• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ENVER METALLA/ Shkëlqimi dhe rënia e vetingut të Lulzim Bashës
Home
Blog

ENVER METALLA/ Shkëlqimi dhe rënia e vetingut të Lulzim Bashës

September 7th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Enver Metalla/

Kur Kryetari i Partise Demokratike deklaroi nga Elbasani se ne siten e vetingut propozonte te kalonin edhe politikanet, te shumte ishin ata qe e konsideruan kete levizje te Bashes si nje sfide te forte karshi mazhorances. Por kjo sfide u zbeh ne me pak se 24 ore.

Si fillim ra ne sy heshtja e plote e Sali Berishes dhe Monika Kryemadhit, te cilet edhe pse njerezit me prane kreut te opozites, nuk thane asnje fjale per vetingun ne politike, qe mund te kishte qene nisma me e forte e ndermarre ndonjehere.

Ne heshtje e kaloi kete ceshtje edhe Presidenti Ilir Meta, per te cilin fjala “veting” eshte njesoj si fjala litar ne shtepine e te varurit.
Nuk kaluan vetem pak minuta nga fjalimi i Kryeministrit ne Asamblene e Partise Socialiste, kur deklaroi se jo vetem ai vete, por edhe familja e tij, duke perfshire bashkeshorten, femijet, vellane, kunatin, vjerrin, vjerren dhe baxhanakun ishin te gatshem te kontrolloheshin per pasurine qe zoterojne, dhe Lulzim Basha menjehere beri hapin e pare prapa.

Ne draft propozimin e Partise Demokratike per tu votuar ne Parlament, flitet shume per kontrollin e lidhjeve te politikaneve me krimin, por jo per vetingun. Kur vinte puna tek pasuria dhe te ardhurat e politikaneve, Lulzim Basha ishte siguruar qe ne draftin e tij te mos kishte asnje reference per te qene, por thjesht nje gjysem fjalie sa per te lare gojen, qe nuk perfshin asnje familjar politikanesh dhe qe ne te vertete sot ezaurohet nga deklarimi ne ILDKPI.

Kur shqiptaret flasin sot per vetingun, ata kane parasysh gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar, te cilet dolen “lakuriq” ne syte e eksperteve shqiptare e te huaj e ne masen 80% u detyruan te largohen nga sistemi i drejtesise pasi nuk justifikonin dot te ardhurat dhe pasurine e tyre te majme.

Ndersa per Lulzim Bashen, vetingu na paskerkesh qene vetem nje fjale populiste, qe ne fakt nuk parashikon kontrollin e imet te pasurise dhe te ardhurave jo vetem te politikaneve, por edhe familjareve te tyre.

Dhe ky bllof i Lulzim Bashes me fjalen veting, qe ne fakt na doli vetem nje ligj bis i dekriminalizimit, u perforcuar edhe nga interviste e Oerd Bylykbashit ne oret e pasdites, kur deputeti i PD dhe njeriu i afert i Berishes u sigurua te perseriste serish e serish se “vetingu” i PD kishte vetem nje qellim: zbulimin e lidhjeve te politikaneve me krimin.

Pra per Lulzim Bashen dhe opoziten, VETINGU nuk ka lidhje me pasurine, as me te ardhurat. Per Lulzim Bashen dhe opoziten, familjaret e politikaneve nuk duhet te kalojne ne siten e vetingut. Dhe a e dini perse?
Si do te justifikonte Aurela pasurine e saj ne Shqiperi dhe Hollande? Po vellai dhe babai i Aureles, njeheraz kunati dhe vjehrri i Lulzimit, si do e kalonin siten e vetingut? Per te mos folur me pas per Argiten dhe Shkelzenin, apo Ilirin dhe Moniken, te cilet vetem sa e degjojne fjalen veting dhe u rrenqethet mishi.
Lulzim Basha dje luajti nje bllof. Qe zgjati shume pak. U desh vetem nje fjalim i Edi Rames per t’i kujtuar Lulit, Doktorit dhe Ilirit (te gjithe te angazhuar intensivisht kunder reformes ne drejtesi) se nje veting i vertete perfshin doemos kalimin ne site te pasurise dhe te ardhurave jo vetem te politikaneve, por edhe familjareve te tyre, dhe Lulzim Basha u detyrua te terhiqte mbrapsht cfare kishte thene nje dite me pare.

Nese Vetingu i Edi Rames nxorri jashte loje 80% te gjyqtareve dhe prokuroreve, “vetingu” i Lulzim Bashes ia doli vetem qe per 24 ore te fuste ne panik Saliun, Argiten, Shkelzenin, Aurelen, Ilirin dhe Moniken./java

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERJON BRAÇE/ Basha, një gënjeshtar patologjik dhe palaço që s’kërkon Vetting por amnisti për vete e të afërmit
Previous article MERO BAZE/ Thellohu Lulzim, thellohu!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k