NGA Enver Metalla/
Dita e sotme më bëri të mendoja edhe njëherë mbi pisllëkun që mbjell politika e cila shkatërron miqësi të vjetra për pak përfitim të momentit. Linte një shije e shëmtuar të lexoje sot historinë e një përgjimi që një mik i kishte bërë mikut në një kafene. Një gjyqtar i kishte bërë një përgjim mikut të tij për ta çuar më pas në furrën e propagandës së Partisë Demkratike që kryetari i kësaj të fundit të kishte me çfarë të tregonte se ishte kthyer nga pushimet.
Ledi Bianku, gjyqtar në Gjykatën e Strasburgut, ishte personi që ishte ulur në një kafe pranë gjykatës, me mikun e tij Denar Bibën. Ishte vetëm ai dhe Denari, ose e thënë ndryshe, ishte ai dhe ‘viktima’ e tij politike të cilin e uli si mik në kafe dhe u ngrit me përgjim në dorë për ta dërguar të partia që të bënte pjesën e saj në telenovelën e radhës, si vazhdim i “BABALES”.
Ledi, kunati i deputetit të PD-së, Genc Pollo, i dha sot Bashës një top ta gjuante në portën e Ramës edhe pse, ishte një top me një trajektore që kurrësesi nuk shkonte në portë. Kjo jo për faj të përgjuesit Bianku, por për shkak të një tradite dështimi nga ana e Bashës sa herë tentonte të gjuante me top të montuar. Kunati i Pollos e bëri më së miri punën e tij. Ai përgjoi mikun e tij duke e prerë në besë dhe coi përgjimin në makinerinë e montazhit në SHQUP. Fakti që këta të fundit mund të kenë çeduar në montazh, nuk është faj i atj që përgjoi.
Thënë këtë, lajmi nuk ishte përgjimi-montazhi-botimi i një bisede që pretendohet se është marrë copa copa e nxjerrë nga konteksti. Lajmi në gjithë këtë mesele është pafytyrësia e një gjyqtari, i cili për t’i shërbyer politkisht kunatit, përgjon një mik. Nuk po i hy fabulës së besës së shqiptarit apo prerjes në besë e mikut në tavolinë, sepse ai që e ka bërë atë gjest, do të qeshte teksa do e lexonte. Por, është kulmi kur mendon se me çfarë profesionistësh kemi të bëjmë, kur shohim se sa të verbër i ka bërë politika.
Denar Biba ishte sot viktimë e një “miku” që në fakt është pasqyra më e mirë e opozitës në Shqipëri. Ledi, kunati i Gencit të Bashës, sot u tregua i paskupullt duke përgjuar një mik që pastaj ta bënte çorbë për qentë e politkës. E kjo që ka bërë Ledi sot, është në fakt veçse filozofia e PD-së, e cila as se rruan e as se qeth për hallet e qytetarit, por rri e mendon si të krijojë ndonjë skenar për të thënë që Edi Rama është burrë i keq.
Partia Demokratike dhe gjyqtari që përgjoi mikun e tij në kafe për ta bërë ushqim politk, janë si dy pika ujë. Janë të pisët, të pabesë, meskinë, të pamoralshëm sigurisht e jo më pak të pashpresë.
Ndaj, e gjitha çfarë ndodhi sot me publikimin e një përgjimi të montuar nuk ishte lajm. Lajm ishte Ledi, kunati i Pollos, i cili shiti fytyrën e tij, mikun e tij, veten e tij, për t’i shërbyer Lulzim Bashës. Ledi, gjyqtar në Strasburg, tregoi sot se nuk është as sa Babalja, pasi ky i fundit të paktën e bëri sajesën për ca para pa prerë në besë ndonjë mik.
Leave a Reply