Zakonisht në fund të një sesioni parlamentar bëhet një bilanc se çfarë ka sjellë ai gjatë një viti politik. Sesioni që kaloi mund të karakterizohet si një nga sesionet që pa palët politike më larg se kurrë.
Të gjithë kemi parasysh pamjet e shpeshta me bllokimin e foltores të Parlamentit apo me protesta të mënyrave të ndryshme. Përtej debatit, nëse ato protesta ishin të drejta ose jo në kauzat e tyre, ajo që mund të thuhet me siguri është se, viti që lamë pas është me siguri, një nga vitet me konfliktuale që kemi parë ndonjëherë në Parlamentin e Shqipërisë.
Në fakt, sesionin e kaluar parlamentar çështjet që ishin në diskutim ishin të rëndësishme, dhe një konfliktualitet i lartë ishte më se i pritshëm.
Duke filluar që nga çështja e Sajmir Tahirit, te ajo e ministrit aktual Xhafaj, apo dhe te emërimi i Kryeprokurorit të Përkohshëm, ishin çështje që me patjetër do të rrisnin konfliktualitet politik dhe agresivitetit e opozitës. E kundërta do të ishte e çuditshme.
Kjo për sa i përket betejës politike midis mazhorancës dhe opozitës, por, gjatë vitit të kaluar, ishte dhe viti i vetting-ut, zbatimit të mëtejshëm të Reformës në Drejtësi ku pritet krijimi i organeve të reja të drejtësisë. Edhe në këtë rast konfliktualiteti politik, largësia midis palëve , bëri që ky proces të vonohet.
Po ashtu, vendimi çeljen e negociatave ishte një moment politik i rëndësishëm. Edhe në këtë rast, palët e interpretuan atë sipas interesit politik të tyre.
Beteja politike është normale në një demokraci, kur bëhet fjalë për qeverisjen, apo për ideologjinë që duhet të udhëheq shoqërinë drejt zhvillimit, por, konfliktualitet për të ndërtuar një sistem, apo rregulla loje të përbashkëta, është gjithmonë në dëm të një vendi, pasi e paralizon totalisht atë.
Kjo është panorama që shfaqet sot, kur bëhet fjalë për disa nga çështjet thelbësore që presin përgjigje nga politika shqiptare siç janë vazhdimi i reformës, sistemi zgjedhor, apo dhe çështje të tjera, që kërkojnë një bashkëpunim politik.
Seanca e djeshme, e fundit për këtë sesion parlamentar, ishte një mundësi për të gjetur një gjuhë të përbashkët për të zgjidhur krizën ku gjendemi. Jo vetëm që nuk e arriti këtë, por, përkundrazi, e thelloi edhe më tej.
Kryetari i Partisë Demokratike, në konferencë për shtyp, vendosi 7 kushte për të rifilluar bisedimet me mazhorancën, pë
Leave a Reply