• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Pse habiteni? Ilir Meta nuk ka ndryshuar
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ Pse habiteni? Ilir Meta nuk ka ndryshuar

November 3rd, 2018 F.autor Blog 0 comments

NGA FLOGERT MUÇA/

Mosdekretimi i ministrit të ri të Brendshëm, Sandër LLeshi nga Presidenti Meta deri sot që flasim, është një akt politik që po diskutohet çdo ditë e më shumë në Tiranë. Ilir Meta, deri dje kryetar i LSI-së në pushtet me Sali Berishën e pastaj me Edi Ramën, sot President Republike dhe bashkëshort i kryetares së partisë së krijuar prej tij, me aq pak sa ka në dorë, po bën opozitarin në vend që të bëntë shtetarin.

Por, nuk besoj se në gjithë këtë histori të provokuar prej Ilir Metës si politikan, ka ndonjë shqiptar që habitet. Në fund të ditës të gjithë e dimë që Ilir Meta është në njërën këmbë në presidencë dhe me të katërta në LSI, e rrjedhimisht në opozitë. Dhe ai po bën çmos që të bëjë pjësën e tij nga pozita e Presidentit për t’i treguar edhe PD-së që LSI vlen akoma si aleat.

Ilir Meta është ai që ka qenë, politikani që kërkon diçka sa herë që ka në dorë ‘të japë’ diçka, qoftë kjo edhe një firmë formale si ajo e dekretimit të ministrit të ri, Lleshi.

Ilir Meta po bën bashkëkryetarin e opozitës duke provokuar debate edhe aty ku nuk ka, thjeshtë dhe vetëm për t’i thënë Berishës dhe Bashës që ai vazhdon të jetë në krah të tyre. Por edhe për t’iu thënë atyre militantëve që kanë mbetur në LSI, që akoma kjo parti e ka një njeri në pushtet.

Për të gjithë ata që ndoshta kanë një fije dyshimi që Meta nuk po e bën për arsye politike, mjafton të kujtojnë se as Bujar Nishani nuk e mbajti peng firmën për Fatmir Xhafajn, pavarsisht ishte po aq kundër qeverisë Rama. E përpos kësaj, ndryshe nga Xhafaj i cili si një politikan karriere kishte edhe baltë mbi supe nga opozita, Sandër Lleshi nuk ka asnjë grimcë, pasi nuk është marrë kurrë me politikë. Pra, Meta President nuk ka asnjë arsye pse të mos e dekretojë atë, por Meta nuk ka ndryshuar, nuk është bërë kurrë president duke qëndruar ai, Meta politikan.

Është pikërisht Meta politikan i cili nuk ka ndryshuar asgjë veç peshës së tij, që po kërkon të bëjë një Pazar të ri në këmbim të dekretimit të Lleshit. Mediat kanë aluduar se bëhet fjalë për kreun e KLSH në këmbim të dekretimit të Lleshit, por nuk është ky thelbi. Thelbi është që në çdo kohë, Ilir Meta ka mbetur i njëjtë. Ai ka mbetur njëlloj pazarxhi, duke tentuar që kudo ka në dorë një gjë, të marrë nga pala tjetër dhjetë gjëra. Kështu ka funksionuar përherë, kështu ka ngritur një parti. Kështu ka qeverisur me të majtë e të djathtë dhe ç’është e vërteta, nuk i ka dalë keq.

Mirëpo, sot ai është President dhe nuk duhet ta bëjë diçka të tillë. Por fundja, kjo nuk është gjëja më e keqe që ai ka bërë.

Ilir Meta mesa duket Edi Ramës i ka dëgjuar vetëm shprehjen “Në shtëpi duhet të pyetet gruaja”. Për të tjerat, duhet të marrë diçka që ta dëgjojë./LEXO.AL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRIZIDA GJIKONDI/ Ilir Meta ka humbur Kushtetutën
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Ilir Meta ulet në lisharësen e Nishanit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k