• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Albini do të mbetet vetëm!
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ Albini do të mbetet vetëm!

October 18th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Dita e djeshme duket se shënon leksionin e parë për Albin Kurtin si Kryeministër i Kosovës. Sfida në politikë nuk është të fitosh zgjedhjet, por të dish të qeverisësh. Albini fitoi bindshëm tetë muaj më parë, por që nga ai moment nuk ka qeverisur asnjë ditë. Dhe dje erdhi shuplaka e parë.

Vetevendosja ka humbur ne tete muaj rreth 16% te votuesve te saj, ose thene ndryshe cdo muaj 2%. Eshte e paprecedente dhe jane te rralla rastet kur nje Kryeminister i zgjedhur rishtazi, ende pa konsumuar pushtet, te humbe 1/3 e votuesve te tij ne me pak se nje vit qeverisje. Arsyeja? Arroganca e pushtetit dhe mungesa e qeverisjes.

Albin Kurti pasi u zgjodh Kryeminister zgjodhi te mos i pervishej puneve ne Kosove, por te vinte ne Shqiperi e te bente fushate kunder Edi Rames. Duke vendosur kandidate ne Tirane, Gjirokaster e Lezhe dhe duke ardhur te votoje personalisht ne zgjedhjet e Shqiperise, Kryeministri i Kosoves nuk beri asgje tjeter perveç se tradhetoi votuesit e tij, por edhe idene se mes qeverive te Kosoves e Shqiperise nuk ka dasi, pavaresisht se cila force eshte ne pushtet.

Kur pllakosi pandemia dhe qeveria shqiptare ofroi te ndante vaksinat me vellezerit e Kosoves, Albini zgjodhi inatin mbi jeten, duke rrefuzuar oferten e Kryeministrit shqiptar e duke lene te vdese dhjetera njerez cdo dite ne spitalet e Kosoves. Dhe sikur kjo te mos mjaftonte, personin pergjegjes per deshtimin e pandemise e kandidoi per bashkine e kryeqytetit.

Albini zgjodhi rrugen e konfliktit me Serbine, duke injoruar keshillat dhe qendrimet e miqve nderkombetare te Kosoves. Vetem e vetem per te sulmuar idene e Ballkanit te Hapur, Albini vendosi te fuse trupat speciale ne Mitrovice, cka solli denimin e qeverise se Kosoves nga Uashingtoni dhe Brukseli.

Nese sot pyet ne Kosove se cilat jane arritjet e qeverise se Albin Kurtit, shumica pergjigjen asgje. Sondazhi i fundit i zhvilluar nga Instituti per Media tregoi se 78% e te intervistuarve nuk dinin te rendisnin asnje sukses te qeverise Kurti. Dhe ndaj, ky rezultat. Cdo muaj, 2% e votuesve te Albinit zhgenjehen e nuk votojne me per te dhe VV.

Por lajmi i mire per Albinin eshte se ai ende ka kohe. Edhe pak me shume se tre vjet te tjera deri ne zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme. Ka ende kohe per te punuar, por nuk ka me kohe per dilema. Albini eshte zgjedhur Kryeminister i Kosoves dhe duhet te qeverise vendin e tij. Ne te kundert, nese kalon edhe nje vit tjeter duke u marre me egon e tij personale dhe xhelozine ndaj Edi Rames, Albini do te mbetet vetem.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BATON HAXHIU/ Pse humbi Albin Kurti?
Previous article YLLI PATA/ Pakti i prishur Basha-Berisha që hapi luftën civile në PD

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k