• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ENDRIT KAJSIU/ Strategjia e paprinciptë e opozitës. Përdorimi i “studentëve” për një parti të re
Home
Blog

ENDRIT KAJSIU/ Strategjia e paprinciptë e opozitës. Përdorimi i “studentëve” për një parti të re

January 21st, 2019 F.autor Blog 0 comments

Për ditë me radhë, të rinj të identifikuar nga media si besnikë të forumeve rinore të partisë demokratike dhe lëvizjes socialiste për integrim ndërmorrën një aksion pengues për mijëra studentë që kërkonin të zhvillonin mësim, bllokimin e mjediseve universitare, herë me dhunë e herë me shfaqje banale si këngë e valle.

Ndërkohë që këto skena përsëriteshin, pikëpyetja e madhe ishte se përse të rinjtë kishin zgjedhur një strategji të tillë, bllokimin dhe ngujimin, në kurriz të studentëve ekselentë që prisnin të merrnin dije… ? A ishte kjo strategji e planifikuar dhe e diktuar nga drejtuesit e partive të tyre? Faktet tregojnë që po, dhe kjo përforcohet akoma më tej nga njoftimi i djeshëm, sipas të cilit studentët që bllokuan universitetet kanë vendosur të krijojnë një parti të re. E thënë shkurt, një parti e re, përmes të rinjve të partive të vjetra. E kjo nxjerr në pah përpjekjen e vazhdueshme të opozitës për të keqpërdorur të rinjtë e forumeve të saj, në dëm të studentëve që kërkojnë prej kohësh zhvillimin e mësimit.

Të rinjtë e Lulzimit dhe Monikës mund të jenë në të drejtën e tyre për të krijuar një parti për qëllime dhe interesa të kryetarëve të tyre, por ky synim bëhet i paprinciptë kur për ta realizuar atë, shkelet mbi të drejtat e studentëve normalë që ky grup i pengon të bëjnë mësim. Një strategji e ngritur në kurriz të interesave të të rinjve dhe studentëve të zakonshëm shqiptarë, të cilët presin të zhvillojnë mësimin për të cilin kanë paguar tarifat vjetore, identifikon për të disatën herë karakterin e opozitës shqiptare.

Një opozitë që qan dhe çirret në emër të të drejtave të shqiptarëve të zakonshëm, por që është gjithmonë gati të shkelë mbi fatet e tyre për interesa të ngushta personale që në këtë rast, kanë të bëjnë vetëm me pushtetin dhe jo me fatin e studentëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Pyetja 1 milionëshe për Lulzim Bashën
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Pyetja 1 milionëshe për Lulzim Bashën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k