• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ERVIS ILJAZAJ/ Edi Rama 20 vite në politikë, Lideri i fundit i tranzicionit
Home
Blog

ERVIS ILJAZAJ/ Edi Rama 20 vite në politikë, Lideri i fundit i tranzicionit

April 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Prill 1998 ishte koha kur Edi Rama u kthye nga Parisi për të hyrë në politikën aktive dhe të lartë shqiptare. Që nga ajo kohë kanë kaluar 20 vite plot ku politika shqiptare ka njohur një nga protagonistët e saj kryesorë.

Në këtë kuptim, Edi Rama është lideri i fundit i rëndësishëm i tranzicioni shqiptar. Të gjithë ata që do vijnë pas tij, do të jenë prodhim i një regjimi politik totalisht të ndryshëm. Ndoshta, fundi politik i Edi Ramës, do të shënojë dhe fundin e tranzicionit shqiptar.

Në këto 20 vite politikë, karriera e Edi Ramës ka kaluar në disa faza thelbësisht të dallueshme nga konteksti shoqëror shqiptar.

Në radhë të parë, tipari kryesor i Ramës në fillimet e tij politike, ishte antikonformizimi. Që nga mënyra e veshjes e deri te gjestet simbolike, shfaqeshin për herë të parë në sytë e opinionit publik. Shoqëria shqiptare, duhet të konsiderohet si një shoqëri e emancipuar, për faktin se pranoi një lider të tillë jo konvencional. Një gjë të tillë nuk e kanë bërë as shoqëri europiane të rëndësishme, ku liderë me këtë natyrë nuk janë pranuar asnjëherë. Aksioni i Ramës karakterizohej nga ajo që quhet antipolitika. Një person i cili kërkoi të sfidonte dhe ia arriti, sistemin politik shqiptar, duke zënë vendin kryesor në të.

Faza e dytë politike e Ramës, ka të bëjë me pozicionin e Kryeministrit. Pasi la mënjanë antikonformizmin, Rama veshi kostumin kryeministror, duke u konvertuar në institucional. E gjithë kjo fazë, sidomos në mandatin e tij të parë, qeverisja e Ramës u shënjua nga modernizmi. Herë duke bërë reformë shtetformuese ashtu sikurse i quan ai vetë, por edhe duke marrë rolin e një paternalisti dhe edukuesi për shoqërinë shqiptare. Shpesh në fjalimet e tij vihej re tentativa për të dhënë mesazhe për qytetarët, deri edhe duke treguar mënyrën e sjelljes së tyre. Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm në politikën e Ramës, ka qenë dhe estetizimi, që është një element i rëndësishëm i politikës modernizuese së tij.

Për shembull, i gjithë plani për rilindjes urbane, shkon në këtë drejtim apo edhe politika të tjera.

Mirëpo, si faza antikonformiste, po ashtu edhe ajo modernizuese, bashkë me aftësinë e tij të komunikimit, kanë arritur maksimumin për aksionin e tij politik. Me shumë mundësi, Rama, në këto momente që po flasim ka harxhuar arsenalin e tij politik, dhe gjendet në vështirësi. Pasi, është një lider pa karakter ideologjik. Vetë Rama është shprehur se nuk ka ideologji, por ideale. Mirëpo, ideologjia është një faktor i rëndësishëm për politik. Ajo i jep një lideri qëndrueshmëri dhe stabilitet mendimi dhe aksioni. Rama në këto momente duket si një politikan spontan, pa një vizion të qartë politik. Nëse nuk gjen një zgjidhje për këtë të metë që shfaq në këto momente, atëherë, qëndrimi i tij në politikë do të vështirësohet.

Shpesh, në politikat e tij shfaqet kontradiktor. Mjafton të përmendim modelin e taksimit që aplikon. Ka një kontradiksion të thellë, pasi në të njëjtin moment, qeveria e Edi Ramës, vendos dhe taksa të majta dhe taksa të djathta. Rasti i tarifës së rrugës së kombit është tipik i këtij kontradiksioni. Në një anë qeveria Rama, aplikon taksa të larta, ku presupozohet që shërbimet i ofron shteti, nga ana tjetër, jep me koncesione shumë shërbime. Duhet të zgjedhë, o njërën mënyrë taksimi ose tjetrën. Si ky rast, kontradiktor, shfaqen dhe shumë politika të qeverisë. Prandaj, pika më e dobët e tij në këto momente, është pikërisht mungesa e një vizioni të qartë polik, apo një qëndrueshmërie ideologjike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOKUMENT/ Skema piramidale e GULF dhe kompanive të saj offshore, një skandal që nis që në 2013
Previous article HARALLAMB KOTA/ A duhet të paguajmë tatime e taksa?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k