• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ENI FERULI/ Kur anonimët lypin pushtetin e Zotit
Home
Blog

ENI FERULI/ Kur anonimët lypin pushtetin e Zotit

March 20th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Eni Feruli*

Eshtë ëndërr e vjetër njerëzore, është e hershme sa vetë njerëzimi dëshira për të qenë Zot. Për të pasur mundësitë e Zotit për të shpërblyer dhe për të ndëshkuar. Më saktë, më shumë për të ndëshkuar sesa për të afruar dhuratë, mirësi apo dhe falje. Sepse duket se hakmarrja ka lindur bashkë me njeriun. Sepse shpagimi është shumë më shumë instikt i lindur sa është e mira e moralit një dhunti e kultivuar.

E parë me këtë sy, shoqëria shqiptare vazhdon të jetë shumë e dhunshme. Eshtë kaotike në lëvizjen e saj, është e paparashikueshme në reagime, gjykime dhe vlerësime. Fatkeqësisht po zbresim në një dishezë të frikshme të moralitetit ose ndoshta kemi qenë vërtet poshtë dhe nuk e kemi ditur më parë.

Një vrasje e rëndë tronditi Tiranën të hënën në mbrëmje. Një histori e frikshme që ngjan si e dalë nga filmat, arriti në epilogun e saj me atentatin ndaj një të riu të përfshirë në dy vrasje të mëparshme, babai i tij në një rast dhe një 50 vjeçar tërësisht i pafajshëm herën e dytë. Në të dy rastet i riu kishte dalë i pafajshëm dhe në vend të tij u gjykuan dajal dhe vjehrri i tij. Jeta luksoze e të riut dhe disa dalje në media për të folur pikërisht për atë stil të bujshëm jetese të tij, u bënë shkas që ai të përmendej pafund në mediat kryesore të vendit, në gazeta dhe në morinë e pafundme të portaleve. Dhe bashkë me këto publikime ku nuk u kursye asgjë, nga lotët e nënës dhe të së fejuarës e deri tek rikujtimi i çdo detaji të dy vrasjeve të mëparshme, vërshuan dhe komentet e pafundme mbi të dhe ndaj tij. Ndërkohë që trupi ishte ende i papërcjellë dhe i riu shënoi emrin në mbretërinë e Zotit për t’i përkitur Atij dhe për t’u gjykuar vetëm para Tij, shumica dërmuese e anonimëve të Tiranës tentuan t’i zenë vendin pikërisht Zotit. Duke u bërë gjykatës. Duke shpërndarë fajësi. Duke dhënë shpagime. Dhe duke gjykuar sikur ishin vërtet në vend të Tij.

Shumë nga këta komentues i vunë shpirtin fjalëve të errëta që shkruan duke u dëshmuar se janë në thelb veç një tufë frikacakësh që kanë blozë në shpirt dhe errësirrë në çdo skutë të zemrës. Duhet ta kishin bërë një gjë të tillë sa ishte gjallë. Mund ta bëjnë edhe më tej, por me një kusht. Të respektojnë ditën e zisë. Për të vdekurin thuhen vetëm fjalë të mira dhe ky është një ligj i pashkruar në Ballkan dhe në gjithë botën e qytetëruar. Më pas për të duhet të flaës kujtesa. Në qoftë i keq, të dëshmohet si shembulli që nuk do ndjekur. Dhe nëse ka bërë keq, hesapet me të mbyllen dhe i vdekuri e ka llogarinë veç me Zotin.

Kush hodhi një gur mbi të riun e vrarë në atentat duhet të kishte pritur pak sat ë mos dëgjohej më klithma e Nënëzezës që mbeti jashtë varrit në varrin e shpresave të saj, kush bëri moral, duhet të kishte pritur sa të mos shihte së paku në publik lotët e Nënëndëshkuarës së tij. Kush kërkoi apo mori hakmarrje, le të respektojë çastin e fundit për hir të Nënëvdekjes së tij.

Kur gjëmon heshtja e mortit, edhe armiqtë duhet të heshtin! Në Tiranë nuk e bënë. Por dikush qesh me mortin dhe dikush tjetër e përqesh atë. Kujdes njerëz, se nëse bën keq, e keqja nuk vonon të gjejë!

*Psikologe Klinike

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUTFI DERVISHI/ Futbolli si leksion për krizën…
Previous article ARDIT RADA/ A po i hedh Ilir Meta dru “zjarrit” opozitar?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k