• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA: Bruksel, negociatat 1 – balta 0
Home
Blog

FLOGERT MUÇA: Bruksel, negociatat 1 – balta 0

December 5th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Dje në editorialin e pak orëve para se Rama e Basha të flisnin respektivisht në takimet e tyre në Bruksel,  shkruaja se kryedemokrati ka një mundësi të artë për të qenë në krah të Shqipërisë dhe për të dhënë kontributin e tij pro çeljes së negociatave Shqipëri-BE. Por u deshën pak orë që të jeptë sinjalin e parë që kjo nuk do të ndodhte, kur nga PPE nxiu e volli vrer kundër vendit të tij.

Për fat të keq, ajo që pritej ndodhi. Lulzim Basha shkoi dje në Bruksel dhe tha të gjitha ato që thotë si  ai edhe doktori thonë çdo të enjte në Kuvend, duke e treguar Shqipërinë në sytë e BE-së sterr të zezë e duke ju thënë eventualisht që të mos pranojnë ta hapin negociatat.

Nuk kishte asnjë suprizë as fakti që Basha dha një deklaratë që nxinte Shqipërinë  për  gazetën ruse “Rossijskaja Gazeta”, një e përditshme e kontrolluar nga shteti dhe rrjedhimisht, e njohur si një zë besnik i Moskës zyrtare. Askush nuk u habit kur nga ana tjetër kishte “porositur” një vajzë nga FRPD që në forumin “Friends of Europe” që u zhvillua në Bruksel, të ngrihej e të pyeste kryeministrin për Tahirin e drogën, për t’i treguar medemek të pranishmëve se Shqipëria është kaq plan  të parapërgatitur mirë, tanimë është një fakt që e kupton lehtë secili që sheh sjelljen prej ushtrie anti-Integrim.

Por, përtej pritshmërive dhe mungesës së surprizës në strategjinë e Partisë Demokratike, ajo që bie në sy është fakti që kryetari i Partisë Demokratike i ka zhdukur nga fjalori i tij fjalët “Negociata” dhe “Integrim”.

Në kohën që kryeministri promovon dhe merr mbështetje për Shqipërinë nga e gjithë kupola e BE-së, kemi një kryetar opozite që nuk tërhiqet nga sulmi ndaj vendit të tij, duke mos thënë asnjë fjalë për negociatat dhe integrimin e vendit. Këtu duket se ka një kompleks inferioriteti të pakontrolluar të tij dhe si ai fëmija i vogël që diksh tjetër i merr diçka, fillon dhe thyen gjithçka. Ashtu ngjan Basha i cili duke parë se si BE dhe Rama janë një mendje për Shqipërinë drejt BE-së, do të thyej me çdo kusht gjithçka.

Thënë ndryshe, nuk ka asnjë shpjegim tjetër veç faktit se Basha ndodhet sërish në një çadër virtuale dhe në një krizë reale brenda partisë së tij, dhe njëlloj si para zgjedhjeve i ka shpallur luftë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve!

Megjithatë, në gjithë këtë luftë, rezultati është negociatat 1 – balta 0.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERJON BRAÇE: Hajde Lul, ktheu në Tiranë se u bëre gazi i botës. Merru me Qamilin më mirë
Previous article SPARTAK NGJELA: Përmbytja i hodhi të gjitha urat e korrupsionit

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k