• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
ERVIS ILJAZAJ/ Kushtëzimet e Merkel janë lajm i mirë dhe jo i keq për Shqipërinë
Home
Blog

ERVIS ILJAZAJ/ Kushtëzimet e Merkel janë lajm i mirë dhe jo i keq për Shqipërinë

April 27th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ashtu sikurse pritej, Gjermania ka vendosur kushtet e saj për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Shumë prej zërave publikë, por, për hir të së vërtetës edhe opozita shqiptare, nuk mundën ta fshehin një lloj ekzaltimi për këtë fakt, pasi në mënyrë absurde, nga të dyja palët politike me hapjen e negociatave po zhvillohet një betejë politike e brendshme.

Sepse, shumë prej këtyre zërave, ngatërrojnë kushtet me Shqipërinë me kushtet për Edi Ramën.

Gjermania dhe kancelarja Merkel me çdo vendim që të dilte mbas takimit me Ramën, as nuk do forconte dhe as do dobësonte pozitat e mazhorancës. Prandaj, të gjitha diskutimet janë fokusuar vetëm në ndikimin e politikës të brendshme, dhe takimi në Berlin nuk lexohet aspak në kuadër të procesit të integrimit.

Në këtë drejtim, kushtet e Merkel janë lajm i mirë dhe jo i keq për Shqipërinë. Sa më shumë afrohet integrimi, aq më të mëdha do të jenë kushtet që Bashkimi Europian do të vendosë për Shqipërinë. Kështu që, kushtet deri në detaj që vendos Gjermania, tregojnë përparimin e vendit drejt këtij procesi.

Në radhë ta parë, kushtet që vijnë nga Gjermania vijnë në një kontekst që ka parasysh zbatimin e Reformës në Drejtësi. Që në raportin e Komisionit theksohej fort rekomandimi për të vazhduar me zbatimin e Reformës. Dhe, me zbatim, BE nënkupton vullnetin për të çuar përpara drejtësisë pushtetarë të lartë politikë pa dallim ngjyre politike.

Pa treguar vullnet për të çuar deri në fund këtë Reformë, nuk kemi asnjë shpresë për hapjen e negociatave, prandaj, kushtëzimi i Gjermanisë nuk duhet të na habisë aspak.

Kushtet që vijnë nga Gjermani janë një lajm i mirë edhe për një arsye tjetër. Me përparimin e procesit të integrimit, politika shqiptare do të vendosë gjithmonë e më pak për qeverisjen e Shqipërisë. Vendi do të futet në një procedurë teknike me rregulla të caktuar, saqë autonomia e politikës shqiptare do të reduktohet në minimum. Shumë nga kapitujt që priten të plotësohen me hapjen e negociatave nga vetë institucionet e Bashkimit Europian. Në këtë kuptim politikat do të jenë të përcaktuara dhe do të ndiqet një linjë e qartë ekonomike dhe juridike.

Sepse një nga avantazhet që do të ketë Shqipëria me hapjen e negociatave, edhe pse është e dhimbshme ta thuash, është pikërisht “lidhja” e duarve të politikës shqiptare për sa iu përket politikave të caktuara. Bashkimi Europian është një komunitet i përbashkët politik dhe askush nuk mund të aderojë në këtë komunitet pa afruar standardet me të. Ideja se ne do të integrohemi me hi rose me pahir për shkak të interesit gjeopolitik të Europës në Ballkan, është ide naive dhe dashakeqe.

Për të gjitha këto arsye, duhet ta lexojmë kushtëzimet e Gjermanisë në një këndvështrim tjetër, në këndvështrimin e procesit të integrimit dhe jo të betejës politike të brendshme.

Jemi totalisht në drejtimin e gabuar i cili i bën dëm vendit dhe procesit të integrimit. Por, të dyja palët politike kanë kontribuar jo pak për të deformuar edhe këtë proces. Nga një anë mazhorancë dhe Kryeministri Rama, i cili kërkon ta kthejë hapjen e negociatave në një fitore personale, dhe, nga ana tjetër opozita, e cila nuk lë rast pa e kthyer çdo kushtëzim si një sinjal i cili ka të bëjë me fatin politik të Edi Ramës dhe qeverisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skënderbeu dhe Shqipëria në Europën mesjetare dhe të sotme
Previous article ENKEL DEMI/ Rreziku mysliman? Ky ka lujt’ mendsh…

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k