Klaudia Malaj/
Një mbrëmje e veçantë dhe aspak e ngjashme me tjetrën. Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora performoi mbrëmjen e tre qershorit në Sheshin “Skënderbej” këngët më të përzgjedhura nga repertori i saj.
Rita Ora njihet për famën e saj ndërkombëtare dhe është një nga zërat në top listën e preferencave të të rinjve kudo në botë.
Suksesi i Ritës dje ishte e padiskutueshëm. Mijëra të rinj prisnin me padurim të ndiqnin koncertin live dhe të mund të këndonin njëherësh me Ritën. Përveç këngëve që u kënduan së bashku me publikun, Rita dhuroi një performancë të shkëlqyer, me flokë të kuqe si flamuri i Shqipërisë dhe një veshje të verdhë Rita ishte unike në stilin e saj.
Ajo që shtoi brohëritjet tek ndjekësit ishte vallja e Tropojës. Një nga zgjedhjet e shqiptares që ka emigruar në Britaninë e Madhe, ishte të sillte ritmet shqiptare në performacën me këngë të huaja të mbajtur në Tiranë.
Ndjekësit e shoqëruan deri në çastet e fundit dhe në grupe të krijuara nisën të kërcenin edhe vallen e Tropojës.
Kudo ku një shqiptar ndjen rritmet e gjakut, zemra i dridhet fort dhe e ka të po mundur mos ta tregoj që në venat e tij rrjedh gjak shqiptari.
Shesh të tej mbushur, të gjithë me duar lartë dhe fishekzjarre për të përmbyllur një natë magjike, kështu ishte mbrëmja që la pas Rita me kujtimin më të mirë në memorjen e shqiptarëve./AlpeNews.al
Leave a Reply