• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
ERION DASHO/ Çfarë do ndodhte në Shqipëri nëse do hiqeshin sot masat kufizuese!
Home
Blog

ERION DASHO/ Çfarë do ndodhte në Shqipëri nëse do hiqeshin sot masat kufizuese!

March 19th, 2020 F.autor Blog 0 comments

#nukështëgrip

Për të dhënë disa argumente më “shkencorë” për skeptikët që më kanë shkruar në komente ose inbox, shpluhurosa njohurië e vjetra të epidemiologjisë (fatmirësisht pak të ndryshkura, por jo të harruara) dhe përgatita tabelën e mëposhtme me parashikimin se çfarë do të ndodhë në Shqipëri në se nuk merren masa, apo në se flihet mbi dafina dhe mendohet se tashmë me 2 javë masa, e kaluam epideminë.

Në se nuk do të merreshin masa, ose në se masat hiqen sot, për një periudhë kohe 2 mujore rrezikojmë një dyndje të papërballueshme në spital, kur 200,000 persona do të kishin nevojë për shtrim, nga të cilët gati 60,000 do të kishin nevojë për kujdes intensiv dhe ku gati 6,000 vetë do të vdisnin (në rastin më të mirë, por që mund të shkojë deri në 12,000 në rastin më të keq). Pjesa më e madhe e vdekjeve do të ndodhnin në grup-moshën mbi 60 vjeç, por edhe më të rinjtë rrezikojnë jo pak siç shihet.

Jo sistemi shqiptar që ka problemet e veta të ditura, por asnjë sistem në botë nuk ka kapacitet t’a përballojë një situatë të tillë. Prandaj e vetmja zgjidhje mbetet parandalimi dhe respektimi rigoroz i masave kufizuese. Kemi fatin e mirë që ato janë duke dhënë efekt dhe duhet të vazhdojmë t’i respektojmë!

Nje analize bazuar ne rates te Imperial College UK perpunuar nga Dr. Dasho, Public Health specialist.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Shtatë mësime nga Koronaviriusi
Previous article PETRO KOÇI/ Eni Vasili turpëroi padashje Lulzim Bashën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k