• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ERVIS ILJAZAJ/ Sprova e parë me emigracionin e një populli migrator
Home
Blog

ERVIS ILJAZAJ/ Sprova e parë me emigracionin e një populli migrator

June 11th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ka disa ditë që përflitet për pritjen e një numri të madh emigrantësh në territorin e Shqipërisë. Nuk mund të fshihet një lloj pakënaqësie e opinionit publik kundrejt qeverisë, nëse ajo do të hapë dyert për të pritur një fluks të tillë.

Në fakt kjo është hera e parë, që një popull migratorësh, të përballet me fenomenin e emigracionit në territorin e tij. Edhe pse, për arsye nga më të ndryshmet. Mundet të ketë kundërshti në këtë aspekt, Shqipëria, për pozicionin e saj gjeopolitik, nuk mund t’i shmangej fenomenit të emigracionit botëror. Ajo që habit, është fakti se, si është e mundur që një popull si ai shqiptar që nga emigracioni ka mbijetuar, është kaq kundërshtues ndaj këtij fenomeni. Të paktën deri më tani kështu duket.

Me të gjitha gjasat, dhe nga të gjitha informacionet që vijnë, të cilat ndjekin kalvarin emigrantëve nga vende të ndryshme të Botës drejt Europës, Shqipëria pritet të bëhet një nga ndalesat e këtij kalvari.

Është një tematikë, që as opinioni i shoqërisë shqiptare, kultura e saj, por edhe vetë politika nuk është hasur ndonjëherë. Dhe, për këtë arsye, do të jetë një sfidë jo e lehtë për t’u përballuar.

Ajo që mbetet për t’u parë, është nëse ne do të kthehemi në një ndalesë për ta, apo do të na duhet të menaxhojmë një fluks për një kohë afatgjatë.

Për këtë fenomen u shpreh edhe Kryeministri Rama në takimin e tij më homologun austriak. Rama me të drejtë u kërkoi ndihmë vendeve të Bashkimit Europian, pasi Shqipëria nuk është në gjendje, nuk ka kapacitete infrastrukturore dhe të shërbimit për ta bërë një gjë të tillë.

Dihet, që vendet e Bashkimit Europian, po mundohen të ndalojnë një këtë fluks emigrantësh me çdo mënyrë, për të mos krijuar kriza shoqërore dhe politike në vendet e tyre. Kështu që, nuk është çudi që Shqipërisë t’i vijë një kërkesë për mbajtjen e një numri të madh emigrantësh.

Patjetër, me asistencën e vendeve të Bashkimit Europian, por sidoqoftë, do të jetë një situatë aspak e lehtë për t’u përballuar, duke parë deficitet e mëdha që ka Shqipëria në këtë drejtim.

Në favor të këtij veprimi, shumë vende Europiane, mund të shkelin dhe një sy për hapjen e negociatave dhe përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë. Në fakt jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sepse, vendet e Bashkimit Europian, janë duke përballuar një krizë shoqërore dhe politike për shkak të këtij fenomeni, kështu që, janë duke kërkuar një zgjidhje alternative për ndalimin e tij. Dhe Ballkani Perëndimor shihet si një zgjidhje alternative.

E megjithatë, me dëshire ose jo, pritjen e emigrantëve, Shqipëria e ka një kosto që duhet ta ndërmarrë. Jo vetëm për arsye humaniste, pasi ne jemi një popull emigrantësh dhe si të thuash kemi për herë të parë një sprovë në këtë drejtim, për të treguar gatishmëri për fatkeqët që përjetojnë një dramë në jetën e tyre, por edhe për arsye pragmatike.

Nëse Europa do të na e kërkojë një gjë të tillë, nuk e kemi luksin që ta refuzojmë. Madje këtë gjë mund ta kthejë në një kartë shumë të rëndësishme në politikën e jashtme, nëse vërtet qeveria shqiptare do të dijë ta luajë.

Por, përtej çdo arsyeje që mund të na shohë si ndalesën e radhës të emigracionit, qeveria shqiptare duhet të tregohet në nivelin e duhur. E rëndësishme është, që çdo politikë e saj, të respektojë të drejta dhe dinjitetin e njeriut, dhe të trajtojë çdo person me të gjitha të drejtat që i takojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EUGJEN MERLIKA/ “Qeveria e ndryshimit” dhe “revolucioni” italian
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Sukseset afatmesme dhe sfidat afatgjata të policisë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k