Nga Ervin Bushati/
Të nderuar qytetarë. Ju na keni mandatuar që të çojmë përpara reformat, të çojmë përpara ndryshimet, të çojmë përpara progresin që i duhet Shqipërisë, jo vetëm në fushën e Reformës në Drejtësi, por edhe të asaj që ka të bëjë me ekonominë.
Kështu që ftoj kolegët, pa asnjë mëdyshje të mbështesin nismën e qeverisë, për të përmirësuar performancën ekonomike të Shqipërisë sepse për të rrëzuar një dekret presidencial, që nuk ka lidhje me ato ndryshime që janë propozuar nga mazhoranca.
Kanë qenë 8 ndryshime të rëndësishme për të përmirësuar klimën e biznesit, për të lehtësuar të bërit biznes, në Shqipëri.
Do të ndaja tre çështje kryesore me ju:
1.Ky është momenti për t’ia rikujtuar qytetarëve që nuk duhet të humbasë asnjë minutë kohë, për të sjellë ato ndryshime të cilat do ta përmirësojnë klimën e të bërit biznes në Shqipëri, do të përmirësojnë shumë më tepër standardit e të bërit biznes në Shqipëri. Kryesorja është sesi ne sot vendosim që gjysma e bizneseve në Shqipëri ta paguajnë tatim – fitimin vetëm 5%. E gjithë propaganta demokratike se janë rritur taksat NUK VLEN. Gjysma e bizneseve në Shqipëri do të paguajnë 5 % tatim-fitimin. Prandaj më duket e pa vend ndërhyrja e Presidencës, për të vonuar një nismë kaq të rëndësishme.
Ndërkohë që biznesi shqiptar nga 8-14 milionë lekë do të paguajnë vetëm 5 % tatim-fitimi.
2.Pika e dytë është mënyra sesi biznesi që ka të bëjë me produktet bujqësore mund të bëhet më i konkurueshëm dhe mos jetë më problem për Shqipërinë. Ne si Shqipëri kemi një problem social që ka të bëjë me një shkallë të lartë të popullatës, që jeton në zonat rurale që patjetër duhet të merren me bujqësinë. Si mund ti ndihmojmë ne ato? Në ekonominë e hapur të treguar është pikërisht kjo që ne po propozojmë sot, por që po mbahet peng nga ky dekret i Presidencial. Ulja e tatim-fitimit nga 15% në 5%, për çdo kompani biznes agrar që do të filloj të bashkëpunojë duke u bashkuar për të rritur produktivitetin, për të dalë në produkte më me standarde, më të garantuara pse jo dhe më të lira në treg, ne i ftojmë këto biznese që të bashkëpunojnë sepse norma e tatim-fitimit do të jetë 5%, pra 1/3 e asaj që ka qenë.
3. Pika e tretë e rëndësishme ka të bëjë më një fushë që ne po fillojmë ta ndjejmë, ta stimulojmë, tani që biznesi i turizmit dhe ai i biznesit agrar mund të bashkohet dhe të funksionojnë më mirë. Është interesante kur takon të huaj që largohen nga Shqipëria dhe shpesh herë i pyes se çfarë i ka pëlqyer në Shqipëri? Shpesh herë njerëzit e kanë të thjeshtë të përgjigjen na pëlqen ushqimi në Shqipëri, na pëlqen agro-turizmi dhe kjo është një pikë e fortë. Nuk është vetëm bregdeti sepse bregdet ka edhe Greqia, Kroacia, por ne kemi një pikë shumë të fortë, që ka të bëjë me shërbimet e turizmit dhe ne propozojmë që agro-turizmi te këtë një normë, prej 5% tatim-fitimi. Kjo për 10 vite dhe do të ndryshojë dhe do të stimulojë shumë agro-turizmin. Agro-turizmi duhet të fillojë dhe të mendohet si një mënyrë e të jetuari , të punuari, për të nxjerrë fitim në zonat rurale , të cilat e kanë më të vështirë të integrohet sot për sot në ekonominë e zonave të urbanizuara. Në qoftë se agro-turizmi fillon dhe bëhet një motor zhvillimi për këto zona, ne e kemi bërë punën tonë.
Këto janë 3 pika që po e ndihmojë ekonominë Shqiptare dhe e mbajnë peng nisur në një logjike që nuk mban fare në këto 8 ndryshime që janë sjell. Kuptohet që opozita dhe grupi parlamentar i opozitës paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë , për të bërë punën, për të ardhur në Kuvend, për të argumentuar, për të treguar pse gjysma e gotës është bosh.
Në çdo demokraci parlamentare mazhoranca e tregon gjysmën e gotës plot, ndërsa opozita tregon gjysmën e gotës bosh. Por opozita nuk e bënë punën e saj, vjedh pagat e qytetarëve, opozita paguhet me pa të drejtë nga taksat e qytetarëve shqiptar sepse nuk është këtu për të bërë punën e saj. Nuk ka asgjë që opozita të shkoj edhe në Durrës, Elbasan, Shkodër, por të enjteve duhet të jetë në Parlament dhe të na kundërshtoje ne. Shqipëria sot ka një rezultat, ku kemi një mazhorancë të stabilizuar, ku qytetarët dhanë kësaj mazhorance mandatin për të qeverisur për katër vite. Pra nuk është normale që opozita të krijojë stuhi në gotë, me gjysmën e tyre bosh, ku Shqipëria nuk ka probleme politike, etnike, emigracioni, fetare, si të gjitha problemet që po ngrenë sot populistët nëpër botë. Gjithçka që bëhet nga opozita ka vetëm një synim, për të ardhur opozita në pushtet., por nuk vihet në pushtet me çdo çmim dhe duke dëmtuar ekonominë Shqiptare. Në qoftë se opozita do të ishte këtu sot dhe do të sillte propozime konkrete, jo vetëm do të përmirësonte ndoshta qeverisë.
Pata kënaqësinë dhe nderin që të përfaqësoj Shqipërinë në Këshillin e Europës, në Komitetin Politik dhe Demokratik, që u mbajt në Paris ku u diskutua mbi një çështje të rëndësishme mbi demokracitë dhe liritë ekonomike. Demokracia ka një simbiozë perfektë me tregun e hapur, tregun e lirë dhe janë të dyja këto që ndihmojë njëra-tjetrën. Sipas një studimi të BERZH, Shqipëria merr 9 nga 10 pikë të mundshme, si një vend që ka një ekonomi të hapur dhe demokraci funksionale.
*Fjala e deputetit në seancën e sotme plenare
Leave a Reply