• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Finlanda u jep banorëve 560 euro në muaj. ARSYEJA është mbreslënëse
Home
Jetë

Finlanda u jep banorëve 560 euro në muaj. ARSYEJA është mbreslënëse

February 17th, 2018 Redaktor2 Jetë 0 comments

Në janar të viti 2017 Finlanda ka filluar që t’iu paguaj qytetarëve të zgjedhur në mënyrë të rastësishme të ardhurat bazë universale. Kështu 2000 njerëz të moshës prej 25 deri 58 vjeç pranojnë nga 560 euro, dhe nuk kanë asnjë obligim të kërkojnë apo të pranojnë ndonjë punë. Nëse në ndërkohë pranojnë ndonjë punë, ata do të vazhdojnë të pranojnë të ardhura nga shteti.

Eksperimenti do të zgjasë dy vite, ka vendosur qeveria finlandeze e qendrës së djathtë, e cila shpreson se në këtë mënyrë do të zvogëlohen shpenzimet e përgjithshme të shtetit për mbrojtje sociale si dhe të zvogëlohet papunësia dhe t’i nxisë njerëzit të pranojnë ndonjë punë e cila paguhet më dobët apo t’i kontribuojnë shoqërisë me punë vullnetare.

Ky koncept e ka tërheqë vëmendjen e gjithë botës dhe paraqet një fillim të lëvizjes progresiste  me rezultate të pritura pozitive.

Dhe pas një viti prove, duket se ky qëllim do të realizohet, pretendon Marjukka Turunen, shefja e shërbimit juridik të agjencisë finlandeze për siguri sociale.

Njëri nga pjesëmarrësit ka thënë se tani është më pak nervoz dhe i shqetësuar sepse më nuk është i detyruar të shqetësohet për thirrjet nga enti për punësim dhe ofertat për punë të cilat nuk mund t’i pranojë sepse duhet të kujdeset për prindërit e vjetër. Veç jemi duke parë se vendimi mbi të ardhurat bazë ka efekte të pritura pozitive siç është zvogëlimi i shpenzimeve shëndetësore.

Juha Jaervinen, (39) baba i gjashtë fëmijëve dhe njëri nga shfrytëzuesit e të ardhurave bazë, thotë: “Përsëri ndihem si njeri i lirë. Sikur të isha liruar nga burgu apo skllavëria. Ndihem se jam përsëri anëtar i shoqërisë dhe e kam fituar përsëri njerëzinë time. Jam i lumtur”.

Juha merret me prodhimin e timpaneve dhe fiton 1.000 euro në muaj, krahas këtyre 560 eurove të cilat i merr nga shteti. Thotë se pa të ardhurat bazë nuk kishte mundur të kthehej në profesionin e vet.

Por, kritikën e këtij eksperimenti finlandez thonë se ai përfshinë vetëm njerëzit e papunë prandaj nuk është universal.

Pas eksperiencës finlandeze, me eksperiment të ngjashëm do të fillojë edhe Skocia edhe atë tani në mars të këtij viti.

Kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon ka thënë për këtë: “Ndoshta do të del se kjo zgjidhje nuk është e zbatueshme, por siç po ndodhin ndryshimet në treg të punës me shpejtësi marramendëse, është shumë me rëndësi të jemi  të gatshëm dhe të hapur për çdo ide e cila mund t’i ndihmojë individëve të marrin pjesë në ekonominë e re”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JENNA MCLAUGHLIN/ Të gjithë sytë mbi Korenë e Veriut
Previous article FATJON BAZE/ Rrjetat e UEFA-s kapin “peshqit e mëdhenj” të futbollit shqiptar

Redaktor2

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k