• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ENIO CIVICI/ Ëndrra e Ballkanit të së ardhmes
Home
Blog

ENIO CIVICI/ Ëndrra e Ballkanit të së ardhmes

January 25th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Veprimet e përbashkëta dhe përpjekjet kohezive kanë arritur të formësojnë ndjeshëm zhvillimin e Ballkanit Perëndimor në 10 vjetët e fundit. Ndërkohë që mbajnë, tashmë, me krenari statusin e vendeve në zhvillim, shtetet e kësaj pjese të planetit kanë regjistruar ndryshime të ndjeshme në besueshmëri financiare, qeverisje proaktive dhe përfshirje më të lartë sociale. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë shtete, të cilat po mundohen të fuqizojnë bashkëpunimin ndërkufitar duke u përqendruar në objektiva, si ndërtimi i segmenteve të mëdha infrastrukturore, zvogëlimi i barrierave jo tarifore, fuqizimi i iniciativave sipërmarrëse, investimi në përmirësimin industrial, parashikimi i “shpërthimeve” teknologjike, progresi në aktivizimin individual financiar apo adoptimi i reformave të përbashkëta edukuese.

Pas shumë iniciativave dhe institucioneve europiane, pas marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet vendeve të Europës Juglindore (CEFTA), pas procesit të Stabilizim Asociimit, bashkëpunimeve mbi politikat publike me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, pas disa marrëveshjeve rajonale dhe kontinentale, pas shumë dialogëve të nivelit të lartë mbi prioritete të rëndësishme, pas hapjes së negociatave apo pritjes së nisjes së tyre, tashmë, vendet e Ballkanit përballen me pasqyrën e perspektivës pasi u duhet të vërtetojnë atë potencial për të cilin kanë premtuar në jo pak kancelari europiane.

Ballkani përherë ka gëzuar vëmendjen e iniciativave globale të Shteteve të Bashkuara Amerikës dhe gjithashtu është pjesë integrale e misioneve perëndimore për të siguruar përparim ekonomik dhe bashkëjetesë paqësore shoqërore. Për më tepër, në dekadën e fundit, kjo pjesë e hartës botërore është vënë në “shënjestër” nga iniciativa kineze ekspansioniste “One Belt One Road” duke u kthyer modestisht në një pikë fokale gjeoekonomike të interesave kapitale të planetit.

Duke konsideruar rritjen e vazhdueshme ekonomike, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vërtetuar në vitet e fundit angazhimin për të zgjidhur konfliktet historike, ulur barrierat financiare si dhe për t’u hapur ndaj ideve dhe institucioneve të një realiteti që ndryshon shumë shpejt. Në këtë këndvështrim, përfshirja e Ballkanit në agjendat globale të së ardhmes do të thotë krijim i tokës fertile për fuqizimin e një tregu prej 20 milionë banorësh.

Nën ombrellën e parimeve të zhvillimit të Europës, Ballkani i së ardhmes ka për detyrë të udhëhiqet nga politikat publike dhe shembujt e një shoqërie të angazhuar për zhvillim. Asnjë qëllim tjetër nuk mund të na largojë nga cenet e historisë. Nëse vendet dhe ekonomitë tona nuk hapen dhe kthehen në synime interesante për kapitalin financiar, ato do të vazhdojnë të përballen me shtrembërimet e njohura të gadishullit. Ballkani i së ardhmes duhet të jetë një hapësirë gjeografike e botës, e cila në luftën për të mos vuajtur më nga koha e humbur, do të afrojë praktikat dhe gjendjen mendore e fituesit, jo vetëm në drejtim politik dhe shoqëror, por mbi të gjitha në aspektin financiar.

Nëse ka një ilaç për pjesën fundore të gadishullit ballkanik, ai është ekonomik dhe asgjë tjetër. Nëse ka valë të përbashkëta mendimi dhe interesash ndërmjet gjashtë shteteve tona, ato janë vetëm ekonomike. Nëse ka pengesa ndaj kakofonisë dhe vrazhdësisë së interesave politike, ato janë thellësisht sipërmarrëse dhe monetare. Ballkani i së ardhmes duhet të jetë më i mirë se Europa e sotme.

Funksionimi me dy shpejtësi i një kontinenti të vjetër duhet të jetë frymëzim për ekonomitë tona. Ballkani i së ardhmes duhet të mundësojë krijimin e tregut të përbashkët të mallrave. Por kjo është vetëm një nga shtyllat që do ta kthejnë rajonin në një hapësirë të zhvilluar. Dy shtyllat e tjera përfshijnë lëvizjen e lirë të punës dhe profesionistëve si dhe mbi të gjitha lëvizjen e lirë të kapitalit. Pa këto pakte rajonale nuk do të mund të asnjëherë të dalim nga humnera e vetëshkatërrimit.

Objektivi i përbashkët, në fakt, është dhe objektivi i vetëm. Sa më shpejt të fillojmë të mendojmë rajonalisht, aq më shumë globalist do të ndihemi. Pavarësisht nëse jeni antiglobalistë, alterglobalistë apo i dashuruar me globalizimin, në asnjë rast nuk mund të pretendojmë që mos të jemi pjesë e mendimit dhe veprimit të planetit. Ballkani i së ardhmes është ëndrra e përjetshme e një rajoni të fragmentarizuar, i cili nga bashkimi ekonomik, ndoshta mund të përjetojë dhe bashkimin shoqëror.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PIRO AHMETAJ/ Strategjia Trump: “Amerika e para, rikthim te një Amerikë edhe më e fuqishme!”
Previous article BRIZIDA GJIKONDI/ Kur një shtet harron themeleuesin e tij, Ismail Qemal Vlorën

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k