RRIJINI LARG KETIJ FUTBOLLI,
ESHTE FUTBOLLI I ARMANDO DUKES,
MUND TU TALLE POR EDHE MUND TU VRASE!
ESHTE PARACAKTUAR EDHE NJE HERE GJITHCKA DHE KJO NDJELL DHUNEN!
Nga Erjon Braçe
Dua te them qe ne krye te heres dy gjera;
E para,
ndeshja e djeshme mes Skenderbeut dhe Partizanit ishte e dobet, e merzitshme,
thuajse pa futboll!
E dyta,
dhuna ne te ishte e neveritshme,
e papranueshme, per mua e qellimte.
Por kjo nuk me pengon te them sa vijon;
NUK KA GARE EDHE NJE HERE,
ESHTE PARAVENDOSUR SERISH!
Ajo qe nje miku im tha dje ne menyre naive-Futbolli ne Shqiperi eshte nje loje qe e luajne 10 ekipe por ne fund fiton Skenderbeu,
eshte e vertete!
Jo nga merita sportive-sic ne te pakten 7 here sepse keshtu PARAVENDOSET!
Shiheni videon;
Eshte nje rast ne minuten e 7 duke kapur te 8-ten ne ndeshjen e djeshme.
ESHTE PENALLTI E PASTER,
MOHUAR PARTIZANIT,
KUR NUMRI 9-te I SKENDERBEUT PRET DY FUTBOLLISTE TE PARTIZANIT MU BRENDA ZONES-PROGNIN DHE HILEN;
ARBITRI ESHTE 2 METER LARG!
(Kjo nuk e justifikon kurrsesi Pattizanin dhe lojen e tij te merzitshme dje, pervec 20 minutave)
Por nuk eshte kjo e reja, e vjeter shume kjo.
E reja ka te bej me faktin qe
shumica derrmuese nuk e pa rastin;
Regjia e SUPERSPORT e zhduku rastin,
nuk e perseriti fill pasi ndodhi,
e zhduku nga emisioni qe pasoi,
e zhduku nga permbledhja e ndeshjes,
e zhduku dhe nga highlights-et qe ju shperndane medias!
Asnje media nuk e rregjistroi rastin;
Dje, per here te pare ne histori,
asnje kamera tjeter nuk u la te futej ne stadiumin e Korces!
ARMANDO DUKA ne FSHF ka zhvilluar nje tender nebte zeze per te drejten televizive,
ka nxjerre fitues SUPERSPORT dhe per kete shkak, ne stadiume do jene vec kamerat e SUPERSPORT, asnje kamera tjeter!
Domethene,
ARMANDO DUKA ka vendosur qe,
ne te shohim ne ekran vetem cfare ai vendos qe ne te shohim, sic beri dje duke na detyruar qe ne te shohim ate qe ai kishte vendosur;
Ndeshjen e tij, ate pa penalltine e mohuar qartazi Partizanit!
I pame te gjitha, perfshire si Gega e Shehi kapnin topat, vetem kete rast nuk e pame.
Ndeshja u vendos nga nje tjeter penallti, nderkohe qe Partizanit ju mohua nje penallti po aq sa ajo qe ju dha Skenderbeut!
Po rikapituloj;
Garen-domethene keto ndeshjet, i organizon Armando Duka, ndeshjet i gjykon Armando Duka-arbitrat i caktojne punetoret e tij, ndeshjet i vendos ne kete menyre Armando Duka, ndeshjet i transmeton sic ai do-Armando Duka, nga ndeshjet duhet te shohim vec ato qe Armando Duka do qe ne te shohim ne funksion te asaj qe ai ka paravendosur;
DJE NUK DUHEJ TE FITONTE PARTIZANI!
Dua te kujtoj se;
Armando Duka dhe bizneset e tij jane treguar si sponsor ekonomik te ekipit te Skenderbeut,
Armando Duka dhe bizneset e tij pretendohen te jene te lidhura me SuperSport,
Armando Duka eshte pergjegjesi kyc lidhur me vendimet e UEFA qe tregojne dhe denojne rende Skenderbeun ne xhiron e paracaktimit dhe fiksimit te rezultateve ne garat evropiane dhe jo vetem.
Po POLICIA ku hyn ketu?!
Dje, e gjitha kishte dhe nje qellim,
te perulet shteti dhe te detyroje policine te garantoje kete farse ne futboll.
Ulerima e njerezve te SuperSport dje,
ne mungese te futbollit ne fushe,
amplifikonin kete qellim.
Dhuna-per mua, dje, ishte e qellimshme!
Dhuna nisi qe ne minuten e peste me korin e ndyre-Partizani tqiva robt oe!!, vijoi me te pa fund, mori pergjigje te njejte dhe kur u ndodhi kjo-madje zeshem, nisen te bejne si te kulturuar, por vijuan ne te njejten menyre madje me kore edhe me banale duke ndotur qytetin qe as e duan hic, moren serish pergjigje te njejte, kur ju ndodhi kjo nuk duruan me te benin te kulturuarin pe Korce qe perdorin si maske dhe, te caktuarit nder ta, ne nje skenar te pare nga Kukesi ne Korce, hodhen gure mbi ta, moren gure si pergjigje dhe keshtu u kthye ne guerrilie, duke vecuar hapjen e portave te sigurise te rrethimit nga rrugacet e dhunshem te Korces e kapercimin e ketij rrethimi ne kacavjerje nga ata te Partizanit!
Deklarata e ARMANDO DUKES pas kesaj,
duke kerkuar policine ne stadiume,
madje duke sulmuar ligjin e miratuar nen kerkesen dhe konsulencen e njerezve te tij,
Ishte ne funksion te qellimit.
ARMANDO DUKA kerkon ta organizoje vete kete gare, ta gjykoje e vendose, ta trasmetoje ne fuksion te asaj qe vendos, por nuk ka bythe ta mbaje vete gjithe pergjegjesine;
KERKON POLICINE TA GARANTOJE NE GJITHCKA BEN POR EDHE TE NDAJE PERGJEGJESINE ME TE DUKE E BERE SHPESH FAJTORE SIC DERI SOT!
Armando Duka e di qe paravendosja e rezultatit te ndeshjeve, fituesit dhe humbesit deri ne fituesin e Kampionatit, Kupes, skuadrave qe luajne ne Evrope e atyre qe bien ne ligen tjeter, sic ben vecanerisht prej 8 vitesh,
sjell dhune, masive madje!
ARMANDO DUKA KA FRIKE NGA DHUNA QE NDJELL VETE, NDAJ KERKON POLICINE!
Do mbrojtje dhe bashkepergjegjes!
Ne kete mes policia ka vec nje detyre kushtetuese:
Te godase kete veprimtari kriminale qe organizohet nga FSHF-fiksimi i rezultateve sportive eshte i tille, organizata qe perfiton dhe ndan perfitimet me klientet sportive e bizneset individuale.
Kerkund tjeter policia nuk duhet te perfshihet!
Deri atehere, rrijini larg ketij futbolli,
mund te jete shume i rrezikshem per ju,
mund tu vrase-sic dje ne Korce,
pervecse tallet me emocionet dhe dashurine tuaj per kete sport!!
Leave a Reply