• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Kriza në PD dhe katër aktet kundër Shqipërisë
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ Kriza në PD dhe katër aktet kundër Shqipërisë

May 1st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike nuk prodhoi asgjë të re veç faktit që na ktheu edhe njëherë në vëmendje  se brenda partisë më të madhe opozitare ka një krizë të madhe dhe një gropë të stërmadhe ideshë e vizioni si pasojë e mospasjes e një ekipi me eksperiencë.

E gjithë shfaqja e krijuar anë pallatin e Kongreseve  ishte menduar mirë dhe dihej që disa kundërshtarë të Bashës do flisnin troç. Kjo nuk e shqetësonte Bashën sepse do të ishte hera e fundit që ata do të mund ta bënin një gjë të tillë.  Debati që pasoi në studiot televizive ishte një  vazhdim i asaj që u pa në pallatin e Kongreseve, ku demokratët ziheshin me njëri tjetrin  duke kaluar madje edhe në akuza për korrupsion e sulme personale.

Natyrisht që ky është debati që i intereson më pak Lulzim Bashës, i cili për t’iu shmangur shfaqjes së krizës në PD, ka inskenuar shumë ngjarje duke tentuar t’i trajtojë ato si kriza politike kombetare. Ajo që është e vërtetë është se PD-ja sot nga një aset kombëtar është kthyer në një parti familjare. Këtë nuk e them unë, por e thotë lista e PD-së në qershor të 2017, e thonë  edhe ata që e njohin me rrënjë e dhëmballë atë parti. Pikërisht kjo luftë e brendshme e iniciuar nga etja e Bashës për ta patur vetëm për vete dhe që vazhdon prej më shumë se një viti e ka lënë vendin pa opozitë.

Por, kriza e PD-së më shumë se ka dëmtuar atë në zgjedhje, ka dëmtuar Shqipërinë dhe kjo për disa arsye.

Së pari, kriza brenda PD-së çoi në ngritjen e një çadre në mes të Tiranës, e cila ishte një tregim force nga Basha ndaj të tijëve, por që rrezikoi të çonte vendin në një përplasje civile. Me një gur Basha u përpoq të vriste dy zogj, duke nisur nga kundërshtarët brenda partisë e duke vazhduar me bllokimin e Vettingut. Të parët i la mjaftueshëm në hije ç’është e vërteta, por vettingun nuk e ndaloi dot edhe pse e vonoi jo pak.

Së dyti, për shkak të krizës në PD, Bashës ju desh që të stiste shumë nga ato që në gjuhën e komunikimit quhen ‘pseudongjarje’, vetëm e vetëm që temë diskutimi në opinion publik të mos ishte “kriza brenda PD-së”, por diçka tjetër. Kjo nuk ishte diçka që të bënte të shqetësoheshe nëse do të ishte vetëm sulm ndaj Edi Ramës e mazhorancës, por u kthye në shqetësim për shqiptarët kur filloi të goditej Shqipëria. Sulmet ndaj Shqipërisë ne mediat e huaja dhe në podiumet europiane ku Basha shkilte, dëmtonin Shqipërinë. Mediat pranë tij në Tiranë trumbetonin këto shkrime kundër Shqipërisë si fitore të Bashës ndaj kundërshtarëve të tij në PD, të cilët liheshin në hije e trajtoheshin si bishti i kavalllit.

Së treti,  për të mbuluar gropën që lanë kundërshtarët e Bashës, ai zgjodhi të bënte koalicion me LSI-në. Kësaj të fundit i intereson ky koalicion pasi rrjedhjet që po ndodhin nga kjo parti drejt PS-së mund të kompesohen me vota demokratësh. Mirëpo, ky vendim i Bashës për tu bashkuar me LSI-në, pa u konsuluar me bazën e partisë ka bërë që kjo e fundit të zhgënjehet edhe më shumë nga kryedemokrati. Ibseni nga Kukësi ishte dëshmia e qartë e këtij fakti. Ai e tha troç që baza e  PD-së ‘nuk e do’ LSI-në në koalicion.  Ky gabim i Bashës i ekzekutuar në kushtet e një tkurrje maksimale të mbështetjes brenda PD-së ka lënë praktikisht vendin pa opozitë, duke i bërë një tjetër dëm demokracisë dhe vendit.

Së katërti, në kushtet e një situate pa shpëtim, Basha bëri gjithçka për të fituar në zgjedhje, duke marrë sipas prestigjozes amerikane “Mother Jones” edhe financim miliona dollarësh nga Rusia, me kushtin që më pas të luante lojën e saj kundër BE-së. Për fat të mirë ky skenar nuk u realizua sepse zgjedhjet e qershorit 2017 e nxorrën Bashën humbës.

Lulzim Basha ka përdorur të gjitha kartat që të merrte PD-në vetëm për vete. Nuk i është dhimbsur as Shqipëria e jo më kundërshtarët e tij në PD. Dhe në Kuvendin Kombëtar mesa duket ja arriti ta bëjë PD-bë të tijën plotësisht, duke e tkurrur edhe më shumë natyrisht!/Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGRON GJEKMARKAJ/ Arroganca e vërtetë e qeverisë Rama
Previous article Edhe socialist, edhe i pasur?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k