• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Drejtësia, halli i përjetshëm i Lulzim Bashës
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ Drejtësia, halli i përjetshëm i Lulzim Bashës

March 19th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Është ‘magjepsesë’ mënyra se si Lulzim Basha bën politikë në situatën ku ndodhet. Sot me anë të një deklarate për mediat pasi mbylli mbledhjen e grupit të PD-së, Basha doli dhe foli me gjuhën e vjetër të akuzave kundër Tahirit, i cili ndryshe nga Basha po hetohet. Për ta bërë fabulën më interesante Basha futi edhe një tufë me emra të tjerë socialistësh duke i akuzuar si kriminelë e të tjera si këto. Ata mund të jenë çfarëdo, por ndaj tyre s’ka asnjë provë publike, ndryshe nga ç’ka Basha fjala bie 1 milion Dollarët e pista të lobit rus.

Unë nuk e di se kush e këshillon Bashën sa i përket komunikimit publik politik. Ndoshta janë ata që Berisha i konsideroi si “këshilltarë mizerabël”, ndoshta janë pajtuar të tjerë, por nuk ka asnjë rëndësi. Ajo që ka rëndësi është fakti se kushdo t’i ketë thënë Bashës që të dalë të flasë për hetime në këto kohë e ka çuar këtë të fundit në një udhë të gabuar. Basha që flet për hetime në një kohë që nuk po hetohet për lobimin rus dhe 1 milionë dollarë që s’iu dihet burimi del dhe flet fjala vjen për Saimir Tahirin, ndaj të cilit po zhvillohet një proces? Në fund të ditës Saimir Tahiri i tha “Po” hetimeve ndaj tij edhe pse pa prova që e inkriminonin, gjë që Basha as që e çon nëpërmend. Dhe nuk ka faj! Ndoshta kurajoja e Tahirit është kompleksi i Bashës!

Flet për drejtësi e hetime Lulzim Basha që i bën presion drejtësisë për kryebashkiakun e tij të arrestuar del dhe kërkon që të gjithë kryebashkiakët të konsiderohen kriminelë, që të jetë jek a jek me kundërshtarin?

Në aspektin e komunukimit publik, Basha dukshëm është i pabesueshëm. Fund e krye! Një ndër arsyet pse është i pabesueshëm është kundërshtari “shahist”, Edi Rama. Kryedemokrati ka rënë pre e lojës së Ramës, i cili duke e dikur që Basha do bëjë përherë të kundërtën e asaj që bën kryeministri, po sillet ndryshe nga Berisha me pushtetin. Mazhoranca dhe vetë kryeministri që ka qenë gjithmonë pro SHBA/BE sa i përket reformës në drejtësi, për fat të mirë nuk ka ndërhyrë tek drejtësia as kur është bërë fjalë për hetimin e pjesëtarëve të familjes së tij politike. E tregoi këtë edhe në arrestimet që u bënë para dy ditësh për tjetërsimin e pronave në Lezhë. Ndryshe nga PD që doli dhe sulmoi drejtësinë duke i bërë asaj presion deri në pikën që sot ajo e nxorri nga burgu kryebashkiakun demokrat, PS-ja nga ana tjetër nuk tha asnjë fjalë kundër drejtësisë për Kryetarin e Këshillit të Qarkut Lezhë, Gjok Ndokaj, i cili është socialist.

Ai/ajo që i ka thënë Bashës sot të dalë të flasë për hetime duhet të jetë një ithtar i rrëzimit të Bashës nga karrigia e kryetarit të PD-së, ose Basha vetë e ka ndarë mendjen të vazhdojë luftën e tij kundër drejtësisë. Të flasë një njeri që nuk po hetohet për 1 milionë dollarë të pista, kundër dikujt që po hetohet (Tahirit) është këmbana më e fortë në veshët e drejtësisë që akoma nuk po reagon. Karshillëku që Basha bëri sot ndaj drejtësisë duke nxjerrë kryebashkiakun e tij nga burgu me presione dhe duke tentuar të quajë çdo kryebashkiak, kriminel , është një tjetër sinjal për drejtësinë se ai duhet të hetohet një orë e më parë.

Sa i përket opinionit publik mesa duket Basha nuk i jep më asnjë rëndësi. Duket sikur e vetëpranon që nuk e beson më askush, ndaj edhe nga kamerat e të gjitha mediave del dhe sulmon drejtësinë e cila, paradoksalisht nuk ka nisur akoma një proces ndaj tij. Halli i tij i madh tanimë është sërish drejtësia dhe partinë po e përdor për t’i shpëtuar kësaj një hetimi serioz./LEXO.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROF. DR. ARBEN MANASTERLIU/ Mbathjani larg nga Luli dhe Mona
Previous article BERNARD GUETTA/ Një iluzion me emrin Putin

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k