• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

December 10th, 2023
  • HOME
ERMAL DERMISHI/ Tirana nuk është skenë Teatri…
Home
Blog

ERMAL DERMISHI/ Tirana nuk është skenë Teatri…

June 29th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Ermal Dermishi

Kohet e fundit shohim skena teatrale, me shume ne sheshe e ne zyra, se sa ne skenen e teatrit. Aktore dhe regjusore te njohur interpretojne pjese tragjedie, “mbi trupat tane do kalojne, per te prishur godinen”; pjese komedie, “sa do fitoje kompania ndertuese”; pjese drame, “toka jone po rrembehet”…

E verteta eshte se keta aktore jane te punesuar nga shteti dhe marrin rrogen prej tij. Dhe paguhen per te interpretuar e luajtur ne skene dhe jo ne zyra shteti. Ata kane te drejte te ankohen per kushtet e punes, por jo se c’do beje shteti me token dhe ndertesat e tij. Ata mund te kerkojne te diskutojne per projektin e ri, por jo se kush do ta ndertoje godinen, sa toke do shfrytezoje, nga do ta marre llacin dhe a e ka marre me konkurs nderkombetar. Keto te fundit mund te diskutohen nga opozita, e cila kerkon transparence me pronen publike, por jo nga aktoret…

Po edhe kryebashkiaku, bashke me kryeqeveritarin, ne vend qe te bisedojne me artistet per projektin e ri, llafosen me ta per toka, PPP, per karakatinen, e quajtur nga halli teater. Eshte njelloj sikur t’u flasesh fukarenjve per jeten ne Mars.

Te dy palet merren me gjera, qe s’kane lidhje me punet e tyre. Nuk i ka pyetur njeri mesuesit e nje shkolle, gati 80-vjecare, qe ishte gati per t’u shembur. Por i cuan drejt e ne nje shkolle te re, bashkekohore me te gjitha kushtet e nevojshme. Nuk u ankuan as mesuesit, qe ne ate shkolle qe lane po dilnin ne pension; se nga dyert e asaj ndertese te vjeter kane dale shkencetare, politikane, artiste, aktore, regjisore… Te gjithe emra te njohur publikisht…

“Arritem marreveshje me artistet”, shkruan pa e fshehur gezimin kryetari i Bashkise. Paradoksale te besh marreveshje per token dhe ndertesen publike, me ca te punesuar atje. Qe nuk po e ndrisin ne zanatin qe kane. Po me dhjetera artiste te tjere, aktore e regjisore te medhenj, qe duan teater te ri, nuk do kete marreveshje? Mysybet, muhabet, i thone turqit kesaj. Aktoret dhe regjisoret le te merren me shfaqjet, qeveria te merret me sigurimin e financimit te ketij objekti, Fusha ta ndertoje me standarte te larta, sic ka bere me Sheshin Skenderbej dhe pune te tjera te bukura. Qe te mbeten njerez qe nuk futin hundet ne punet e te tjereve. Nuk merret kush me thelbin e problemit, por me gjera anesore.

Donte te ndante gruan njeri, se i tha “idiot”. Avokati i pare e keshilloi te mos divorcohej per nje fjale. “Me degjo deri ne fund”, nguli kembe burri i prekur, po avokati nuk ia mori persiper. Avokati i dyte e keshilloi njelloj si i pari dhe nuk denjoi ta degjonte me tej. Avokati i trete qelloi i duruar dhe e degjoi deri ne fund. “U ktheva heret ne shtepi dhe e gjeta gruan me dashnorin ne krevat. Cfare ben, moj, i thashe. Idiot, ma ktheu ajo, nuk e shikon cfare bej? Une ate sharjen “idiot” nuk e mbaj dot, prandaj dua ta ndaj…”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Lulzim Basha po sillet si njeri në hall!
Previous article ALDA BARDHYLI/ Pesë LIBRA për dashurinë që duhet ti lexoni këtë verë

F.autor

Related Posts

NAMIR LAPARDHAJA/ Kuvendi i Kullave Blog
December 2nd, 2023

NAMIR LAPARDHAJA/ Kuvendi i Kullave

BAJRAM PEÇI/ Shqipëria e pavarur, mes Vlorës dhe Shkupit Blog
November 28th, 2023

BAJRAM PEÇI/ Shqipëria e pavarur, mes Vlorës dhe Shkupit

ARTUR AJAZI/ Revolucioni vazhdon… Blog
November 21st, 2023

ARTUR AJAZI/ Revolucioni vazhdon…

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

OP-ED Feb 7th, 2020
MERO BAZE/ 17 kullat! Blog

MERO BAZE/ 17 kullat!

Oct 24th, 2023
BAJRAM PEÇI/ Shqipëria e pavarur, mes Vlorës dhe Shkupit Blog

BAJRAM PEÇI/ Shqipëria e pavarur, mes Vlorës dhe Shkupit

Nov 28th, 2023
NAMIR LAPARDHAJA/ Kuvendi i Kullave Blog

NAMIR LAPARDHAJA/ Kuvendi i Kullave

Dec 2nd, 2023
EDUARD ZALOSHNJA/ Gjysma pro Izraelit e 36% pro Palestinës Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Gjysma pro Izraelit e 36% pro Palestinës

Oct 14th, 2023
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k