• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Ermal Meta la pas muzikën dhe… sherrin meskin
Home
Blog

Ermal Meta la pas muzikën dhe… sherrin meskin

June 2nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ardit Rada/

Ka mjaftuar një koncert i parë prezantues i këngëtarit shqiptar Ermal Meta në Tiranë, që përshtypjet pozitive të eventit të pasohen nga kritika e shpoti të të gjitha llojeve. Ka nga ata që ankohen se paskëshim dëgjuar një këngëtar të cilin se kuptojmë, ashtu siç ka të tjerë që paraqesin varfërinë tonë si popull për të justifikuar refuzimin e tyre ndaj koncertit dhe vetë Metës.

Është e vërtetë që këngët e fierakut të natyralizuar si italian kanë tekste dhe muzikë me përmbajtje të thellë. Meta është një ndër kantautorët më premtues që panoramës së sotme muzikore të Italisë, e cila njihet për brezat legjendarë të këngëtarëve të saj kaq të njohur edhe mes nesh.

Nëse Ermal Meta bën muzikë të sofistikuar, është dicka e përkryer që me këtë produkt të ketë kontakt edhe publiku i tij këtu në Shqipëri. Sepse këto lloj kontaktesh janë ndër të vetmet mënyra për t’i ikur trashëgimisë së stërzgjstur të tallavasë dhe muzikës me tonalitete të kopjuara greko-sllavo-arabe që mbushin radiot dhe diskot shqiptare verë e dimër. Mirëse te vijë një këngëtar niveli që na nxjerr qoftë dhe për dy orë nga llumi i muzikës së sotme komerciale shqiptare.

Sa për faktin që “s’kemi bukë, ç’na duhet koncerti”, këtë më mirë se askush ia ka shpjeguar shqipove Saimir Kumbaro me “Koncert në vitin ’36”! Muzika është vlerë dhe si e tillë nuk dëmton askënd. Nëse honorari i Ermal Metës paska qenë zgjidhje e halleve ekonomike të shqiptarëve, atëhere ja vlen të jemi pak më të varfer, por të njohim një këngëtar tonin që as ka ndryshuar emrin dhe as e fsheh faktin që është shqiptar.

Nuk janë honoraret e këngëtarëve shkaku i varfërimit të këtij vendi. Problemi është se ky vend ka shumë pak kulturë, libra dhe muzikë për të qenë. Ermal Meta është një zë që ja vlen të degjohet ku e ku më parë se “çingijet” me buzë e gjoks të bërë me silikon që enden ekraneve tona në cdo ditë të vitit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Po shqiptarët pse s’bëjnë turizëm në Kosovë?!
Previous article Ja ky është patriotizmi hipokrit

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k