• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
ENVER METALLA/ Si po e dhunon sërish PD-ja, Xhesila Malokun
Home
Blog

ENVER METALLA/ Si po e dhunon sërish PD-ja, Xhesila Malokun

October 1st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Rasti i Xhesila Malokut nga Nikla e Fushë Krujës ka marrë vëmendjen e të githëve dhe sensibilizimin e plotë nga opinioni publik  dhe nga institucionet e vendt. Historia e saj tanimë është në dorë të organeve të drejtësisë dhe do të jenë ato që do të thonë fjalën e fundit.

Për fatin e keq të Malokut, ngjarja e saj dhimbshme u bë publike në mënyrën më të keqe të  mundshme, ku bashkë me dhimbjen për rastin e saj, u ngatërrua edhe historia e një ish-oficeri, e cila  ka shumë dritëhije që e bëjnë atë të pabesueshme. Ai duke e dorëzuar veten si mish për top te politika dhe duke braktisur detyrën  e dëmtoi edhe më shumë Xhesilën. Sepse mënyra më e gabuar e të bërit publik një rast të tillë (që nuk zgjidh asgjë, përkundrazi e dhunon sërish viktimën) është ta politizosh atë.

Siç dihet, ajo histori u bë publike nga politika sepse bashkoheshin dy interesa. Nga njëra anë ish-oficeri mund të merrte azil politik siç kishte bërë edhe Dritan Zagani më parë, ndërsa nga ana tjetër ishte interesi politik  i Partisë Demokratike e cila mesa duket i ka varur shpresat të produksionet hollivudiane me inskenime. Dhe të dyja palët ja arritën qëllimit. Ish-oficeri Nuhu mori azil politik ndërsa opozita gjeti një histori të ndjeshme e cila duke u politizuar do të mund të merrte vëmendje dhe PD do të mund të korrte kapital politik. Duke luajtur me sensibilzimin me Malokun, PD ndërthuri edhe baltën politike duke e çuar vëmendjen te politika dhe jo të viktima. Sepse Maloku për PD ishte thjeshtë një mjet për të arritur qëllimin dhe të paktën zhurmën që kërkoi PD e bëri, por nuk mbaron me kaq.

Si për ironi, sot po Partia Demokratike ka bërë thirrje për protestë përpara kryeministrisë, në mbrojtje të Malokut. Sikur të ishte vetëm kaq dhe të mos ishte po PD që luajti me dhimbjen e Malokut që të krijonte kauzë politike, do të ishte gjithçka në rregull. Por në kushtet që PD e përdori Malokun dhe inskenimin e ish-oficerit Nuhu për të bërë luftën politike të radhës, protesta e sotme është ridhunim i Xhesilës. Dhe PD-së nuk i dridhet syri ta bëjë atë pasi e ka vrarë njëherë duke e bërë pjesë të politikës së saj.

Partia Demokratike e përdori dhimbjen e viktimës për politikë, ku nuk u shqetesua për atë që mund t’i ketë ndodhur Xhesilës, por i’u vërsul kundërshtarit duke tentuar ta lidhë rastin me politikën. E thënë këtë, Partia Demorkatike është e fundit që ka moral të dalë të protestojë për rastin në fjalë. Sepse, është aq cinike si lëvizje dhe aq hipokrike si thirrje  saqë vetëm e dhunon për të dytën herë viktimën Maloku.

Të protestosh për mbrojtjen e një gruaje nga dhuna është gjëja më normale që duhet të bëjë një shoqëri e civilizuar, ama të thirrë protestë kundër dhunës ajo parti që e përdori historinë për luftën e saj politike dhe jo për mbrojten e viktimës, është tallëse për secilin prej nesh dhe ridhunim për viktimën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Xhisiela dhe mosndëshkimi i opozitës së papërgjegjshme
Previous article ENVER ROBELLI/ Maqedonia dështoi vetë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k