• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ENKEL DEMI/ Goni i pat’ hap negociatat me kohë e me vakt
Home
Blog

ENKEL DEMI/ Goni i pat’ hap negociatat me kohë e me vakt

June 30th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Goni ishte si të gjithë ne, moshatar, por që i zgjatën pak më shumë dertet e rritjes. E kam fjalën për aknet. Ishte i mbushur plot me ato gropëza të kuqe dhe të verdha në mollëza, faqet, ballë dhe hundë. Kishte sy të gjelbër dhe të zgjuar, por beteja e tij me aknet e kishte kthyer në një djalosh që i ngjante më së shumti lebrozëve të kohës së ungjillizimit, se sa ne të tjerëve më fatlumë.

Pa dyshim, ishim të gjithë të veshur keq, të ushqyer me racion, me këpucë që fusnin ujë dhe xhaketa të kthyera të prindërve që i shisnim si mall i “jashtëm”, meqë dikur qenë blerë tek valuta. Por, ne nuk kishim aq shumë akne. Dilte ndonjë tek-tuk, por një të shtrydhur në pasqyrë, një shenjëz e kuqe për do orë dhe kaq. Kurse Gonit i takonte të bënte beteja tre-katër herë në ditë dhe të vinte në fytyrë gjithfarë peces të nxehta a melheme që ia gatuante gjyshja me barishtet që mblidhte në qoshet e pallateve.

Gjithsesi, Goni e përballonte me stoicizëm këtë fatkeqësi, sepse ishte besimplotë që qe kalimtare dhe ditë më të mira paskëtaj do të vinin.

I vetmi hall i tij, ishte që nuk i afroheshin fare gocat, por fare ama. Në të shumtën e rasteve nuk e ftonin as nëpër mbrëmjet që bënim për ditëlindjen e ndokujt. Jo, se nuk e donin, por nëse vajzat e merrnin vesh që do vinte Goni në mbrëmje, ato fironin gjysmat, se jua shpifte. Po të iknin gjysmat, ngelje batall, pasi vinin vetëm ato që ishin të shëmtuara, me vetulla të trasha, me mustaqe, dy pëllëmbë mbi tokë ose me gjoksin si vezë të skuqme. Ndaj, më mirë me sakrifiku Gonin, se ato të mirat.

Goni e kuptonte, ulte kryet dhe priste çdo mbrëmje programin te dyshi i Sllavit, meqë ishte një rubrikë me emrin “Char”, ku ndonjëra nxirrte në pah gjinjtë si bën rëndom Rita Ora sot, para se të merrte Çelësin e Tiranës. Megjithatë, Goni ynë nuk e lëshonte veten dhe i qe futur punës që ta mbante lart shpirtin e shijimit të vetmisë. Ai shpiku një sport të ri, të cilin zemërbardhë si qe, na e këshilloi dhe ne të tjerëve.

Goni qëmtonte me kujdes vajzat e bukura në shkollë, fqinjësi, lagje, farefisni, televizor, ku t’i jepej rasti. I përpinte me sy, vinte në lëvizje atë mendje pjellore që kishte nën kaçurrelat e verdhë dhe për secilën sajonte një skenë, një pasion, një lojëz, një përpjekje shtrati. Pastaj rendte në banjo, mbyllej nga brenda me kyç. Kur dilte shpallte: “Iku ene kjo!”.

Kështu, lista e Gonit u bë me gjatë se e Don Zhuanit, Kazanovës dhe çdo gruari tjetër që ne nuk ia kishim mësuar ende emrin.

Ja, sak si lista e Gonit më ngjan sulltani ynë, kur thotë: “U hapën negociatat!”…, ose më mirë: “Iku ene kjo!”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSTAFA NANO/ Fatos Nano mes abuzimeve, festave, alkolit, qokave dhe bixhozit
Previous article ANRI BALA/ “Marrakut” të ulur këmbëkryq në sofrën e opozitës, i duhet treguar vendi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k