama i cili po lobon fort që Shqipërisë t’i hapen negociatat, pasi sipas tij, por edhe sipas funskionarëve më  të lartë të BE-së, Shqipëria i ka plotësuar kushtet për çeljen e tyre. Nga ana tjetër, kryedemokrati dhe të tjerë eksponentë të PD-së nuk kanë ngurruar në asnjë rast që në Bruksel të flasin për Shqipërinë të kundërtën e asaj që në fakt vetë BE thotë për vendin tonë. Ndërkohë që liderët e BE thonë me zë të lartë se Shqipërisë duhet t’i hapet rruga e negociatave pasi ka bërë progres në kushtet që BE ka vendosur, të kundërtën thotë PD. Ngjan ironike dhe paradoksale e gjitha si situatë ku “i yti” të shan e “i huaji” të mbron, por ky është fakti i deri djeshëm që dihet botërisht. Sot madje faqja zyrtare e brukselit Eureporter shkruante se “Basha me fushatën e tij lobuese negative ndaj Shqipërisë gjë që mund të komplikojë bisedimet e Edi Ramës me zyrtarët e lartë të BE. “

E gjithë kjo betejë mes Ramës që promovon dhe Bashës që anatemon Shqipërinë në sy të vendim-marrësve të BE-së dhe mediave të huaja është kthyer në një debat qesharak në pamje të parë, por po aq edhe serioz për të ardhmen e vendit.

Pikërisht për këtë të dytën, Basha ka  shansin që të jetë njëzëri me Ramën pro Shqipërisë siç edhe qe përkrah tij kur moti u tërbua e përpiu vendin duke shkakruar përmbytje të mëdha.

Basha duhet të kthehet në Tiranë dhe të bëjë opozitë çdo ditë e më të fortë kundër Edi Ramës dhe për këtë askush nuk duhet ta kritikojë. Ama, atje, në Bruksel,  duhet të jetë me Edi Ramën. Jo për Edi Ramën, por për Shqipërinë.

E nëse edhe nesër Basha nga Brukseli, ndërkohë që Rama lobon pro, do flasë kundër Shqipërisë, ateherë kemi të bëjmë me një problem që nuk është më vetëm i PD-së, por i çdo qytetari./Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA: Përmbytja i hodhi të gjitha urat e korrupsionit
Previous article SHPËTIM LUKU: Një vit pa ty Ndriu!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k