• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
FLAMUR KUÇI/ Transformimi i vlerave politike dhe gjinore të PD, në ‘vlera monetare’
Home
Blog

FLAMUR KUÇI/ Transformimi i vlerave politike dhe gjinore të PD, në ‘vlera monetare’

February 12th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Që nga viti 2009 qarkullon një thashethem që as konfirmohet, as përgënjështrohet.

Në vigjilje të fushatës zgjedhore të atij viti thuhet se një përfaqësuese e nivelit të lartë në PS i percolli një mesazh tepër serioz Ramës nga partnerët e huaj: Rama nuk duhet te fuste ne listat e kandidatëve disa emra të botës së krimit që i mbante në krah dhe i promovonte kudo si garantë të fitores. Përgjigja e Ramës ishte e thatë dhe e prerë: nuk më intereson ç’thonë partnerët e huaj, me intereson vetëm fitorja!

Keto dite opinioni po vëzhgon sjelljen e PD-së me vendin që la bosh Eduard Halimi. Sipas ligjit i takon që ai vend të zihet nga një grua.

Lista e PD-së për qarkun e Beratit ka dy të tilla, por asnjëra prej tyre nuk duket e gatshme t’i dalë zot detyrës. Terheqja ka ardhur pas bisedave qe Basha ka zhvilluar me to.

Basha e ka nje problem me kuoten gjinore në listën e kandidatëve. KQZ i ka vene 12 milion lekë gjobë për shkelje të ligjit në raport me kuotën ligjore. Llogjika e donte që të ishte i ndjeshëm ndaj kesaj çeshtjeje. i duhet të tregoje reflektim dhe të korrigjohet. Basha po bën të kundërtën, po u bën kandidateve gra presion qe të dorezojnë mandatin dhe t’i hapin rrugën nje biznesmeni pagator. Unë nuk e di çfarë u ka thënë Basha dy kandidateve gra, por di me siguri se çfarë i thotë sjellja e tij shqiptarëve. Mesazhi është i qartë: nuk më intereson barazia gjinore, me intereson biznesmeni pagator! Nuk më intereson respektimi i ligjit, më interesojnë paratë!

Megjithëse ka qenë PD promovuesja e kuotave gjinore si detyrim ligjor në përfaqësimin politik, është drejtuesi i PD ai që shkel çdo vlerë që promovon dhe përfaqëson PD, në këmbim  të parave.

Kjo dobësi për paratë duket sikur të jetë bërë shenjë dalluese për kryetarin e opozitës. Rasti më i qartë ishte marrëveshja “historike” e 18 majit 2017. Kur u prezantua, mbështetësve iu servir si hyrje në portën e pushtetit. Kur përfundoi, u zbulua si pazar ndërtuesish me vlera të mëdha. Edhe në atë rast perceptimi public ishtë që Basha praktikisht u tha shqiptareve: nuk më intereson pushteti i PD, me interesojnë paratë!

Një preferencë të tillë ka treguar Basha edhe me listën e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e vitit të kaluar, listën e hartuar personalisht nga Basha, jashtë çdo rregulli dhe proçedure? Ne çdo qark ajo listë kishte të pakten 2-3 kandidatë të përzgjedhur “pa kriter politik” në pozicione që konsideroheshin fituese. Për ndonjerin prej tyre tregoheshin haptazi histori me shifra qinda mijë euro. Edhe atëherë reagimi popullor ishte se Bashës nuk i interesonte fitorja e PD-së, por paratë. Ndaj dhe shqiptarët “ia respektuan” ambicien, ia mohuan votën në mënyrë spektakolare.

Une nuk e di nëse do ndodhë ndonjëherë, që Basha të nderroje ambicje dhe të kërkojë më shumë fitoren politike dhe të shohë më pak nga ambicja për para. Sot për sot, të gjitha mesazhet publike që jep, kanë paranë si fill lidhes, jo fitoren. E keqja është se fitorja është një gjë qe njeriu duhet ta ndajë me të tjerët, kurse paratë…

Është dëshpëruese për mbështetësit e PD që të shohin se si sunduesi po e shndërron këtë parti nga një “parti e vlerave” në një “parti të vlerave monetare”. Nga ky transfromim PD dhe politika në përgjithëse humbet dhe humbet shume, veç qe Basha të fitojë …ca para.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Një shqiptar fiton Sanremon. A na takon të krenohemi me Ermal Metën?
Previous article ARSEN HOXHA/ Gabimi i Shpëtim Duros është më i vogël se gabimet e arbitrave, që Shoqatën ua kanë uzurpuar zyrtaret e FSHF-së

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k