• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ERMIR HOXHA: Armët kimike dhe Jerusalemi, njihuni me pacipësinë monumentale dhe standardin e dyfishtë të PD-së ndaj SHBA
Home
Blog

ERMIR HOXHA: Armët kimike dhe Jerusalemi, njihuni me pacipësinë monumentale dhe standardin e dyfishtë të PD-së ndaj SHBA

December 23rd, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Një votë anti-Trump e Shqipërisë në OKB lidhur me Jerusalemin, siç po shihet këto ditë, ka aktivizuar të gjithë opozitën me kuç e me maç kundër Edi Ramës. Në krye qëndron ajo, LSI-ja, e cila pos të tjerash, është dhe në një garë me PD-në për t’i marrë asaj flamurin e “opozitës së vërtetë”.

Akuzat janë si gjithnjë, aq të thjeshtëzuara, deri në fyerjen hapur të inteligjencës së njerëzve, ku veçon ajo: Janë tradhëtuar SHBA. Në fakt, në diplomaci, kush e njeh sadopak, “tradhëti” të tilla janë të pashmangshme pasi ato vendosen në kontekste të caktuara.

Sepse, nëse përdoren e njëjta thjeshtësi në gjykim, mbi çështje që janë tejet të koklavitura, atëherë i bie që për hir të “besës” në një rast të caktuar të bëhesh palë në një të keqe të madhe, sidozot në një masakër njerëzore, kur e sheh se aleati është zhytur në të.

Dhe për këtë na ndihmon ajo çfarë ndodhi 5 vjet e kusur më parë, kur kjo opozitë, këto personazhe që s’u pushon goja kundër Ramës nëpër studio televizive e rrjete sociale, nën pretekstin e jetëve njerëzore – pra rasti i armëve kimike – edhe pse “ankthi kimik” i tyre ishte një idiotësi e tërë, e nga ana tjetër dukshëm spekulativ, u rreshtuan kundër SHBA-ve pa fije droje por dhe turpi.

E ndryshe nga sot për votën në OKB, ku deri më tani nuk ka të dhëna për ndonjë “lutje” të bërë Tiranës zyrtare për ta dhënë pro, atëherë Uashingtoni qartazi e kërkonte “Po”-në dhe me ditë e priti atë.

Ndërsa po këto personazhet e sotme, që janë shndërrua sakaq në therror për Amerikën, vetëm e vetëm për më të ndyrën lojë politike të brendshme, e cila siç po duket dhe në këtë rast duke ballafaquar dy realitete nuk përshkohet nga asnjë fije turpi, bllokuan sheshet dhe u ulën galiç haptazi kundër Amerikës duke e lënë Uashingtonin, më “Jo”-në e Edi Ramës, me gisht në gojë.

Dhe çfarë ndodhi më pas kur Rama e kumtoi atë, pra “Jo”-në? Opozita, ajo klasike, PD-ja pra, por dhe ajo e kamufluara brenda qeverisë, LSI-ja, ngase dhe Meta doli kundër, nuk nxorrën asnjë fjalë përshëndetëse për “Jo”-në e kryeministrin që kishte shpëtuar, sipas kutit të tyre të protestës, jetët njerëzore të shqiptarëve, por siç mund të imagjinohet lehtazi, fërkuan duart që “i gjati e hëngri”.

Madje në të gjithë atë zhvillim, pati dhe një episod kuptimplotë, kur ambasadori amerikan Arvizu shkoi e morri besën tek kryedemokrati Basha për një “Po” opozitare, e cila, siç dhe Arvizu e bëri publike me vonë, ishte një besëprerje.

Pra, edhe njëherë është rasti për të kujtuar që, ato zëra që sot po vajtojnë se kemi prerë në besë Amerikën, ishin po ato që 5 vjet më parë e thyen vetë këtë besë, duke e detyruar edhe Kryeministrin të bëjë të njëjtën gjë.

Po ashtu, janë po të njëjtët zëra që, tek debate disafazësh i reformës në drejtësi, e kanë bërë jo pak hasha Amerikën, në emër të “mevëtësisë” politike të Shqipërisë, të tipit “punët tona i rregullojmë vetë”

Bëni krahasimet dhe ajo çfarë rezulton është pacipësia monumentale e tyre! (Tesheshi.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEQË CUFAJ: Kur do të qesh edhe gjermani?
Previous article SHPËTIM NAZARKO: Për çfarë anti-amerikanizmi flisni, zotërinj!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k