• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
FATJON BAZE/ FSHF, si institucion kriminal!
Home
Blog

FATJON BAZE/ FSHF, si institucion kriminal!

September 22nd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Fatjon Baze

Futbolli shqiptar eshte zhytur ne nje kolaps total – ku numri i spektatoreve eshte gjithnje e me shume ne renie, besushmeria e gares eshte zero pasi percaktuesit e kampionatit vendosen qe ne startin e sezonit, ekipet kombetare jane ne ditet me te errta, ndersa fenomeni i trukimeve eshte kthyer ne nje semundje te pasherueshme.

Federata Shqiptare e Futbollit e cila eshte kthyer ne nje institucion privat te Armando Dukes qe e sheh si biznes per te fituar para ne menyra korruptive – tashme eshte perballe nje fakti qe e ka kthyer ate si nje institucion qe funksionon dhe ne menyre kriminale.

Sot pas nje operacioni te sukseshem te Policise se Shtetit ku u arrestuan 11 persona, mes tyre bente pjese dhe nje emer i njohur i futbollit shqiptar dhe atij shkodran, portierit Armir Grima.

Tekniku 44 vjeçar u vu ne pranga gjate operacionit “Oaz” dhe ai akuzohet si pjese e grupit “Bajri”, nje nga personat me te kerkuar ne Belgjike – nderkohe qe ne drejtim te Grimes rendojne dhe akuza per trukime ndeshjes.

Futbolli shqiptar ka qene vitet e fundit ne qender te mediave boterore dhe te vete UEFA-s per çeshtjen e trukimeve dhe ne kemi sot nje klub te denuar me 10 vite perjashtim nga Kupat e Europes per kete akuze.

Ekpi i denuar qe ne rastin konkret eshte Skenderbeu, eshte nje ekipi qe merr finacim direkt nga numri nje i FSHF-se, Armand Duka, i cili eshte aksioner i sponsorit kryesore qe mban te veshur ne fanelle klubi korçar.

Ai i doli ne mbrojtje ketij krimi qe ka bere nje klub shqiptar duke cenuar rende lojen e “fair-playt” me shitjen e ndeshjeve, por duhej nderhyrja e UEFA-s per te dhene nje denimin – pas mbrojtjes qe i behej nga FSHF-ja me urdhrin direkt nga padrino i tyre.

Armir Grima qe eshte arrestuar kete te shtune eshte njeriu me i afert dhe me i besueshem i presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Dukes.

Duka e ka punesuar ate ne drejtimin e Kombetares shqiptare te femrave dhe shihte tek ai njeriun qe do te ngrite ne maja te larta kete sport, nderkohe qe nuk mbahet mend se kur kjo Kombetare mund te kete arritur fitoren e fundit.

Laku po ngushtohet dhe Armando Duka sot mori goditjen e rradhes duke i arrestuar bashkepuntorin e tij te afert duke u bere rasti i rradhes pas perjashtimit te klubit te ortakeve te tij.

Hetimet per trukimet e ndeshjeve duhet te shtrihen me thelle dhe aty do te shohim qe emri i Grimes do na duket shume i vogel.

Disa emra i ka dhene UEFA, por mburoja e FSHF-se dhe shtetit po ben qe ata te jene serish president klubesh. Heshtja e FSHF-se per kete arrestim te trajnerin te kombetares shqiptare tregon qarte qe strukturat e ngritura ne ate institucion jane vetem e vetem per te shitur ndeshje, per te vrare besmin tek nje futboll i ndershem, per favorizuar ekipet e aferta te presidentit dhe per te sulmuar me gjithe fuqi ekipet dhe zerat kunder tyre. Vete FSHF eshte nje institucion jo i ligjshem qe eshte i dal nga nje pal zgjedhjesh korruptive duke i dhuruar nje mandat me menyra mafioze Armando Dukes.

Futbolli shqiptar nuk do te gjeje kurre qetsine derisa te pastrohet nga kjo kupole qe ka uzurpuar gjithçka qe nga viti 2002 qe kur drejtimin e FSHF-se e mori Duka i cili ka ngritur nje sistem qe e ben ate nje president te perjetshem.

Arrestimet e fundit dhe denimet nga UEFA jane nje sinjal pozitiv, por duhet nje hetim akoma dhe me i thelle nga prokuroria qe duhet te hap dosjet e skandaleve të futbollit shqiptar te cilen pallati i drejtesise e ka pasur burim financiar; frike dhe alergji deri me sot – pasi ne te kundert futbolli do vazhdoje te ndiqet pas nga fantazmat e pa ndrshkuara te se shkuares.

Arrestimi i sotem i nje trajneri kryesor te FSHF-se tregon qarte se ky institucion drejtohet dhe funksionon ne menyre kriminale!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Përkëdhelja e Maqedonisë nga Perëndimi, ose: Çka duhet të mësojë Kosova
Previous article SPARTAK NGJELA/ Janë tre individë tashmë të identifikuar si të korruptuar dhe shitës të interesit kombëtar

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k