• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Katër mesazhet kontradiktorë të Metës që tregojnë se ka humbur kontrollin
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ Katër mesazhet kontradiktorë të Metës që tregojnë se ka humbur kontrollin

June 25th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Pasi Kolegji Zgjedhor e rrezoi dje, Ilir Meta ka dale sot qe pa gdhire  per te thene kater mesazhe:

1-Eshte Gjykata Kushtetuese qe vendos nese eshte dekreti i tij kushtetues;

2- Negociatat nuk do hapen kurre po u bene zgjedhjet;

3- Nuk do jape kurre doreheqjen derin ne fund te mandatit te tij;

4- Presidenti eshte i vetmi qe vendos date zgjedhjesh.

Tani le t’i çmontojmë me radhë të gjitha, për të kuptuar se si Ilir Meta sot ishte tërësisht i dorëzuar, i ç’kontrolluar, e pa argument ne ate qe perpiqej te thoshte ne nerva e siper.

1- E nisim nga e para,  cfare thote Gjykata Kushtetuese?

Mjafton te shohim precedentin e vitit 2017 në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit, teksa pas paktit Rama-Basha dy palët ranë dakord për të shtyrë zgjedhjet me një javë. Vendimi i Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve në 2017 u ankimua nga partia Forca Rinia, por Gjykata Kushtetuese deklaroi para dy vitesh, kur ende nuk ishte shkrirë nga vettingu se kundërshtimi i dekretit të Presidentit, asokohe Bujar Nishanit, i cili ndryshoi datën e zgjedhjeve nuk ishte në juridiksionin e shqyrtimit nga Gjykatës Kushtetuese.

Para dy viteve, Gjykata Kushtetuese deklaronte se sipas rastit, (në varësi të natyrës së kërkimit apo thelbit të mosmarrëveshjes) kundërshtimi i dekretit të Presidentit mund të jetë objekt i shqyrtimit nga gjykatat administrative apo në juridiksionin e Kolegjit Zgjedhor. Pra duke ardhur në situatën aktuale, dekretit i Presidentit Meta mund të dërgohet nga shumica në Gjykatën Administrative ose në Kolegjin Zgjedhor.

2- Meta u shpreh sot se nese zhvillohen zgjedhjet ne 30 qershor, negociatat nuk do hapen kurre. Por Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker,  ne fakt thote krejt te kunderten.

“Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve Shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen,përndryshe prespektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet.”, u shpreh ai në nje konference per mediat krah kryeministrit Rama.

3- Meta sot tha se s’do jape kurre doreheqjen, nderkohe qe me shume se nje here, ai eshte shprehur me pare se eshte gati te jape doreheqjen, madje te vetesakrifikohet.

4- Meta tha se Presidenti esht i vetmi qe vendos nje date zgjedhjesh. Dhe ai ka te drejte.

Thene kete, edhe daten 30 qershor Presidenti e ka vendosur, e  jo Kuvendi. Por kur Presidenti lajthit dhe anullon zgjedhjet,  akt qe Kushtetuta se njeh dhe se lejon, te gjithe duhet ndjekin veprimet kushtetuese te Presidentit (pra dekretimin e 30 qershorin si date zgjedhjesh), jo shkeljet qe lene shqiptaret pa te drejte vote.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBERT P. NIKOLLA/ 30 qershori si fundi i mendësisë antishtet dhe i angështisë opozitare!
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Gjykata foli, asgjë nuk vlen më…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k