• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
FABIAN KRETSCHMER/ Deziluzionim pas takimit të nivelit të lartë
Home
Blog

FABIAN KRETSCHMER/ Deziluzionim pas takimit të nivelit të lartë

June 14th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Takimi midis Kimit dhe Trumpit është pritur me ndjenja të përziera në Korenë e Jugut. Konservatorët e vlerësojnë deklaratën e qëllimit si fitore të njëanshme të regjimit koraeanoverior. Fabian Kretschmer nga Seuli.

Pas takimit historik të nivelit të lartë midis pushtetmbajtësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe Presidentit të SHBA, Donald Trump, reagimet për rezultatet e arritura janë të përziera. Koreanojugorët e shprehën mendimin e tyre të martën, në kabinat e votimit. Në zgjedhjet lokale, u votua për 17 kryetarë bashkie. Sipas vlerësimeve paraprake, 14 prej tyre i merr partia në pushtet Minjoo e Presidentit Moon Jae. Nga 12 vendet për deputetë, kjo parti e majtë pritet të sigurojë gjithashtu 10 vende – një fitore e thellë për Moon-in. Por meqenëse fushata elektorale u bë në klimën e afrimit mes Koreve, takimi mund të shihet si dëshmi besimi për politikën e Koresë së Veriut të Moonit.

Ndër forcat konservatore politike të vendit është përhapur një ndjenjë deziluzionimi për deklaratën e qëllimit të nënshkruar nga Kim dhe Trump. Perspektiva e një çarmatimi bërthamor të Koresë së Veriut me këtë marrëveshje është tani është bërë shumë e largët. Kështu shprehet Nam Sung-wook i Universitetit me emër të Koresë në gazetën më të madhe të vendit, Chosun Ilbo. Në fund të fundit, thotë ai, nuk bëhet më fare fjalë për “çarmatimin e plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm”.

Deklarata e qëllimit “mashtrimi më i madh”

Pika më e madhe e mosmarrëveshjes është deklarata e Trumpit për t’i ndërprerë manovrat ushtarake me Korenë e Jugut, të përcaktuara si “të shtrenjta dhe provokuese”. Kjo mund të çojë një një dobësim të aleancës së përbashkët shumëvjeçare. Profesori Park Won-gon nga Handong Global University madje e quan deklaratën e qëllimit si “mashtrimin më të madh të shekullit, e cila plotëson 99 përqind të të gjitha dëshirave të Koresë së Veriut.”

Ngjashëm deziluzionuese janë reagimet në mediet e mëdha të SHBA. “Koreja e Veriut ka mbërritur si fuqi atomike”, thuhet në një artikull të New York Times.

Për ndalimin e manovrave të përbashkëta nuk qe diskutuar

E qartë është që plani i Donald Trumpit nuk qe diskutuar më parë me qeverinë e Seulit. Në zyrën presidenciale nuk janë të sigurtë për atë që ka pasur parasysh Trumpi me fjalën “lojëra luftarake”. Presidenti Moon thirri për të enjten një Mbledhje Kombëtare të Sigurisë, për t’i diskutuar rezultatet e takimit të nivelit të lartë dhe pasojat e tij.

Në të kaluarën, qeveria e Koresë së Jugut është treguar e gatshme që t’i reduktojë manovrat që zhvillohen çdo gjashtë muaj. Megjithatë, si nga SHBA, që ka stacionuar 28.500 trupa në Korenë e Jugut, ashtu edhe nga Koreja e Jugut ato vështrohen si pjesë përbërëse e aleancës prej dekadash midis dy vendeve. Megjithatë, manovrat shpesh ngjallin polemika, sepse Koreja e Veriut i sheh ato si provokim dhe si deklaratë për luftë. Sipas Seulit dhe Uashingtonit ato kanë natyrë thjesht mbrojtëse./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Televizioni shtetëror, televizionet private dhe publiku në mes
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Kur lajmi i mirë duhet të jetë lajm!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k