• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
FATJON BAZE: Arroganca e shtetit përballë kampionëve të peshngritjes!
Home
Blog

FATJON BAZE: Arroganca e shtetit përballë kampionëve të peshngritjes!

December 9th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Peshngritësja e njohur shqiptare, Romala Begaj, është ritkhyer sot në atdhe pas suksesit të jashtëzakoshëm që arriti në Kampionatin Botëror të peshëngritjes, të zhvilluar në Anaheim të SHBA-së. Begaj arriti që të përfaqësojë në mënyrë dinjitoze Shqipërinë në këtë kampionat, duke u shpallur Kampione Bote në stilin e shkëputjes, ndërkohë që në dygarësh mori medalje argjendi.

Së bashku me delegacionin shqiptar ajo është rikthyer në Aeroportin e “Rinasit”, ku u pa një shfaqje e turpshme nga ana e shtetit tonë. Asnjë përfaqësues nuk kishte dal për ta pritur sportisten shqiptare e cila ngirti lart emrin dhe flamurin e Shqipërisë në një kompeticion të madh Botëror duke i sërvirur një pritje të ftohtë, një kampioneje Bote që do të donte ta kishte pjesë të saj çdo shtet tjetër, ndërsa tek ne ndodhin gjëra që si gjithmonë vetëm në Shqipëri mund të shihen.

“Pritja dhe shpërblimi? Jo, nuk më bën përshtypje. Pasi unë si herën e parë, dhe si herën e dytë tani, unë ujë kam marrë. Unë jam e kënaqur me arritjet e mia, me lodhjen time, sakrificat e mia, pasi kam një vit larg familjes. Për mua nuk është e para paraja. E para është që të arrij atë që kam bërë për Shqipërinë, të tregoj se Romela ka punuar me sakrificë dhe me gjak. Dua të kem një emër të pastër.”, u shpreh Romela Begaj në intervsitën e dhënë për gazetarët, duke i dhënë një shuplakë dhe injorim të gjithvëve.

Nuk është se Romela Begaj ka nevojë që krerët e shtetit të dalin dhe ta presin, madje diçka e tillë i’a bën akoma dhe më të madh suksesin, pasi ajo gjithçka ç’ka ka arritur e ka bërë me forcat e veta dhe pa ndihmën e askujt. Një kampione Bote që stërvitet në kushte të mjerueshme ku nuk i plotësohet asnjë kusht minimal nuk kanë çfarë i duhen këta që të presin, të cilët i përdorin suksesin e sportitësve shqiptar vetëm për interesat e tyre politike dhe mbyllin sytë në mjerimin që e ka përfshirë sportin e peshngritjes i cili në çdo kampionat Botëror ose Europian sjellin gjithmonë medalje dhe është i vetmi sport që Shqipëria përfaqësohet me shumë sportistë dhe kthehet në atdhe me medalje.

Ne e pamë të gjithë përfaqësimin e turpshëm nga organizatorët tanë të cilët në mënyrë karagjoze kishin dërguar një flamur që nuk kishte asnjë lidhje me flamurin tonë kombëtar, duke ngjasuar më shumë me një flamur kinez.

Të gjithë e pamë se si peshngritësit shqiptar u dëmtuan në garat e tyre dhe me vete nuk kishin një fizeoterapist për t’iu gjendur pranë.

 A ka turp më të madh?

Nëse ka një sport dhe sportistë që shteti u ka hyrë në “hak” janë pikërisht peshngritësit, që asnjëherë nuk u janë plotësuar kushtet më minimale që mund të kenë.

Rreth  një vit më parë në një bisedë që kam pasur me një tjetër peshngritës të madh siç është Erkand Qerimaj që gjithashtu arriti një tjetër vend të rëndëishëm në këtë kampionat, më rrëfeu të gjithë kalvarin e tij të gjatë të vuajtjeve, duke nisur që nga premtimet për mbështetje të cilat nuk janë mbajtur asnjëherë, kushtet skandaloze që ai stërvitet, si dhe faktin që kishte 20-vite si sportist, por nuk kishte asnjë siguracion.

Një gjë të tillë që e pohoi dhe në emisionin e njohur “Proçesi Sportiv” trajneri Zef Kovaçi pas kthimit nga Amerika pak ditë më parë.

Të kesh të gjithë këto asete në këtë sport dhe mos t’i vlerësosh vetëm në një shtet si ky i yni mund të shohësh.

Imagjinojni pak për një moment sikur një shtet tjetër ta dinte se me çfarë kushtesh ka arritur Romela Begaj të shpallej kampione Bote, çfarë mund të bënte. Do të shokoheshin dhe do të mrekulloheshin nga një sportiste dhe një vajzë e jashtëzakonshme që me gjithë sakrificat e saja i jep një medalje ari një shteti që nuk e meriton.

Çdo qeveri si e majtë dhe e djathtë sa herë që është pushtet bën vetëm premtime a thua se është në fushatë, duke menduar se mund të harohet më vonë, por gabohen rëndë se peshngritja është i vetmi sport që tregon fytyrën e vërtet se sa i interesuar është shteti për sportin dhe sportistët.

Po sikur Romela, Briken Çalja, Daniel Godelli etj do të kalonin në Greqi dhe do ngrinin flamurin grekë si do ndiheshin politikanët tanë, apo pastaj do të fusnin frymën e patriotizmit duke i quajtur tradhëtar, e për çfarë se i përzunë vetë se nuk i plotësuan kushtet më minimale ku të bënin stërvitje.

Por, sporti nuk duhet me interes dhe sipas oreksit të politikës, pasi këta janë kampion Bote të një shteti që është kampion i talljes!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTEO HYSI: 8 Dhjetori 1990, simbolika që PD s’mund ta përdorë si plaçkë politike
Previous article ASTRIT PATOZI: Mos i trego bilbilit pyllin

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k