• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Protesta, një fyerje për studentët e vërtetë
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ Protesta, një fyerje për studentët e vërtetë

December 5th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Endri Kajsiu/

Protesta e sotme e atyre që nuk duan të paguajnë për përsëritjen e provimeve kundërshtohet nga të gjithë precedentet ndërkombëtare, por mbi të gjitha, nga vetë logjika e thjeshtë.

Pikë së pari, ajo që duhet të kemi të qartë, në protestën e sotme ishte vetëm një pakicë studentësh, ata që u djeg një pagesë shtesë kur ngelin nëpër provime.

Shumica e studentëve, ata që me të vërtetë mësojnë, nuk u bashkuan me këtë protestë sepse kërkesat absurde të ngelësve, nëse do të pranoheshin, godasin qartazi meritokracinë dhe sjellin një deformim të qartë të tregut të punës.

Nuk është e drejtë, që si studentët që mësojnë dhe si ata që zvarrisin provimet, të trajtohen njësoj nga ana e shtetit.

Nuk është e drejtë as që shumica e studentëve që mësojnë, të paguajnë kostot shtesë të stafit pedagogjik dhe bazës material, që vendoset në përdorim të atyrë që përsërisin provimet apo vitet.

Për më tepër, një penalitet i tillë shmang në një masë të madhe deformimin e tregut dhe mungesën e meritokracisë në tregun e punës.

Në të shkuarën, ka pasur raste të shumta në të cilat studentë kanë zvarritur për vite të tëra vitet e tyre të shkollimit.

Në këtë mënyrë, ata i kanë zënë vendin nëpër shkolla studentëve që mund ta kishin merituar me të vërtetë të studionin në atë degë, ndërsa në përfundim të studimeve, në tregun e punës trajtoheshin në mënyrë të barabartë me kolegët e tyrë që kishin përfunduar studimet në kohë.

Për këtë arsye, vendosja e një pagese për përsëritësit, një standart i zakonshëm në universitetet europiane dhe ato anglo-saksone, sjell një rregullim të tregut dhe vendos një kriter meritokracie në arsimin e lartë.

Universiteti i Pensacolës në SHBA, ashtu si edhe shumë universitete të tjerë në këtë vend, aplikon penalitete ekstreme, që shkojnë deri në pagesën e plotë për një herë të dytë të vitit shkollor, nëse në një lëndë ngel për tre herë radhazi.

Ndërkohë, në Angli, universitetet aplikojnë një tarifë që varion nga 200-1 mijë paund për çdo provim të ngelur.

Përmes kësaj pagese, këto universitete mundësojnë pagesa më të ulta për totalin e studentëve, sepse arrijnë të mbulojnë një pjesë të financimit të tyre prej këtyre tarifave.

E njëjta situatë ndodh edhe në shumicën e vendeve europiane, madje edhe ato pak vende ku universitet janë falas, si Finlanda, Norvegjia dhe disa lande të Gjermanisë, aplikojnë gjithsesi një pagesë shtesë për ngelësit.

Dhe kjo në këto vende nuk vjen nga një nevojë financiare, por për një arsye të qartë: Ngelësit nuk mund të trajtohen njësoj si studentët e mirë, e kjo mbi të gjitha për një arsye të qartë morale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Studentët tani s’kanë nevojë për mbështetjen tuaj!
Previous article FLUTURA AÇKA/ Sa shumë Shqipëri kishte brenda teje!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k