• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Fevziu na kërkon ne llogari, po mediokritetin e solli vetë në TV dhe na e shet çdo natë
Home
Blog

Fevziu na kërkon ne llogari, po mediokritetin e solli vetë në TV dhe na e shet çdo natë

June 8th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Erion Kristo/ 

Unë ndryshe nga ju nuk e urrej Fevziun. Ndryshe nga ju nuk më intereson fare pagesa e tij. As kalimi në një institucion tjetër. Unë e çmoj Fevziun, sepse ka pas një emision shumë të ndjekur. Unë mendoj se ai ka dhënë kontribute në shumë çështje.

Vetë, e kam parë gjithmonë emisionin e tij, qoftë dhe për arsye profesionale. Vetë, kam qenë katër herë i ftuar, tre herë për aksidentet dhe një herë për rininë. Gjithashtu kam qenë i dërguar nga universiteti im nja dhjetë herë në emisione me kryeministra.

Më kanë ftuar nja tre herë të tjera, por nuk kam shkuar për arsye personale. E kam shijuar atë studio.

Por dua ta orientoj debatin te ajo që më duket më e vlertë në këtë situate, dhe s’ka të bëjë me pagesën.

Ajo që më çuditi ishte fakti i reflektimit të Fevziut për emisionin e tij. Ai kishte vënë re në media se ka mediokritet. Nuk dua t’ia mohoj këtë zbulim. Është i vërtetë. Kam vite që e them dhe vetë.

Por dua t’i bej me dije Fevziut, pa asnjë lloj mllefi, se dhe ai është kontributor në këte tollovi.

1.Fevziu fton të njëjtët njerëz të vetëquajtur analistë. Këta diskutojnë çdo çështje, dhe duke qenë se shumica janë si paramilitarë të forcave të ndryshme politike kanë krijuar shumë ilaritet në publik. Publiku shqiptar tani i urren analistët. Të gjithë.

2.Fevziu për çështje të rëndësishme sociale fton në diskutim femra dhe meshkuj pa nivel. Ai vetë ndikon te mediokriteti. Pra, tema të rëndesishme dhe njerëz të parëndësishëm në të njëjtën kohë. Rasti i fundit i bamirësisë. Ndërkohë këtë gjë e kritikon rëndë te të tjerët.

3.Krahas temave shumë të rëndësishme ai bën dhe tema fare të parëndësishme, thjesht për audiencë. A shet seksi?

4.Ndaj e ftoj Fevziun ta thellojë vetëreflektimin edhe për këto çështje, në mënyrë që të mos përsëriten në televizionin e ri.

Njerëzve u kërkoj të respektojnë zgjedhjen dhe personalitetin e tij. Për mua ka vlera. Është kollaj të urresh të tjerët.

E vështirë të kuptosh më të miren. Edhe më e vështirë është të jesh konstruktiv. Ju lutem në komente të ruajme etikën, të gjykojmë, se ndoshta është dhe keqperceptimi im.

Suksese në emisionin e ri. Edhe në sezonin e ri. E kuptova që levizja do bëhet se dje Ylli Rakipi mbylli emisionin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Retorika e ashpër Kosovë-Serbi paralajmëron finalen e dialogut
Previous article ARTAN FUGA/ I (e) virgjër!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k