• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
FATOS HOXHA/ Një letër publike për Lulzim Bashën
Home
Blog

FATOS HOXHA/ Një letër publike për Lulzim Bashën

July 1st, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Fatos Hoxha 

Luli, unë prej 6 vitesh të kam kritikuar dhe në të njejtën kohë të kam kërkuar edhe të largohesh nga drejtimi i PD-së.

Sot kam reflektuar,kam ndryshuar mendim, kam kuptuar se kam gabuar. Prandaj sot dua të të bëj thirrje; Lul mos ik. Ti, nuk duhet të ikësh Lul, pasi ke bërë gjithçka që është e mundur për të arritur këtë rezultat historik për PD- në.

Fillimisht përzure dhe sikterrise të gjithë ata që ishin kritikë me qeverisjen e ” Babës”( ti e di mirë se për kë e kam fjalën pasi nuk guxoj t’ja përmend emrin). I përzure në unison edhe me miratimin e Titit, Jozit, Ritvanit, Mulit & Co dhe mirë ua bëre, sepse ishin shqetësim për ta dhe për “Babën”.

Ti përzure Titin, Jozin, Ritvanin, Majlinden, Benin e të tjerë thjesht sepse ata donin të të rrëzonin, dhe këtë duke e bërë jo vetë, por duke bindur “Babën”, se ti nuk bëheshe dot Lider. Pasi përzure dhe sikterrise nga PD gjithë historinë e saj, u qetësove plotësisht sepse” Baba” nuk do të kishte me kë të të zëvendësonte.

Ti je i shkathët Lul, dhe i zgjuar shto këtu dhe dinamizmin si dhe larpamësine që të karakterizon, ti e mbushe boshllëkun e krijuar nga mungesa e “Atyre”.

I mbushe forumet e Partisë me ish- themelues të PS, ish deputetë dhe ish zyrtarë të lartë të qeverisë Nano.

Në forumet drejtuese të Partisë mblodhe të gjithë ” qelbësirat”, që ju bashkuan Edi Ramës për të rrëzuar nga pushteti PD-në në vitin 2013.

Nuk përfundove me kaq por afrove dhe zyrtarë të lartë të qeverisjes Rama, që çfare nuk kishin gatuar në kurriz të demokratëve të thjeshtë. Shumë bëre për të rrëzuar Ramën nga Kryeministër, aq sa askush tjetër nuk mund ta mendonte. Bëre koalicion me LSI-në, pavarsisht se ishe betuar për të kundërtën.

Bëre koalicion me Dukën e “Krimit”, me PDIU-në, me dy prej tyre se, i treti, Ymeri i Dibrës nuk pranoi, I shkatërrove Partinë me katër anëtarë Bamirit, duke ja marrë dy copë në krah. Cfarë nuk bëre edhe për Tomën, protesa të fuqishme në rrugë për javë të tëra kur donte ta vriste Ilir Meta.

Toma u tregua i “Pabesë” me ty , iku me Edin duke bëre aleancë strategjike. Nuk dua të zgjatem me aksionet e fundit politike, që kulmoi me dorëzimin e mandateve. Të gjithë e përshëndetën veprimin, madje dhe ata që Ti i përzure nga partia, unë jo, se nuk e kuptoja…

Protestat e organizuara nga ty, qysh nga 16 Shkurti ishin nga më të fuqishmet pas vitit 1990. Kulmin e suksesit e arrite në diten e votimit, ku opozita e drejtuar prej teje arriti një fitore plebishitare, pavarësisht se i humbëm të gjitha bashkitë, 85% e shqiptarëve përqafuan kauzën e opozitës të drejtuar nga Ti.

Edi Rama është plagosur për vdekje!!! Prandaj, dua të të them mos dëgjo askënd që të thotë të largohesh, pasi jam i sigurt që ata nuk të kuptojne siç nuk të kisha kuptuar dhe unë.

Të lutem qëndro i fortë dhe mos u tundo. Kam vetëm një keshillë që dua të ta jap si mik i vjetër që njeh mirë këtë Parti. Do të ta jap në gjuhë të huaj që mos ta kuptojnë armiqtë e tu, brenda dhe jashtë Partisë ; Lul, keep close to your “Daddy”( you knoë ëho I’m talking about) and fuck all, everybody and everything else.

*Ish deputet i Partisë Demokratike 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LULJETA ÇIPI/ Presidenca nuk është shtrati bashkëshortor, Z.President!
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Qeveria Berisha-Meta me vetëm 25.6% të votave të shqiptarëve

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k