• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Pse Kryemadhi nuk mund ta përdorë tezën ‘antiestablishment’
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ Pse Kryemadhi nuk mund ta përdorë tezën ‘antiestablishment’

April 13th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Flogert Muça/

Ka një paradoks të madh që shkon deri në tallje me shqiptarët nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi çdo ditë që del në podiumin e partisë apo protestës dhe mban një fjalë.

Paradaksi ka të bëjë jo vetëm me faktin që aktet e saj politike (bashkë me PD) janë anti-demokratike ndërsa ajo e trajton si demokratike, por me narrativën e saj.

Monika Kryemadhi sa herë në public dhe sulmon kundërshtarin politik Edi Rama, përpiqet të lërë përshtypjen në opinion publik sikur ajo vetë, ka ardhur dje në jetën politike shqiptare dhe jo që ka që në vitin 2000 që familjarisht janë në pushtet. LSI-a e drejtuar nga ajo dhe bashkëshorti sot president,  është partia që ka qëndruar në pushtetin qëndror (qeveri) më shumë se Rama që Kryemadhi sulmon sot. Nërkohë që kryeministri Rama po shkon drejt vitit të gjashtë që është në pushtetin qëndror, partia e familjes Kryemadhi-Meta pas krijimit të LSI-së kanë qenë në qeveri plot 8 vjet, që nga 2009-2017.

Por, pavarsisht kësaj, Kryemadhi në çdo daljen të sajën, shprehet se ‘duhet shporrur kjo klasë politike..’’, duke përjashtuar veten të cilën e vendos si luftëtaren e madhe anti-establishment.

Kjo strategji e Kryemadhit e cila ka qenë që nga themelimi i LSI-së kryetarja organizative e partisë ndërkohë që i shoqi ishte lideri, në fakt po i kthehet kundër, pasi sa herë ajo shfaqet si anti-establishment, po aq herë qytetarët në reagimet e tyre i rreshtojnë aktet që kanë shënjuar jetën politike të saj dhe Metës.

Sa herë Kryemadhi shfaqet si revolucionare anti-establishment, aq herë në mediat online publiku i kujton asaj videon e 7% të Ilir Metës, videon kur kandidati i LSI për Lezhën i fuste zarfin në xhep një familjari në këtë zonë, vilën në Lalz me 11 banjo ku edhe macja ka të sajën personale….

Thënë të gjitha këto, Kryemadhi nuk mund të flasë si e ardhur dje në politikën shqiptare, pasi kjo e bën atë qesharake në rastin më të mirë përballë shqiptarëve, duke nxjerr në pah edhe faktin që protestat nuk janë asgjë tjetër veçse dëshmi e etjes për pushtet, të cilin Kryemadhi e ka patur me bollëk duke qenë pjesë e establishmentit për mbi dykada.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERJON BRAÇE/ Grushta amerikano-gjermane hanë, më të dhunshëm bëhen
Previous article BEN ANDONI/ Një element i cili tregon sesi funksionon shteti ynë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k