• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ENKEL DEMI/ Ta gjuajmë Muç Nanon me gurë, se e ka pak
Home
Blog

ENKEL DEMI/ Ta gjuajmë Muç Nanon me gurë, se e ka pak

January 17th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Enkel Demi

E mora Muçin në mëngjes në telefon dhe i thashë: “Se mos nis i sqaron…”. Atë mendje kishte.

Muç Nano ka vazhduar me projektin e tij “one man show” dhe kësaj here erdhi me një shfaqje, ku merret me tabutë e seksit, të cilat më së shumti i përkasin një brezi që është rritur në provincën e izolimit. Kjo gjeneratë ka nisur të flasë shkoqur për këto tabu, pasi ka bërë një luftë 25 vjeçare për të dalë mbi komplekset. Natyrisht, të shkosh në një sallë teatri e të dëgjosh 90 minuta Muçin që shpalos bindjet, kulturën, cinizmin, humorin, natyrën e tij zevzeke, nuk do të thotë që ti bie dakord me të, përkundrazi. Por, duhet të çmosh guximin që ai ka për të eksperimentuar në një lëmë, ku të tjerët të fshehtat dëshirojnë t’i mbyllin në një mijë sepete.

Prandaj, njerëz si Muç Nano duhen çmuar, sepse këtij vendi nuk do i bëjnë kurrë dëm, përveç se do e provokojnë të hyjë në debate, të çelet ndaj inferioritetit.

Kështu, të marrësh sot provokimin e tij me Maringlenin dhe ta kthesh në të vërtetë, kur kush e ka parë shfaqjen, e cila është dhënë edhe në televizion mos gaboj, e kupton rrenën. E pas kësaj gënjeshtre qëndrojnë gjithë ata që hedhin gurin e fshehin dorën, masturbatorët e mendimit, ata që po të ishte kohë tjetër me fjalime të nxehta do të dënonin në mbledhjen e Frontit Demokratik të rinjtë me basetat poshtë kockës së partisë.

Po pse e shpikën tani këtë gjë, kur shfaqja e Mustafait ka qysh në vjeshtën e shkuar që është bërë? Tani vetëm sa u rikthye në Teatrin Kombëtar Eksperimental. Natyrisht, janë qëndrimet e tij në publicistikë dhe televizion që bezdisin.

Unë personalisht nuk e pëlqej, por fare, fare faktin që nganjëherë ky njeri merr në mbrojtje kastën që është në pushtet. Madje, ka kohë që mendoj se njerëzit që i dalin në mbështetje klikës po i japin vetes përmasën e “kolaboracionistit”. Por, ky është mendim personal, me gjasë jo i duhur për plot të tjerë, por këtë qëndrim më duhet t’ia them Muçit në sy dhe jo vetëm atij. Pa dyshim që kjo dasi thelbësore me të nuk më josh që të nisë një koloni ndëshkimore ndaj këtij njeriu e ta çoj deri tek “pederastia”. Përdora këtë term, se kështu i thuhej në brezin e provincës së izoluar të asaj bote. Madje, jam i sigurtë që Mustafai nuk do e kishte aspak problem dhe po të ishte “homoseksual” si i thonë në provincën e sotme, sërish të izoluar.

Vendosja e Muç Nanos në tabelë qitje nuk është se ndodh për të parën herë, sepse ai e ka marrë parasysh rrezikun, teksa bën provokatorin. Ata që nuk kuptoj unë janë soji që e gjuan pas ferrës, thua se kanë dalë me gjujt’ për çifte dhe u shkoi huq dita, sepse panë allatet e Maringlenit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZAMIRA ÇAVO/ 10 arsyet pse Edi Ramën e rrëzon vetëm Partia Socialiste
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Rezervuari hipotetik i votave të djathta dhe PD-ja e Bashës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k