• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Kur opozita thotë me zërin e “emigrantëve”, atë që se tha dot me zërin e studentëve
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ Kur opozita thotë me zërin e “emigrantëve”, atë që se tha dot me zërin e studentëve

December 28th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Endri Kajsiu/ 

Është kthyer në qesharake situata politike në Tiranë, ku edhe në fund të vitit opozita nga mungesa e ideve apo nga këshillimi i keq siç ndodh rëndom (e siç e ka konfirmuar edhe lideri historik i PD, Sali Berisha pas zgjedhjeve të 2017-ës), ditën e sotme ka dalë në protestë nën emrin dhe ‘logon’ e emigrantëve.

Ajo që është qesharake në gjithë historinë e protestës së opozitës sot, ku cilido që ka parë të pranishmit në turmë e ka kuptuar se kush proteston, lidhet sërish më studentët dhe protestën e tyre.

Sot, ‘emigrantët’ që kishin dalë në prag feste për të protestuar, në fakt nuk kishin dalë në shesh për të protestuar vetëm kundër Edi Ramës, por edhe kundër studentëve. Protesta e sotme ishte si një konferencë shtypi e opozitës, ku brohoritej ‘’qeveri hajdute, Rama ik’’. E këtë e bënin pasi kryeministri Rama më herët në Asamblenë e PS-së tha ndër të tjera se studentët nuk kërkuan asnjëherë largimin e tij apo të qeverisë, por kishin vetëm shqetësimet e tyre të drejta.

Si për t’iu përgjigjur Ramës, por edhe si për t’iu thënë studentëve që nuk artikuluan asgjë kundër qeverisë, opozita sot ngriti një duzinë njerëzish nën flamurin e ‘emigrantëve’ dhe nxorri më në fund dufin e saj duke brohoritur “ Rama ik’’, duke e bërë edhe njëherë në fund të vitit të duket qesharake përballë qytetarëve.

Kjo mënyrë komunikimi që opozita ka zgjedhur, duke iu përgjigjur Ramës me protesta të inskenuara si jo të sajat  nga njëra anë dhe duke kërkuar ikjen e Ramës nën emrin ë ‘emigrantëve’ është më së paku qesharake për një opozitë. E cila tregon jo vetëm që nuk është serioze, por është edhe e paaftë për të patur një alternativë qeverisëse përveç përdorimit të të tjerëve, për të mundur kundërshtarin e saj.

Kjo strategji komunikimi ka treguar se jo vetëm që nuk ngjit në opinion publik, por përkundrazi, ka rritur mosbesimin ndaj opozitës e cila në çdo protestë ku ka hyrë, e ka vrarë atë, me përjashtim të asaj të armëve kimike dhe asaj të studentëve, që shpëtuan dhe u zgjidhën në favor të protestuesve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Reflektimi i Edi Ramës për misionin e tij
Previous article AFRIM KRASNIQI/ Shumica e qeverisë iku, show u garantua, mediat morën lajm e qytetarët ushqim për biseda kafenesh, por sfidat reale mbetën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k