• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
Fjalimi spektakolar në BE: Rroftë Facebook-u, rroftë media sociale, keni dështuar o të mjerë
Home
Blog

Fjalimi spektakolar në BE: Rroftë Facebook-u, rroftë media sociale, keni dështuar o të mjerë

February 24th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Eurodeputeti italian, Matteo Salvini, ‘i ka bërë për një lek’, drejtuesit e Parlamentit Europian në seancën e së mërkurës së shkuar.

Ai i drejtohet presidentit të PE-së, italianit tjetër, Antonio Tajani dhe zyrtarëve të tjerë që ndodheshin pranë tij,  duke u thënë se ‘nuk jeni në rregull nga trutë e kokës’ dhe se ‘duhet të kurohen nga mjekë shumë të zotë’.

Në fjalën e tij Salvini fshikullon drejtuesit e PE-së lidhur me temën e debatit në seancë për ngacmimet në Facebook dhe Fake News, ndërkohë që rendit një mori problemesh me të cilat përballet Europa siç janë papunësia, ‘pushtimi’ nga emigrantët, rrezikut nga terrorizmi islamik.

Video e fjalimit të Salvini-t ka pasur një shikueshmëri rekord në rrjetet sociale me më shumë se 5 milionë të tilla brenda dy ditësh.

Debati i plotë

Salvini: Faleminderit zoti president. Ju kërkoj ndjesë atyre që më ndjekin nga shtëpi, i kërkoj ndjesë publikut për këto lloj deliresh. Sipas meje nuk jeni në rregull. Janë rreth 20 milionë të papunë në Europë, është terrorizmi islamik, është një emigracion jashtë kontrollit, dhe ju me çfarë e angazhoni Parlamentin Europian këtë të mërkurë pasdite. Me hakërrimet në Facebook, me Fake News. Ju duhet të kuroheni nga një mjek shumë i zoti. Unë do të doja të dija nëse…

Tajani: I nderuar, i nderuar, zoti Salvini

Salvini: Kujdes juve sipër se mund t’ju nxjerrin jashtë nëse duartrokisni, kështu që bëni kujdes.

Tajani: I nderuar Salvini, më falni.

Salvini: Mund të vijoj.

Tajani: Jo, duhet të më dëgjoni. Dhe duhet të jeni respektues jo vetëm ndaj vendimit të një parlamenti që në mënyrë demokratike ka vendosur që të diskutojë lidhur me këto tema por edhe ndaj kolegëve që janë të pranishëm.

Salvini: Unë thjesht po them se nuk jeni në rregull, a mund ta përmbyll atë që nisa.

Tajani: I nderuar Salvini, ju ftoj që të jeni i kujdesshëm me fjalorin që përdorni. Faleminderit.

Salvini: Atëherë, nuk ma ndjen fare për këtë kërcënim, pasi për popullin europian të jesh kundër terrorizmit islamik të bën islamofob, të jesh kundër adoptimeve të fëmijëve nga çifet gay të bën homofob, të mbyllësh kampet e refugjatëve për të ndalur pushtimin nga klandestinët të bën racist, jo në fakt do të thotë të jesh pozitiv. Do të thotë të jesh njeri i lirë. Po ju vete shumë keq, nuk po arrini më t’i blini mendjet e njerëzve, të kontrolloni gazetat, televizionet, radiot, në Britaninë e Madhe votuan siç ua deshi qejfi, në SHBA po kështu, në Itali votuan gjithashtu siç deshën, dhe jo po çmendeni dhe çfarë bëni ju, merreni me shakatë në Facebook, shakatë në internet, një milion, 5 milionë, 50 milionë, shpikini Ministrinë e së Vertetës të George Orwell, Ministrinë e Propagandës. Unë pres që Parlamenti Europian, të paguajë Policinë për Psikikën, për të hetuar krimet psikike të atyre që nuk i nënshtrohen mendimit unik dhe monedhës së përbashkët. Mund të shpikni gjithçka doni por e vetmja gjë që mund të bëni është të bëni gati valixhet dhe të shkoni të kërkoni një punë të vërtetë sepse lirinë nuk e ndalon dot askush as këtu dhe as në ndonjë vend tjetër. Faleminderit dhe rroftë rrjeti, rroftë Facebook.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article WINSTON CHURCHILL/ Le të ngrihet Evropa! (Zyrih 1946)
Previous article Kapsula e re e cila përmirëson lëkurën tuaj, memorien dhe sistemin imunitar

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k