• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ENVER ROBELLI/ Rruga e një vrasësi
Home
Blog

ENVER ROBELLI/ Rruga e një vrasësi

November 7th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Të hënën rreth orës 20:00 ekstremisti pseudofetar K.F., shtetas austriak dhe i Maqedonisë së Veriut, me banim në Vjenë, nisi një sulm kundër civilëve në kryeqytetin austriak. Mori udhë te një sinagogë, e cila ishte e mbyllur, dhe vazhdoi drejt sheshit Ruprechtsplatz. Këto ishin viktimat e tij, sipas një rekonstruksioni që ka bërë «Süddeutsche Zeitung».

Viktima e parë: Afër restorantit Salzamt ai vrau një gjermane 24-vjeçare, e cila punonte aty si kameriere dhe sapo e kishte dhënë provimin pranues në Shkollën e Lartë për Arte të Aplikuara.

Viktima e dytë: Pak metra më tutje vrasësi hapi zjarr dhe vrau një 21-vjeçar, shqiptar nga Veleshta, një fshat afër Strugës. Nga ky fshat rrjedh edhe e ëma e vrasësit, shkruan shtypi gjerman.

Viktima e tretë: Vrasësi vazhdoi rrugën drejt Kanalit të Danubit dhe në sheshin Schwedenplatz, para një McDonaldsi, vrau një austriak 39-vjeçar.

Viktima e katërt: Në këndin e rrugës Rabensteig K.F. plagosi aq rëndë një grua, saqë ajo vdiq më vonë në spital. Me atë rast terroristi plagosi edhe një polic, i cili u përpoq ta ndalë.

Të plagosurit: Në disa vende të tjera në qytet K.F. plagosi gjithsejtë 23 njerëz, disa rëndë. Nga alarmi i parë që arriti te policia deri te momenti kur njësitë speciale e vranë vrasësin, nuk kaluan më shumë se 10 minuta. Policia u alarmua në orën 20:00. Tre minuta më vonë policët e parë arritën në vendin e ngjarjes.

Dekorimi i policëve: Të enjten kancelari austriak Sebastian Kurz dekoroi me medalje dy policët që ekzekutuan vrasësin.

Mbyllja e xhamive radikale: Ministri i Brendshëm austriak ka paralajmëruar se në mbarë vendin do të mbyllen xhamitë që dyshohet se janë vatra të radikalëve. Po ashtu do të goditen strukturat islamiste. Janë mbyllur tashmë këto dy xhami të dyshimta në Vjenë: xhamia Melit-Ibrahim (në qarkun vjenez Ottakring) dhe xhamit Tevhid (në Wien-Meidling). Terroristi K.F. thuhet të jetë radikalizuar, mes tjerash, në xhaminë Melit-Ibrahim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Lamtumirë Koço!
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Përqindjet e Presidentit Trump, më të ulta se të partisë së tij…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k