• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ENTELA RESULI/ Ndërtime, shkatërrime, njerëz që zihen, rrihen, me hunj e gurë: Kjo është Shqipëria jonë
Home
Blog

ENTELA RESULI/ Ndërtime, shkatërrime, njerëz që zihen, rrihen, me hunj e gurë: Kjo është Shqipëria jonë

November 23rd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Shqipëria, 28 mijë kilometra katrorë. Një dorë vend. Me më pak se tre milion banorë. Që kur kam filluar të kuptoj dhe ndjek lajmet, në vitet 2000 e deri më sot, mbaj mend vetëm: ndërtime, shkatërrime, njerëz që protestojnë, njerëz dhe policë që dhunohen, me hunj me gurë e çka u ka kapur dora.

Janë të njëjtat programe televizive ku shfaqen deputetë të opozitës që u dalin në krah qytetarëve në kauzën e tyre dhe kur këta të fundit vijnë në pushtet, nuk janë më në të njëjtën anë!

Kështu, në këto 20 e kusur vite, të njëjtat fytyra, me pak ndryshme, dalin në televizor dhe luajnë role të ndryshme, njëherë pro dhe njëherë kundër.

Dje, përball parlamentit, ajo që pamë të gjithë ishte një skenë dhune që përsëritet, herë pas herë në këtë vend. Politika i trajton njerëzit si mish për top. Këta të fundit, mesa duket, ose e kanë qejf këtë pozicion, ose nuk dinë të sillen në një moment kur kanë “hall”.

Njëra palë, në këtë rast “opozita e bashkuar ” i thotë protestuesve “dilni, mos u dorëzoni, bëhuni agresiv se Ai ka frikë dhe kur ka frikë tërhiqet” dhe pala tjetër që thotë se, ne po respektojmë ligjin dhe ata që kanë ndërtuar në paligjshmëri nuk mund të paguhen me taksat 99 për qind popullsisë.

Duket sikur kemi mbetur në vend, sikur koha është ndalur, pavarësisht se jemi në vitin… 2018.

Këta qytetarë gjatë këtyre viteve, me vetëdije kanë zaptuar tokë, kanë ndërtuar edhe pse e dinin që as nuk e kanë blerë truallin dhe as nuk e kanë të legalizuar ndërtesën në të cilën, siç thonë kanë derdhur djersën e shumë viteve mund’ e punë.

Nga ana tjetër, ata që kanë qeverisur gjatë këtyre viteve, e kanë mbyllur një sy përball paligjshmërisë, ndoshta për të marrë ca vota që mesa duket u kanë shijuar në një moment të caktuar kur kanë dashur të marrin pushtetin. Por kjo nuk i bënë ata më pak fajtor. Përkundrazi!

Po, ç’kusur ka ky popull që i duhet të durojë gjithë këtë dramë, me shumë akte që nuk di të ndalet. Ç’kusur ka ky popull që mesa duket ka mbetur pa alternativë qeverisëse. Kë të marrësh e kë të lësh në këtë Shqipërinë tonë!?

Në vend që të investohet, të hapen vende të reja pune, t’i jepet lehtësi biznesit, arsimit. Të promovohen dhe të ndihmohen ata duan të punojnë. Ata që kanë një ide dhe duan ta zbatojnë, por nuk kanë mundësi ekonomike.

Të nxiten të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri duke punuar dhe dhënë kontributin e tyre në këtë vend. Të ndihmohen familjet e reja që të ndërtojnë një strehë për të ardhmen.

Në vend që t’i hedhin sytë nga siguria ushqimore, të kontrollohet çfarë futet dhe çfarë prodhohet në Shqipëri se po vdesin njerëzit nga hormonet e injektuara gjithandej. Të marren masa për uljen e ndotjes, për prerjen e pyjeve… e nuk po rendis më tepër se lista është e gjatë…

Kur shikon këto skena dhune si ato të paradites së djeshme, apo edhe ato të programeve televizive në darkë, që nuk janë më pak stresuese, duket sikur ky vend është në të njëjtën gjendje ashtu si 20 vite më parë.

Ndoshta për disa nuk është kështu, por që është mbjell një gjendje pesimizmi gjithandej kjo është e dukshme.

Kaq të vështirë paskemi qenë!

Kaq e vështirë është që politika të bëj punën e vetë. T’i bëj sytë katër atje ku ndërtohet pa leje, dhe të ndalojë atë që shkel ligjin qysh në momentin kur vendos gurin e parë në themel në mënyrë që situatë të mos degradoj, njëherë në 5 vite.

Jemi një vend me terren gjeografik të admirueshëm, por që po na e shkatërrojnë të “pushtetshmit”, të cilët duket sikur nuk kanë prioritet zhvillimin e vendit, por pasurimin e familjeve të tyre. Po ne të tjerët? Apo ne…! Ju hëngrët dreqi, mendoni njëherë me larg se pragu i shtëpisë suaj, se nuk jeni të përjetshëm!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ Hapësira dhe koha ndër shqiptarë
Previous article FATOS TARIFA/ Një qasje emancipuese ndaj historisë (për letrën e kryeministrit)

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k