• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
ERVIS ILJAZAJ/ Nuk ka prova të reja për Tahirin, ka konjukturë të re rreth çështjes së tij
Home
Blog

ERVIS ILJAZAJ/ Nuk ka prova të reja për Tahirin, ka konjukturë të re rreth çështjes së tij

May 1st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Duket sikur ka zhvillime të reja rreth çështjes Tahiri në ditët e fundit. Nëse më parë kjo çështje kishte rënë në qetësi, me përjashtim të retorikës të Partisë Demokratike, tanimë ka aksione të reja në frontin e drejtësisë.

Dje, prokuroria ka marrë në pyetje badigardin e Tahirit, me pretendimin se ka prova të reja apo informacione që janë të rëndësishme për hetimin.

Çfarë ndryshoi që prokuroria është vënë në lëvizje ditët e fundit? Vërtet janë zbuluar prova të rejat për këtë hetim?

Në fakt, për çështjen Tahiri nuk ka asnjë provë të re, por ka një situatë re, e cila kërkon që kjo çështje të shkojë deri në fund, sidomos pas takimit të Kryeministrit Rama me Kancelaren Merkel në Gjermani.

Asgjë të re për sa i përket provave nuk ka prokuroria shqiptare, nëse do të ishte kështu, këto prova do dilnin më parë, dhe jo pas takimit në Gjermani. Duket një rastësi e çuditshme, ose aspak e tillë nëse e mendon kontekstin ku ndodhet Shqipëria sot.

Në këtë kuptim, çështja e Tahirit është rimarrë nga prokuroria shqiptare vetëm si presion i ndërkombëtarëve dhe aspak si ndonjë zbulim i ri të drejtësisë shqiptare.

Mbas takimit të Ramës në Gjermani, për çështjen e hapjes së negociatave, u raportua nga mediat se për rastin e Tahirit, Kryeministrit i’u kërkua llogari. Jo në kuptimin e personit në fjalë, por si demonstrim të vullnetit kryeministror dhe të politikës në përgjithësi, për të treguar se vërtet nuk kanë qëllim të ndalojnë Reformën në Drejtësi me atë që ajo nënkupton.

Prandaj, me zbatimin e Reformës në Drejtësi, e cila nuk lihet rast pa përmëndur nga ndërkombëtarët, edhe në raportin e Komisionit Europian, si një nga kushtet për hapjen e negociatave, Bashkimi Europian nënkupton hetim pushteti të lartë politik. Nësë kjo nuk ndodh, atëherë hapjen e negociatave ta harrojmë.

Deri në Qershor, mazhoranca duhet të demostrojë se vërtet nuk do të pengojë Reformën në Drejtësi. Në këtë drejtim duhet lexuar edhe kërkesa e llogarisë që i është bërë Kryeministrit Rama për çështjen Tahiri. Si shprehje vullneti dhe besueshmërie për të bashkëpunuar me institucionet dhe aleatët europianë.

Sepse, asgjë nuk ka ndryshuar rrethe kësaj çështje jurudikisht. Por, e vetmja gjë që ka ndryshuar është momenti politik i Shqipërisë dhe hapja e negociatave, të cilat kërkojnë demonstrimin e politikës shqiptare për të lënë drejtësinë të ndjekë rrugën e saj.

Nëse Sajmir Tahiri kërkohet si monedhë këmbimi për negociatat, kjo mbetet për t’u parë, dhe askush nuk mund ta thojë me siguri. Shpresojmë që jo! Sepse është tepër e rrezikshme që drejtësia të veprojë me kurban.

Ajo që duhet të bëjë klasa politike shqiptare për hapjen e negociatave është përshpejtimi i krijimit të organeve të reja të drejtësisë si KLP, SPAK, Byroja e Hetimit Kombëtare. Më tej, është detyrë e këtyre organeve të procedojnë me hetimin e korrupsionit politk që kërkon Europan. Duhet të kutojmë njëhër e mirë, që Bashkimi Europian do të na pranojë në komunitetin e tij vetëm nëse arrijmë të ndërtojmë një klase politike të pakorruptuar, gjë e cila bëhët e mundur vetëm me një drejtësi të pavarur dhe të guximshme. Në të kundërt, ta harrojmë procesin e integrimit, sepse asnjëherë s’kemi për t’u integruar, ashtu sikurse pretendojnë disa, vetëm për interesin gjeopolitik që ka Europa në Ballkan dhe Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Patriarku Kirill i Rusisë dhe Zgjimi i traditës Ortodokse në Shqipëri
Previous article AGRON GJEKMARKAJ/ Arroganca e vërtetë e qeverisë Rama

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k