Sipas një vendimi të Parlamentit Grek për disa shtresa në nevojë me të ardhura të pakta të shoqërisë greke është shpërndarë si shpërblim teprica e buxhetit të shtetit, ose ndryshe të quajtur “dividenti social” (në greqisht “kinoniko merisma”) në një vlerë prej 720 milionë euro, e cila u shpërnda për rreth 3,4 milionë qytetarëve të cilët plotësonin disa kritere të përcaktuara nga Parlamenti.Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në masën prej 7% e përfituesve të dividentit social e përbëjnë 238.000 persona nga radhët e emigrantëve shqiptarë, 2% janë emigrantë nga 170 vende të tjera dhe 91% ishin shtetas grekë. Mirëpo, përfitimi nga ana e emigrantëve të këtij shpërblimi nuk është pritur mirë nga disa segmente të shoqërisë greke. Lidhur me këtë fakt disa media dhe subjekte politike në Greqi, kanë reaguar negativisht dhe japin alarmin se qeveria greke po abuzon duke e shpërndarë këtë shpërblim tek shqiptarët dhe emigrantët e tjerë.
Disa nga tituj e sotëm në mediat greke ishin: “Divident social për indianë, egjiptianë, shqiptarë dhe … gjermanë!”, “Zbulim: Edhe të huaj nga 172 vende përfituan dividentin social”, “Dividenti social: me origjinë jo greke 1 ndër 10 përfituesit”. Me shumë të drejtë kolegu ynë gazetar në Athinë Rober Goro në një reagim public jep opinionin e tij të argumentuar lidhur me këtë debat. Goro është shprehur: “Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi zenë vendin e parë mes komuniteteve të huaja si kontriubues në ekonominë, financat dhe jetën sociale të shoqërisë aktuale greke. Gjatë afro tri dekadave të prezencës së tyre dhjetra ekonomistë dhe studiues grekë kanë afirmuar dhe vlerësuar me shifra e fakte këtë rol parësor dhe të veçantë të emigrantëve shqiptarë në shtetin fqinj.
Emigrantët shqiptarë janë kontribues dhe kanë të drejtë të jenë edhe përfitues” Shumica dërrmuese e shqiptarëve, arsyeton kolegu Goro, ndodhen në Greqi bashkë me familjet e tyre. Kjo ka sjellë si rezultat që ata të jenë qeraxhinj dhe blerës të një numri të madh banesash, të cilat në të kundërt do të vazhdonin të mbeteshin bosh, duke u privuar një shifër goxha të madhe të ardhurash jo vetëm qytetarëve grekë, por dhe buxhetit të shtetit fqinj. Sipas një studimi janë rreth 350 mijë familje shqiptare në Greqi, që jetojnë me qera në banesa me pronar grekë dhe pagesat e tyre janë të konsiderueshme.
Nëse një mesatare qeraje shkon deri në 300 euro në muaj, llogatitet që qeraxhinjtë shqipatrë paguajnë brenda një muaji 105 milionë euro. Ndërkohë që për një vit shifra arrin në 1 miliard e 260 milionë euro. Kjo shifër vetëm për qeratë e banesave.
Në koston e jetesës së tyre përfshihen edhe shpenzime të tjera të jetesës dhe konsumit të përditshëm, energjia elektrike, ngrohja, ujin, transporti public, transporti me mjetet private, shkollat, kopshtet, ushqimi, pushimet, veshjet, etj. etj.
Një kosto tjetër shtesë për emigrantët në Greqi është edhe pagesa për sigurimet shoqërore (IKA), pagesa të cilat edhe pse janë të detyrueshme dhe ligjorë, askush nuk është i sigurt nëse një ditë këto pagesa do të konvertohen në dobi të tyre. Shqiptarët në Greqi janë taksapaguesit më të rregullt në këto 16 vjetët e fundit që ata janë legalë dhe zbatojnë ligjin grek për paisjen me lejet e qëndrimit. Sikurse të mos mjaftonin shpenzimet jetësore dhe taksat të paguara prej komunitetit shqiptar në Greqi, një “odise” më vetë janë pagesat e përvitshme për aplikimet për paisje me lejet e qëndrimit që në leksikun e emigrantëve emërtohen si “paravolo”. Natyrisht që migrantët me pagesat e taksave, detyrimeve dhe kontributeve për siguracionet, nuk kanë bërë gjë tjetër, vese kanë kryer obligimet dhe detyrimet ligjore si qytetarë të një shtetit që funksionon në bazë të ligjeve të caktuara. Shqiptarët në Greqi janë të parët mes të huajve si kontriubues, pse të mos jenë të parët edhe si përfitues? Në një shtet demokratik sikurse është Greqia, nuk ka vend për racizëm. kush kryen detyrimet ndaj taksave të shtetit, gëzon edhe të drejtat që burojnë prej tyre.
Një nga këto të drejta është pikërisht përfitimi i “dividentit social”. Sipas mediave greke, rreth 7 për qind të këtij shpërblimi që shteti grek e shpërndan në fund të vitit e kanë përfituar emigrantët e huaj. Pjesa e “luanit” në këtë shpërblim e përfituan emigrantët shqiptarë që janë komuniteti me numrin dhe kontributin më të madh ndër komunitetet e tjera të emigrantëve të huaj. Por, nuk kanë munguar edhe opinionet realiste, në përgjigje të zërave që e konsiderojnë këtë shpërblim si “hyrje në pjesë” të përfituesve greke prej emigrantëve shqipatrë dhe të huajve të tjerë. Vetë ministri i shtetit Kristoforos Bernardakis, në një status të publikuar në rrjetin social Facebook shkruan: “Dividentin social e morën dhe shtetas të huaj. Po, ishte e drejtë e tyre dhe kjo gjë u bë vepër”. Ndërsa eurodeputetit grek i SYRIZA-s, Dimitris Papadimoulis, nënpresident i Parlamentit Europian lidhur me këtë cështje deklaroi: “Shumë mirë që dividenti social u shpernda edhe tek ata qe jetojne ne Greqi. Logjika “divident social” me ngjan si logjoke raciste”
Leave a Reply