• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ERVIS ILJAZAJ/ Në ç’kontekst krijohen dhe çfarë efektesh japin koalicionet e mëdha?
Home
Blog

ERVIS ILJAZAJ/ Në ç’kontekst krijohen dhe çfarë efektesh japin koalicionet e mëdha?

July 21st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ndonjëherë kundërshtarët politik tradicionalë për një arsye ose tjetër, detyrohen të bëjnë qeverisje me bazë të gjerë, ose koalicione bipartisan, apo siç quhet ndryshe bashkëqeverisje. Qeveri të cilat shohin dy krahët politikë, që për shumë kohë kanë zhvilluar një betejë ideologjike, befas  të  lënë mënjanë ndasitë, të detyruar nga momenti politik, dhe të bashkohen për ti dhënë vendit një qeverisje me aleancë të gjerë.

Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në Europë që nuk ka provuar ende një qeverisje nëpërmjet një koalicioni të madh midis dy forcave politike kryesore, ose më konkretisht, midis Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, të cilat kanë ndërruar pushtet pothuajse sipas një formule që s’ka ndryshuar asnjëherë. Ka një rotacion politik në Shqipëri, përveç disa rasteve të rralla, që kalon në çdo 8 vite nga një krahë politik te tjetri. Rregulli i rotacioni politik njëherë në 8 vite është pothuajse një normë kushtetuese  e pashkruar. Jo vetëm kaq, por, asnjëherë asnjë qeveri nuk  e ka ndërprerë mandatin në mes, apo të ketë marrë një nocion mosbesimi, apo të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Pra, si të thuash, ka një panoramë politike për sa i përket pushtetit dhe mënyrës së ushtrimit të tij  të qëndrueshme, të qartë dhe pandryshueshme.

A thua se, çdo gjë ka shkuar vajë përgjatë tranzicionit, dhe nuk patur nevojë për një rigjykim të pushtetit?!

Shembujt janë pafund, në Europë dhe gjetkë. Në fakt, vendi që kohët e fundit ka aplikuar më shumë se asnjë tjetër këtë formulë qeverisëse është Gjermania. Prej shumë vitesh Social Demokratët dhe Demokristianët gjermanë bashkëqeverisin në një koalicion të gjerë.

Megjithatë Gjermania, nuk ka ekskluzivitetin e një formule të tillë. Vende ku është aplikuar bashkëqeverisja ka shumë. Mjafton të përmendim rastin e Italisë së fundmi, apo të Spanjës para disa kohësh, për të kuptuar se, bashkëqeverisja midis forcave politike kundërshtare tradicionale nuk është një tabu në vendet demokratike.

Ato kanë ardhur si pasojë e dy elementëve.

E para, kur nga një palë zgjedhje nuk del një krahë fitues, dhe në këtë mënyrë dy forca politike të mëdha janë të detyruara të krijojnë një koalicion me bazë të gjerë për ti dhënë vendit një qeveri, sepse vajtja në zgjedhje të reja ka përberë një kosto politike dhe ekonomike të lartë. Por, në këto raste ka patur koalicione me bazë të gjerë edhe për faktin se asnjëra nga forca politike kryesore nuk ka dashur të bëjë koalicione me forcat ekstreme politike dhe kanë preferuar një qeveri me forcat politike të moderuar. Kështu ndodhi në Gjermani, kështu ndodhi para disa kohësh me zgjedhjet lokale në Francë në balotazh për zgjedhjet lokale. E majta dhe e djathta u bënë bashkë për të evituar fitoren e partisë nacionaliste të Le Pen. Por, raste të ngjashme ka edhe më shumë.

E dyta, kur vendi ndodhet përpara një sfide të madhe, e cila kërkon reforma të mëdha, që mund të bëhen vetëm me një konsensus të gjerë. Jo vetëm për arsye numrash dhe kartosh, por më më tepër për ti dhënë një legjitimim më të madh reformave të kërkuara. Ose, për të zhvilluar një ndryshim rrënjësor në politikë dhe qeverisje. Ky është rasti tipik i zgjedhjeve të fundit të Italisë. Ku edhe pse ishin kundërshtare në fushatë zgjedhore, Lëvizja Pesë Yje dhe Lidhja e Veriut krijuar një koalicion të gjerë për të aprovuar reforma radikale, në ekonomi, drejtësi dhe shoqëri.

Në këtë kuptim,  duke qenë se politika është dinamike, kërkesat e momentin mund të jenë të ndryshme nga ato të një kohe  të kaluar, apo se konfliktualiteti politik duhet lënë mënjanë për arsye madhore,  apo se nëpërmjet saj i jepte zgjidhje një krize  që nuk mund të arrihet nëse çdo palë është në llogoren e saj, bashkëqeverisja në Shqipëri, jo vetëm që mund të ndodhë, por ndonjëherë edhe duhet të ndodhë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Kroacia, Kolinda dhe rrena me kilogramë
Previous article ANALIA ANTONOVA/ Ukraina është viktima e parë e pakujdesisë së Trumpit. Dhe s’do të jetë e fundit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k