• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ENVER ROBELLI/ Dy dele? Shumë më tepër dele!
Home
Blog

ENVER ROBELLI/ Dy dele? Shumë më tepër dele!

October 31st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Vizat për Antigua dhe Barbuda u hoqën, ministri doli në syret në Stamboll me një grushtaxhi primitiv rus, dy dele po vallëzojnë për treqind pare dhe në Drenicë po përkrahet «presidenti» i Çamërisë: Janë rreth 6 milionë shqiptarë në Ballkan, por për çdo ditë prodhojnë lajme sikur të ishin 600 milionë. Lajme absurde.

1.

Në Stamboll është hapur aeroporti i ri. Pas disa vitesh supozohet se ky aeroport do të shërbejë për kalimin dhe transitin e gati 200 milionë pasagjerëve në vit. Pasi ia kanë plotësuar qejfin sulltanit turk dhe i kanë kidnapuar e dorëzuar në Turqi disa shtetas turq që jetonin në Kosovë, në ceremoninë e hapjes së havalimanitturk u ftuan të marrin pjesë edhe disa bajraktarë nga Kosova. Dhe menjëherë erdhën lajmet e mëdha nga Stambolli. Presidenti serb tha se turqit e kishin hequr flamurin e Kosovës pas kërkesës së tij. Ndoshta kjo nuk është e vërtetë. Mund të jetë njëra nga rrenat e radhës të Vuçiqit, kryemjeshtrit të rrenave serbe. Pala kosovare nuk tha gjë për flamurin. Lajm (edhe në media) ishte se një ministër kosovar e ka takuar njëfarë Khabib Abdulmanapovich Nurmagomedov, një boksier primitiv rus, që hiqet edhe si mysliman dhe kësisoj gëzon përkrahjen e myslimanëve të devotshëm (lexo: trushpëlarë) të Kosovës, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës.

2.

Policia shqiptare ka vrarë një nacionalist grek, një provokator që kishte hapur zjarr kundër forcave të rendit. Kush hap zjarr ndaj policisë – ballafaqohet me policinë. Kështu është në Shqipëri, kështu është edhe në Austri, Zvicër apo San Marino dhe Liechtenstein. Kudo. Ky rast, megjithatë, nuk duhet të shfrytëzohet e keqpërdoret nga shqiptarët për dalldi kinse patriotike. Dhe dalldi patriotike është kur një turmë shfaqet në rrugët e një qyteze në Drenicë në përkrahje të – dëgjoni e lexoni mirë! – «presidentit të Çamërisë». Dalldi patriotike është kur nëpër tunelet e mediave sociale jehojnë thirrjet raciste e urrejtëse ndaj grekëve. Disa sikur duan të imitojnë ca idiotë ultranacionalistë grekë që dalin rrugëve të Athinës dhe bëjnë thirrje për vrasjen e shqiptarëve.

3.

PDK ka bërë shumë krime kundër Kosovës. Një nga këto krime është edhe falja e Ministrisë së Jashtme një bande parapolitike të tyxharëve me dosje të trasha në shumë anë të globit. Kjo bandë po ndërton rrjetin e «konsujve të nderit», të cilët nuk i shërbejnë Kosovës, por interesave të klaneve parashtetërore për biznese potencialisht të pista dhe me gjasë për shpëlarje parash. Në Zvicër Ministria e Jashtme e Kosovës tashmë është shfaqur krejtësisht joserioze: propozon një anonimus për konsull nderi, pastaj e tërheq propozimin. Kur degradimi arrin këtë nivel, përse atëherë befasohen njerëzit që një grua që në pushtet e ka sjellë «popllava politike» tallet me krejt Kosovën duke dalë në mbledhje të qeverisë me sihariqin antisihariq: urra, gëzohuni kosovarë trutharë se Antigua dhe Barbuda ka hequr vizat Jo, jo, pritni, vizat janë hequr vetëm për kosovarë me pasaporta diplomatike, pra për disa dhjetëra apo qindra vetë, fundja të tjerëve ky liberalizim vizash as që ju duhet. Si të shkojë në Antigua dhe Barbuda një kosovar që punon në ndërtimtari dhe rroga e tij minimale është – 130 euro! Ndoshta ata që përhapin këso lajmesh për heqje vizash ndiejnë ndonjë kënaqësi sadiste që po tallen me një milet. Zor se gjendet popull tjetër në planet që do të lejonte një tallje të tillë. Çfarë zezone duhet ta ketë pllakosur këtë vend kur me të tallet Rejhan Vuniqi?

4.

Dy dele, treqind a pesëqind pare, një dreq e di. Sidoqoftë, sot në mediat sociale u zhvillua një debat i zjarrtë mbi një libër të lëndës së muzikës për shkollën fillore. Në këtë libër thuhet se gjendet edhe një këngë çobanësh e dasmash për treqind pare e me dele, një këngë pa ndonjë vlerë, ku zakonisht përmes vargjeve të saj ushtrohet shantazh gjoja simpatik ndaj një mysafiri apo nikoqiri të dasmës për të hedhur ndonjë para në ajër apo mbi daullen e daullexhiut.

5.

Këso lajmesh prodhojnë pushtetarët e poshtërsisë. Është krim e poshtërsi të lejosh që kjo strukturë të merret me punët e shtetit. Kush ndihmon në sundimin e tyre, i bën dëm të madh vendit. Në aspektin social dhe shoqëror çdo përkrahës i kësaj kamarille është moralisht i kalbur. Kundër këtyre politikanëve që prodhojnë këso lajmesh çdo qytetar i ndërgjegjshëm duhet të jetë aq refuzues, përbuzës dhe jomiqësor sa e lejon ligji. Kundër njerëzve të këqij që bëjnë dëme të mëdha përgjigjja e vetme është: grushti i protestës civile! Sepse këta duan të hiqen si atdhetarë, por në fakt janë plaçkitës. Këta predikojnë të mirën, por kryejnë mizori të papara. Këta sillen si moralistë, por njerëzit e këtij vendi i kanë futur në baltë deri në fyt. Me cinizëm, popullizëm (200 mijë vende pune! Rroga – 1000 euro! Vizat do të hiqen brenda 15 muajve) dhe mbi të gjitha me primitivizëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR NAZARKO/ “Pse Kaçifas nuk duhet parë si hero i helenizmit grek, veprimi i tij ishte pasojë e …”
Previous article ANALIZA/ A jemi të vetëm në univers?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k