• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Enver Robelli/ Në kthetrat e terrorizmit: Ja çfarë po ndodh me të rinjtë e diasporës
Home
Blog

Enver Robelli/ Në kthetrat e terrorizmit: Ja çfarë po ndodh me të rinjtë e diasporës

June 19th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Arid Uka vrau dy ushtarë amerikanë në Frankfurt, dy të rinj shqiptarë erdhën nga Belgjika për të sulmuar ushtarët e KFOR-it, këtë javë një kosovare 15-vjeçare u arrestua në Austri nën dyshimin se është simpatizante e milicisë terroriste të quajtur «Shteti Islamik».

As në diasporë, as në Kosovë nuk ka një strategji kundër fenomenit të radikalizimit të të rinjve të diasporës.

 Kur në vitin 2011 Arid Uka, një i ri kosovar me banim në Gjermani, vrau dy ushtarë amerikanë në Frankfurt, tronditja në mesin e shqiptarëve në diasporë dhe në viset shqiptare në Ballkan ishte e madhe.

Pothuaj askush nuk e mund ta merrte me mend se një shqiptar do të sulmojë pjesëtarët e ushtrisë, e cila çliroi Kosovën nga terrori i Serbisë. Atëbotë prokurorët gjermanë thanë se Arid Uka sulmoi trupat amerikane nga zemërimi për luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Sipas autoriteteve gjermane Uka ishte radikalizuar nga informatat në internet. Akti terrorist i Arid Ukës konsiderohet si sulmi i parë me sfond islamik në Gjermani.

Dorasi u dënua me burg të përjetshëm, por kjo ngjarje nuk nxiti një debat të gjerë në shoqërinë shqiptare se si duhet kundërvënë rrezikut të radikalizimit të të rinjve shqiptarë në diasporë.

Që nga viti 2011 janë emëruar dhe janë larguar disa ministra të Diasporës në Prishtinë, por një strategji serioze se si duhet t’i qaset shteti këtij problemi nuk është prezantuar kurrë.

Nuk ka pasur asnjë fushatë për informimin e prindërve se si të kujdesen që fëmijët e tyre të mos përfundojnë në kurthet e fanatikëve islamistë. Imamë radikalë janë lejuar të bredhin nëpër diasporë, të japin «këshilla» përse të rinjtë nuk bën assesi të martohen «me të huaj», mashtrues të tjerë me gëzof imami kanë organizuar tubime «solidarizuese» me «vëllezërit në Siri» dhe për këtë qëllim kanë mbledhur edhe para. Se si janë harxhuar ato para nuk është marrë vesh kurrë.

Arid Uka nuk është rasti i vetëm i radikalizimit të të rinjve shqiptarë të diasporës. Një boksier nga Gjermania, i cili kishte një shkollë të sporteve luftarake në Winterthur afër Zürichut, shkoi në Siri dhe nuk u kthye kurrë.

Dy të rinj, motër e vëlla, po nga Winterthuri në dhjetor të vitit 2014 iu bashkuan xhihadistëve në Siri. Fatmirësisht pas një viti ata u kthyen në Zvicër. Në fillim të majit prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tyre për shkak të anëtarësimit në një organizatë kriminale si «Shteti Islamik».

Ditë më parë Radio Europa e Lirë njoftoi se dy të rinj shqiptarë erdhën nga Belgjika në Kosovë për të sulmuar ushtarët e KFOR-it. «I dyshuari mashkull i ka kërkuar të dyshuarës, më të cilën bashkëjeton, të përgatisin së bashku akte terroriste në territorin e Kosovës, që të bëjnë sulm vetëvrasës me materie eksplozive të vendosur në automjet kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe vende tjera të frekuentuara me qytetarë e duke planifikuar edhe furnizimin me armë të zjarrta dhe materieve eksplozive, me qëllim të kryerjes së aktit terrorist», thuhej në kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e paraburgumit. I dyshuari po ashtu kishte planifikuar sulme terroriste edhe në Belgjikë dhe në Francë.

Këtë javë autoritetet austriake njoftuan se një kosovare (me pasaportë të Austrisë) është arrestuar për shkak se është simpatizante e milicisë terroriste të quajtur «Shteti Islamik». Në telefonin e saj mobil është gjetur material propagandistik për «Shtetin Islamik».

Ajo po ashtu kishte qenë e interesuar të kryejë një sulm me helm në ato vende ku shiten apo përpunohen artikujt ushqimorë. Të gjitha këto raste do të duhej të ishin një arsye për alarm në të gjitha institucionet relevante sidomos të Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Turqia e trazuar pret zgjedhje të forta, Erdogan mund t’i humbasë të gjitha
Previous article Kjo s’është fjala e fundit për ju, Hilmi Nura, plaku i Shqipnisë!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k