• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ERVIS ILJAZAJ/ Faleminderit Donald, por është një punë e pambaruar
Home
Blog

ERVIS ILJAZAJ/ Faleminderit Donald, por është një punë e pambaruar

July 7th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Ervis Iljazaj/

Tashmë që është emëruar ambasadori i ri amerikan në Shqipëri dhe Donald Lu do të largohet, është koha për të bërë një bilanc të misionit të këtij të fundit në vendin tonë.

Donald Lu, ndoshta është ambasadori më i përfolur në opinion publik dhe politik shqiptar për shkak të protagonizmit të tij. Që në momentet e para të tij në Shqipëri, qëllimi kryesor i misionit ishte ai i reformimit të drejtësisë.

A ia doli Ambasadori Amerikan në misionin e tij.

Përtej çdo debati dhe këndvështrimi, Ambasadori Donald Lu, është ambasadori që ka bërë më shumë se kushdo për drejtësinë shqiptare. Por, puna e tij mbeti ende e pambaruar. “Peshqit e mëdhenj” ngelën të qetë në oqeanin e tyre të pushtetit. Lufta ndaj korrupsionit u zhvillua në nivele të ulëta, apo shumë nga nismat e ndërmarra me insistimin e tij nuk shkuan deri në fund. Megjithatë, puna e nisur nga Donald Lu, dhe ajo që ai la pas për drejtësinë shqiptare, është patjetër për t’u përshëndetur.

Është e kotë të kujtosh se, Reforma në Drejtësi është vepër totalisht e tij. Me imponim totalisht amerikan dhe personal të Lu, tashmë ne kemi një Reformë kushtetuese që reformon totalisht drejtësinë shqiptare. Mund të ketë vonesa dhe pengesa, por herët apo vonë reforma do të zbatohet, duan apo s’duan politikanët shqiptarë. Ajo tashmë është pjesë e Kushtetutës sonë.

Vettingu është një proces, ku shpeshherë është anatemuar, ndonjëherë janë bërë edhe batuta me këtë proces të drejtësisë, duke u përpjekur që ta përqeshin apo ta konsiderojnë një absurditet, i cili nuk do të jepte asnjë nga rezultatet e dëshiruara.

Asnjëherë më parë, nuk e kishim menduar që e gjithë trupa gjyqësore shqiptare do të futej në një kontroll të tillë të pastërtisë të figurës së tyre, dhe kjo ndodhi falë Reformës në Drejtësi dhe procesit të vettingut që ajo parashikon. Në këtë kuptim, vettingu përbën padyshim një proces historik, dhe një precedent që po themelon nga e para të gjithë sistemin e drejtësisë shqiptare.

Efektet e tij janë të prekshme që në këto momente. Duke qenë se një nga problematikat më të mëdha të drejtësisë shqiptare ka qenë korrupsioni galopant në këtë pushtet, Reforma në Drejtësi ka arritur të bëjë pastërtinë e figurës së gjyqtarëve apo prokurorëve. Procesi i vettingut sapo ka filluar, shumë nga magjistratët shqiptarë kanë dhënë dorëheqjen dhe procesi duket në rrugë të mbarë.

Në këtë aspekt, ajo që mund të thuhet është fakti se hetimi pasuror i gjyqtarëve është marrë seriozisht. Jo vetëm kaq por, ka raste kur procesi nuk mjaftohet vetëm me vettingun, por edhe me hetimet penale që hapen kundër gjyqtarëve apo ish-gjyqtarëve të caktuar.

Gjithashtu, Donald Lu, ndoshta është ambasadori i vetëm në Shqipëri që ka përmendur me emër dhe mbiemër grupet kriminale, dhe personat e inkriminuar. Ndonjëri prej tyre është arrestuar edhe si presion i Ambasadës Amerikane. Në këtë drejtim, Donald Lu ka shkuar përtej. Të gjithë e mbajmë mend etiketimin e disa deputetëve, kryebashkiakëve, apo kandidatëve, të cilët i ka përmendur me emër dhe i ka etiketuar si të pakandidueshëm. Sot, këta persona nuk janë më pjesë e politikës shqiptare.

Kështu e nisi misionin e tij Donald Lu dhe kështu e përfundoi, duke bërë thirrje për arrestimin e një nga kriminelëve më të kërkuar në Shqipëri. Para dy ditësh, në një konferencë për shtyp, drejtoi kritika të qarta kundër qeverisë dhe policisë që s’kanë bërë asnjë gjë në këtë drejtim.

Ndoshta, prisnim që vetë Lu të arrestonte njerëz, apo të bënte roli e prokurorit, por kjo është e pamundur në një vend të pavarur. Aq më tepër me një klasë politike si kjo e jona që kontrollon çdo aspekt të jetës publike, dhe s’ka ndërmend ta lërë atë.

Sigurisht, si të gjithë ambasadorët dhe ndërkombëtarët në Shqipëri ka mëkatet e tij, por, shqiptarëve nuk u mbetet asgjë tjetër veçse t’i thonë- Thank you Donald! (Mapo)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJERGJ EREBARA/ “Rruga e Arbrit”, “Karpeni”, “Aeroporti i Vlorës”, “Teatri”: Po bëhen normë “ligjet speciale”?
Previous article TAULANT QENAJ/ Pse është e ndaluar të festohet me simbolin e shqiponjës?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k