• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Logjika qesharake e Muçit (Metës) për zhbërjen e reformës në drejtësi
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ Logjika qesharake e Muçit (Metës) për zhbërjen e reformës në drejtësi

November 21st, 2019 F.autor Blog 0 comments

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Besnik Muçi, që Presidenti Ilir Meta e dekretoi për në Gjykatën Kushtetuese.

“Besnik Muçi ka deklarim të pamjaftueshëm për apartamentin 57 m2 dhe kredive te marra tek te afërmit, babai, xhaxhai, vëllai dhe motra. Është në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë. Nuk deklaroi saktësisht edhe pasurinë tokë bujqësore në Pogradec. Provat e administruara konsiderohen se janë të mjaftueshme, prandaj Besnik Muçi nuk mund të gëzojë besimin e publikut për të qëndruar në detyrë.”, ishte argumenti i KPA për shkarkimin e Muçit, duke e nxjerrë përfundimisht nga sistemi si shumë të tjerë përpara tij, të cilët kishin fshehur pasurinë, kishin papastërti të figurës apo mungesë profesionalizmi, ose të gjitha bashkë.

Por, pas vendimit, Muçi i ka ‘habitur’ të gjithë kur është shprehur se nuk largohet nga Gjykata Kushtetuese dhe se nuk e njeh vendimin e Vettingut. Absurdi i qëndrimit të tij si njeri i ligjit mesa duket lidhet me luftën që Ilir Meta po bën me SHBA-BE kundër reformës në drejtësi, por nuk mbaron me kaq.

Sipas logjikës së Muçit, i bie që Shqipëria të ketë anëtar të Gjykatës Kushtetuese (më tej edhe të SPAK e BKH) njerëz që janë shkarkuar nga Vettingu për pasuri të fshehura, lidhje me kriminelë apo të paaftë profesionalisht, të cilët nuk duhet të njohin reformën në drejtësi duke vazhduar kështu të bëjnë atë që kanë bërë këto 30 vjet me drejtësinë.

Kjo në fakt është fiks ajo që Ilir Meta, Sali Berisha me kompani, duan. Bllokimi i reformës në drejtësi ose kapja e saj për t’i shpëtuar të shkuarës së tyre është beteja që po luhet nën rrogoz, duke shpallur armiq edhe SHBA-BE.  E në këtë betejë ‘te vjetrit’ e politikës që kanë bërë ç’kanë dashur me këtë vend, kanë  përfshirë edhe gjyqtarë e prokurorë që i kishin emëruar vetë dje dhe sot i përdorin për të shantazhuar dhe bllokuar reformimin e drejtësisë.

Logjika që çdokush që është shkarkuar nga Vettingu mund të vazhdojë detyrën në organet e drejtësisë është në fakt logjika e zhbërjes së reformës në drejtësi. Pavarsisht hallit që Ilir Meta ka me Gjykatën Kushtetuese e cila sapo të krijohet do të vendosë për fatin e tij, logjika e zhbërjes së reformës në drejtësi dukshëm është e papranueshme nga SHBA-BE dhe shqiptarët. Ndaj çdo lëvizje e Metës në këtë logjikë veçsa tregon hallin e tij të madh, por nuk duket se ka gjasa t’i japë atij rezultatet që kërkon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Meta po i përdor të gjithë, nga Berisha e Nishani, te Muçi dhe Xhaferllari
Previous article MERO BAZE/ Mbi shfaqjen e fantazmës së Sali Berishës në Presidencë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k