• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ENDRIT KULLAJ/ Në emër te vetingut duhet që Taulant Muka të tregojë listën e notave të shkollës së lartë
Home
Blog

ENDRIT KULLAJ/ Në emër te vetingut duhet që Taulant Muka të tregojë listën e notave të shkollës së lartë

December 15th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ne emer te vetingut dhe transparences, qe te pergenjeshtroje sa thuhet ne artikull, duhet qe Taulanti te tregoje listen e notave te shkolles se larte, gje per te cilen eshte shprehur i gatshem! Jo dmd kjo liste notash percakton potencialin tend dhe se çfare mund te behesh me vone, aq me shume nese te jepet mundesia te hysh ne nje ambjent kerkimor stimulues siç ai pati fatin! Por, nese siç thote artikulli dhe siç mund te provoje sistemi TIMS, Taulanti nuk ka qene ne Shqiperi kur ka marre 6 provimet e mbartura, atehere, ben mire te kerkoje azil ne Danimarke, se ka bere armiq shume te fuqishem me paragrafe plagjiature.

Duke qene se eshte shume i brishte per burgun, bursat, pagat dhe fondet e kerkimi qe ka marres pas diplomimit, t’i shlyeje duke punuar falas ne Afrike per zhdukjen e epidemive. Prandaj kemi nevoje per nje sistem arsimor cilesor, qe te kesh kompetenca profesionale te shumeanshme, veçanerisht te kerkuara ne vendet ne zhvillim! Pavaresisht kesaj, te realizosh 174 publikime per 5 vjet, e per me teper ne mjekesi, une e quaj plagjaturen me ekstreme. Gjithnje nese eshte e vertete ajo qe shkruhet ne artikull, atehere nuk kemi te bejme me “po mër po, jam shkencetar…edhe Shqiperia mund te kete shkencetar” por me disa aftesi tipike plagjaturiste, per te depertuar si larve poshte dyerve te laboratoreve te grupeve kerkimore me objektiva shume te ndryshme siç tregojne edhe titujt e artikujve.

Ne mjekesi eshte thuajse e pamundur per nje profesor ne fund te karrieres e jo me nje postdoktorant me 5 vite pervoje kerkimore. Fatkeqesisht, as ky shkencetar epidemiolog shqiptar nuk i ka shpetuar dot epidemise se kesaj forme plagjature sepse eshte kultivuar ne moshe te re ne kete mjedis te infektuar, siç rezulton nga artikulli. Fatmiresisht, Taulanti nuk eshte kardiokirurg, se nga frika se mos i ulej perqindja e operacioneve te suksesshme, do i linte te vdisnin pacientet me risk te larte.

Pasi virusi ka marre kontroll mbi organizmin, perjeton nje ngazellim te mbrapshte kur shikon çdo nate indekset e tua ne Scopus apo numeron çdo muaj artikujt dhe citimet. Kjo duhet te jete nje ndjesi e ngjashme me ate qe perjetojne pedagoget qe numerojne parate ne fund te sezonit te provimeve, apo kur kane marre leket nga doktoranti te cilit i kane dhene doktoraten e gatshme ne dore (çfare faji ka ky i shkreti t’i heqesh doktoraturen, ky eurot i pagoi te plota – me dhimbset Dhori, se me shume se nga Rama, ka frike nga çizmja e Mones)!.

Nese do ishte kaq i shqetesuar per sistemin arsimor, ne ato dy jave si zv/minister duhet te kishte hartuar draft-VKM per sistemin e vetingut apo te propozonte disa nderhyrje ne VKM per grada e tituj. Ne vend te kesaj, kerkonte dosje te veçanta pedagogesh apo doktorantesh dhe u merzit se, duke mos patur vule, duhet te kalonte keto kerkesa per individe dhe jo sistemin, nepermjet sekretarit te pergjithshem. Kjo sjellje dhe ajo çfare shkruan artikulli, kane nje korrelacion te forte, ndaj gjithnje e me shume, vertetohet edhe statistikisht hipoteza e gjuetise se shtrigave, qe me perkufizim, do te thote, te besh publike te dhenat e hetimit ne proces. Ai dhe te ngjashmit e tij, celula te vogla ne çdo fakultet, ne 8 Dhjetor, shfrytezuan mundesine per te infektuar nje trup te shendoshe rinor, gjoja se po e vaksinonin, midis tyre “virusin V9”.

Pra, edhe nje here perforcohet “domethenia statistikore” se qellimi nuk ishte permiresimi i sistemit por individeve te caktuar, futja e tij ne kolaps, sepse, ne vend t’i keshillonte studentet te mos flisnim per shifra GDP-je por per standarde cilesie, i shtyu ne rrugen Qorre, sa me vjen kur i shikoj neper studio dhe sheshe se si perpiqen te argumentojne 5%, nderkohe qe as ekspertiza financiare e Brexit, nuk mund ta thote efektin ne GDP te kerkesave te studenteve. Pra, kur studentet po perpiqeshin te artikulonin kerkesat e tyre te drejta, shkencetari epidemiolog qe ishte kthyer ne gjuetarin vetingolog, e kishte gati listen e tij, jo me 8 por 18 pika, ku pika 9 (“V9”) thoshte: >>>>Vendosja e kritereve të reja për rektorët, dekanët, drejtuesit e departamenteve dhe krerët e komisioneve që akordojnë tituj akademikë për të pasur dokumentacion të punës shkencore në revistat e indeksuara (SCI, SCIE, SSCI) dhe në bazë të kritereve ndërkombëtare. Për shembull, kandidatët për pozita të tilla mund të jenë akademikë, të cilët së paku kanë një publikim si autori i parë dhe i fundit në revista me një faktor impakti mbi një prag (varësisht nga fusha e kërkimit), ose një indeks H mbi 5-15 varësisht nga fusha e kërkimit<<<

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ A kanë studentët një kauzë të përbashkët?
Previous article BESJANA LUSHAJ/ Ju tregoj Taulant Mukën apo anatomia e një "akademiku" mashtrues

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k